Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

500 euro gjobë dhe 1 vit pa leje për shoferin që fluturoi me veturën e tij rrugëve të Mitrovicës

Lajme
Policia e Kosovës po vazhdon shtimin e kontrollit për të garantuar sigurinë në rrugë, raporton Gazeta Sinjali. E së fundi në radarin e Policisë ka rënë një shofer i cili u gjobit sot pasi ka vozitur me shpejtësi 106 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h. Ai është gjobitur me 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi për një vit. “Masat ndëshkimore të parapara me ligj, do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 500 euro gjobë dhe 1 vit pa leje për shoferin që fluturoi me veturën e tij rrugëve të Mitrovicës Janë të Mbyllura

Pjesë e “Big Brother VIP” në Kosovë? Ylli Limani jep përgjigjen epike

Lajme
Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother VIP Kosova” dhe të gjithë mezi po e presin. Deri më tani janë përfolur shumë emra të njohur, të cilët thuhen se do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme. Mes tyre është diskutuar dhe emri i këngëtarit shumë të dashur nga publiku, Ylli Limani. Mirëpo, ky i fundit i ka mohuar zërat duke u shprehur se nuk do bëhet pjesë e formatit. “Jo, sepse fitoj”, tha ai duke qeshur në një intervistë për ‘Klan Kosova’. Kujtojmë që këtë verë, Ylli ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor. Ai ka publikuar disa këngë, nga bashkëpunimi me Ledri Vulën te ai ...
Komentet te Pjesë e “Big Brother VIP” në Kosovë? Ylli Limani jep përgjigjen epike Janë të Mbyllura

780 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 2.279 testime, 780 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sot janë shëruar 1.562 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072. Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 7.221. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 780 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë Janë të Mbyllura

Kjo është 22-vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

Lajme
Sot në orët e para të mëngjesit është plagosur Princ Valentino Corleone. Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone tash e një kohë. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke e trajtuar si ‘Vrasje në Tentativë’. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një armë dhe 40 copë fishekë. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 ...
Komentet te Kjo është 22-vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones Janë të Mbyllura

Ish-komandanti i FSK-së: Ushtrisë i duhen disa vjet për ta mbrojtur sovranitetin, momentalisht s’ka kapacitete

Lajme
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati ka thënë se ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet për të ngritur kapacitetet dhe për ta përmbushur misionin që ka sipas ligjit, e që është edhe mbrojtja e sovranitetit. Ndonëse thotë se misioni i ushtrisë është i rregulluar edhe me Kushtetutë e janë në fuqi dy ligje ka ende punë për të bërë ngase ushtria ende është në fazë të tranzicionit. “Ne e dimë që në vitin 2018 janë miratuar dy ligjet. Ligji për Forcën e Sigurisë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Që nga atëherë ka filluar faza e tranzicionit. Ushtrisë së Kosovës i nevojiten edhe disa vjet ...
Komentet te Ish-komandanti i FSK-së: Ushtrisë i duhen disa vjet për ta mbrojtur sovranitetin, momentalisht s’ka kapacitete Janë të Mbyllura

Rrahu bashkëshorten e tij me ‘stupc’, burri nga Drenasi dërgohet në paraburgim për 6 muaj

Lajme
Një rast i dhunës në familje kishte ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Çikatovë e Re të Drenasit, ku një burrë sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 44-vjeçari i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij, duke e goditur me një shkop druri. Viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërkohë që rastin e kishte denoncuar edhe në Polici. I dyshuari u arrestua dhe me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë, ku gjatë kësaj kohe është parashtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata Themelore në ...
Komentet te Rrahu bashkëshorten e tij me ‘stupc’, burri nga Drenasi dërgohet në paraburgim për 6 muaj Janë të Mbyllura

Këta njerëz duhet t’i largoni përgjithmonë nga jeta juaj

Lifestyle
Edhe pse çdo person duhet të jetojë i lirë nga mendimet e njerëzve të tjerë, vendosja e kufizimeve mjedisore mund të ndikojnë ndjeshëm në energjinë tonë Edhe nëse keni paqe të brendshme, ka njerëz që mund t’ju shqetësojnë dhe ndikojnë negativisht në disponimin dhe cilësinë e jetës tuaj. Këta janë njerëz toksikë dhe në këtë grup njerëzish më së shpeshti bëjnë pjesë manipuluesit, narcisistët, njerëzit që përgojojnë, ankohen vazhdimisht, por ka edhe tri lloje njerëzish që duhet t’u kushtoni vëmendje: 1.Ziliqarët Zilia është një emocion që helmon jetën. Për njerëzit ziliqarë, bari është gjithmonë më i gjelbër diku tjetër. Edhe kur atyre u ndodh diçka e bukur, ata janë të ...
Komentet te Këta njerëz duhet t’i largoni përgjithmonë nga jeta juaj Janë të Mbyllura

Ulje e temperaturave e mundësi për reshje shiu – ky është moti ditët në vijim

Lajme
Ditët në vijim në vendin tonë pritet të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi për reshje shiu. Në fundjavë priten reshje më të dendura shiu, lokalisht mundësi për përmbytje, raporton Gazeta Sinjali. Sipas Prishtina Weather, temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në fundjavë. Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira. Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, do të jetë mesatar. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës. 11.08 – Kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell. Përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe shiu. 12.08 – Ngrohtë, kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me ...
Komentet te Ulje e temperaturave e mundësi për reshje shiu – ky është moti ditët në vijim Janë të Mbyllura

Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu brutalisht një vajzë të re te rruga ‘B’

Lajme
Gazeta Sinjali dje raportoi për një sulm fizik që ndodhi të martën mbrëma në parkingun e marketit ‘Viva Fresh’ te rruga ‘B’ në Prishtinë, ku viktimë ishte një vajzë 22-vjeçare. Ajo dyshohet se u rrah brutalisht nga një person, i cili më pas u arrestua. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari për sulmin ndaj vajzës së re është Refki Hajzeri, 34-vjeçar. Hajzeri nuk dihet se çfarë raporti ka me viktimën, e po ashtu mbetet ende i panjohur motivi që e shtyu ta sulmojë 22-vjeçaren. Hajzeri fillimisht u arratis, por pas një periudhe të shkurtër, ai është dorëzuar në Polici, ku ka dhënë deklaratë ...
Komentet te Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu brutalisht një vajzë të re te rruga ‘B’ Janë të Mbyllura

Deputeti i LDK-së: Qytetarët këtë dimër të egër s’kanë pse i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo sot i braktisi

Lajme
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e energjisë dhe çmimet e larta të lëndëve djegëse për ngrohje, që pritet të vështirësojnë jetën e qytetarëve gjatë dimrit, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se qytetarët nuk kanë pse të drejtojnë sytë kah Qeveria gjatë dimrit, sepse sipas tij, ajo sot i ka lënë të braktisur. “Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka ...
Komentet te Deputeti i LDK-së: Qytetarët këtë dimër të egër s’kanë pse i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo sot i braktisi Janë të Mbyllura