Një punëtor i kompanisë ‘Eurokos Petrol’ në Shtime është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim pasi ka pësuar lëndime nga eksplodimi i një cisterne statike, raporton Gazeta Sinjali. Burime nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar në këtë qendër pasi fillimisht kishte marrë ndihmë mjekësore në Shtime, por për shkak të plagëve është transferuar. Viktima po dyshohet se u lëndua derisa po e mbushte cisternën me naftë, e cila më pas eksplodoi në punishten e një gurthyesi në fshatin Belinc. Si pasojë e lëndimeve, punëtori po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni për rastin. Me urdhër të ...
Komentet te Punëtori i ‘Eurokos Petrol’ në Shtime dërgohet në QKUK, i eksplodoi cisterna duke e mbushur me naftë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin 24-orësh të situatës me koronavirus në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë kësaj periudhe, nuk ka vdekur asnjë pacient, ndërkohë që janë infektuar 1 mijë e 197 qytetarë. Në njoftimin e MSH-së, bëhet e ditur se aktualisht janë 8 mijë e 4 raste aktive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria publikon raportin e rasteve të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka tronditur para pak ditësh opinionin publik, teksa u bë me dije për mediat se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi humbën jetën, pasi burri e hodhi gruan nga kati i gjashtë e më pas ra edhe vet. Hetuesit amerikanë po hetojnë nëse ka pasur ndonjë konflikt përpara se aktori shqiptar dhe gruaja e tij të vdisnin në lagjen Bronx të New York. Një burim ka treguar për “New York Post” se në apartamentin kishte shenja që tregonin se jeta e çiftit nuk ishte e gjitha harmoni, pasi ata nuk vendosën papritur të linin fëmijët e tyre dhe të hidheshin në mënyrë të papritur ...
Komentet te NY Post raporton se janë zbuluar shenja në banesën e aktorit shqiptar që hodhi gruan e më pas veten Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë që po mbahet sot, iu ka bërë thirrje serbëve që t’i konvertojnë targat e automjeteve në RKS. Teksa ka folur për pajisjen e qytetarëve serbë me targa, tha se dokumentet e hyrje-daljes se pengojnë lirinë e lëvizjes. “Përgjatë muajit korrik kemi vënë njoftime mbi vendimet tona për targa dhe sqarimet për procedurat. Edhe unë vet jam përfshirë në fushatën e informimit. Përballë fushatës sonë të informimit, u ngrit një fushatë e dezinformimit e cila nxiste frikë e destabilitet. Barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri të vendit. Konvertimi i targave i shërben rendit ...
Komentet te Kurti iu bën thirrje serbëve nga mbledhja e Qeverisë: Ndërroni targat, dokumenti për hyrje-dalje s’e pengon lirinë e lëvizjes Janë të Mbyllura
Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë ka rrëfyer në Polici një grua nga Vushtrria, e cila e denoncoi bashkëshortin për dhunën në familje që pretendon se e ka ushtruar që 24 vite martesë. Ajo ka deklaruar para hetuesve policorë se gjithë këto vite, ...
Komentet te Dhunë brutale e trajtim çnjerëzor: Gruaja nga Vushtrria raporton në Polici për keqtrajtimin nga burri që 24 vite martesë Janë të Mbyllura
Përgjegjësia për zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë u mbetet palëve, pra Kosovës dhe Serbisë, kanë thënë nga Brukseli. Sipas tyre, Bashkimi Evropian vetëm lehtëson dialogun, por nuk luan rolin e arbitrit. “Në cilësinë e lehtësuesit por edhe garantuesit të marrëveshjeve të dialogut, Bashkimi Evropian i ndjek nga afër aktivitete e të dyja palëve sa i përket zbatimit të udhërrëfyesit të energjisë”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i BE-së, raporton televizioni publik. “BE-ja po e lehtëson dialogun ndërmjet palëve. Nuk është arbitër. Përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjeve për Energjinë dhe Udhërrëfyesit i takon vet palëve”, tha Stano. Sipas tij, KOST, KEDS si dhe Elektrosever janë në komunikim të ...
Komentet te Vonesat në zbatimin e udhërrëfyesit për energjinë në Veri, kërkesa e BE-së për Kosovën dhe Serbinë Janë të Mbyllura
Emërime të bordeve, kërkesa ndaj presidentes Osmani, ky është rendi i ditës për mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës sot dot të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali. Në rend dite, kabineti qeveritar ka për t’i shqyrtuar 16 pika. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Emërime të bordeve, kërkesa ndaj presidentes Osmani, ky është rendi i ditës për mbledhjen e Qeverisë Janë të Mbyllura
Vetëm Kroacia dhe Serbia kanë çmime më të larta të apartamenteve të reja se Kosova ndër shtatë shtete në Ballkan. Sipas një grafikoni të “Radios Evropa e Lirë” bazuar në Agjencitë për Statistika, një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro. Vitin e kaluar, një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushtonte 1070 euro mesatarisht. Më së liri në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej katër për qind. Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro. Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht. ...
Komentet te Banesat më të shtrenjta në Ballkan, Kosova radhitet e treta Janë të Mbyllura
Plas sherri në një aheng në Gjakovë: Dasmorët kapen mes vete, njëri i godet me veturë disa familjarë
Të shtënat me armë e mosmarrëveshje mes familjarëve janë disa nga rastet që po ndodhin me të madhe kohën e fundit në ahengjet në Kosovë. Për një rast të tillë një person në Gjakovë ka përfunduar mbrëmë në ndalim policor, shkruan Gazeta Sinjali. Përleshja ndodhi në një restorant në rrugën “Sylejman Avdyli” dhe eskaloi në hapësirat jashtë tij. Burimet nga Prokuroria thonë se disa familjarë janë kapur mes vete për motive ende të panjohura. Mosmarrëveshja mes tyre bëri që njëri nga personat e përfshirë të vendos që të largohej nga ahengu. Por para se të ikte, Sinjali mëson se ai ka goditur me veturën e tij disa dasmorë, veprime këto ...
Komentet te Plas sherri në një aheng në Gjakovë: Dasmorët kapen mes vete, njëri i godet me veturë disa familjarë Janë të Mbyllura
Këngëtari, Butrint Imeri vazhdimisht po bëhet njëri nga artistët e estradës me numrin me të madh të fansave, e kjo gjë po bëhet e ditur çdo ditë me numrin e të pranishmeve në mbrëmjet e tij muzikore, raporton Gazeta Sinjali. Butrinti së fundmi, ka shkëlqyer me performancën e tij në klubin ‘Gate’ në Prishtinë. Përveç performancës së veçantë si çdoherë, artisti shumë i dashur për publikun iu bëri fansave të tij edhe një surprizë të bukur. Ai prezantoi njërën nga këngët e tij bashkë me publikun, derisa fansat brohoritnin nga entuziazmi duke e dëgjuar. Këngën ‘Anlasana’, Butrinti zgjodhi ta këndoi dhe u mirëprit shumë mirë nga fansat e tij në ...
Komentet te Butrint Imeri mahnit publikun me zërin e tij, këndon bashkë me fansat këngën “Anlasana” (Video) Janë të Mbyllura