Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zhvillimet në veri, shefi i NATO-s javën e ardhshme takohet me kryeministrin Kurti

Lajme
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 17 gusht do të mbajë takime të ndara në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para rundit të ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit për media nga aleanca ushtarake e NATO-s, Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiqin dhe më pas me Kurtin. Pas çdo takimi të ndarë janë paraparë të mbahen edhe konferenca për media. Takimi në Bruksel me Stoltenbergun do të mbahet tri javë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, raporton REL. Serbët lokalë më 31 korrik ...
Komentet te Zhvillimet në veri, shefi i NATO-s javën e ardhshme takohet me kryeministrin Kurti Janë të Mbyllura

Vetura godet 14-vjeçaren me trotinet në Suharekë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’ në Suharekë, ku si pasojë është lënduar një vajzë e mitur, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur teksa 14-vjeçarja po lëvizte me trotinetin e saj, kur ishte goditur nga një veturë. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin nga pakujdesia është larguar nga vendi i ngjarjes. E mitura ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, mirëpo gjendja e saj shëndetësore është stabile. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetura godet 14-vjeçaren me trotinet në Suharekë, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes Janë të Mbyllura

Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë – VIDEO

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Prishtinë. Siç shihet në pamjet e publikuara nga “Vrojtuesit e Lagjes” në aksident përfshihen dy vetura dhe është dëmtuar edhe një tjetër, që ishte e parkuar në anën tjetër të rrugës. Aty shihet se si njëra veturë merr një hark, duke dalë në shiritin e shpejtësisë, nga ku më pas goditet nga një veturë që po lëvizte aty. /Gazeta Sinjali/ ...
Komentet te Kamerat e sigurisë kapin një aksident të tmerrshëm në Prishtinë – VIDEO Janë të Mbyllura

Ky është raporti ditorë i të infektuarve me Covid-19

Shëndetësi
...
Komentet te Ky është raporti ditorë i të infektuarve me Covid-19 Janë të Mbyllura

Burri tenton të mbysë gruan në shatërvan, futen kalimtarët për ta ndaluar dhe përfundojnë në grushta

Lajme
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një shatërvan publik në Valencia të Spanjës, ku një burrë ka tentuar të mbysë partneren e tij. Në fillim, çifti hyri në shatërvan për t’u freskuar dhe një kalimtar iu ofrua t’i fotografonte, por ai i mori celularin dhe u zhduk duke ia vjedhur 52-vjeçarit. Si pasojë, burri fajin ia hodhi partneres dhe e kapi prej flokësh. Ai tentoi ta mbysë  duke i futur kokën në ujë. Menjëherë, disa kalimtarë janë afruar për ta qetësuar burrin dhe i kërkonin ta linin. Madje, njëri prej tyre e ka goditur që ta lëshonte. Pas disa minutash, ai largohet nga gruaja, e cila ishte në gjendje ...
Komentet te Burri tenton të mbysë gruan në shatërvan, futen kalimtarët për ta ndaluar dhe përfundojnë në grushta Janë të Mbyllura

Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se Kosova po përgatitet për një sulm ndaj serbëve në veri të vendit, raporton Gazeta Sinjali. Kurti tha se kur Beogradi zyrtar përmend vrasjet e dhunën, flasin për veten dhe imagjinatën e tyre, e jo për Kosovën. “Së pari edhe në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit, ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete nuk flasin për Republikën tonë, për ne flasin institucionet”, tha Kurti para gazetarëve pas ...
Komentet te Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Kur Beogradi flet për vrasje e dhunë flasin për vete Janë të Mbyllura

Rakiq: Asociacionin e bëjmë vetë, Vuçiq do të luftojë si ‘luan’ në Bruksel për popullin e tij

Lajme
Kryetari i Listës Serbe njëherit ministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se qytetarët serbë nuk do i ikin mundësisë për ta formuar vetë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, raporton Gazeta Sinjali. Ministri për Kthim dhe Komunitete, ka thënë po ashtu se serbët s’do të pajtohen në vonesa të pafundme për formimin e Asociacionit. “Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar i Prishtinës, për të cilin u angazhuan përfaqësuesit e Prishtinës dhe jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ajo që po dëgjohet tani nga disa përfaqësues ndërkombëtarë është një përpjekje për të pakësuar rëndësinë e Asociacionit, pavarësisht marrëveshjes ...
Komentet te Rakiq: Asociacionin e bëjmë vetë, Vuçiq do të luftojë si ‘luan’ në Bruksel për popullin e tij Janë të Mbyllura

Tuna shtatëzëne? Kjo është e vërteta

Lajme
Sa herë që Altuna Sejdiu-Tuna shton pak në peshë, menjëherë ngriten dyshime se ajo mund të jetë shtatëzëne. Kështu ndodhi edhe së fundi, pas shfaqjes së Tunes në videoklipin e këngës “Melaqe” në bashkëpunim me Fifin. Këngëtarja nga Shkupi dukej pak më e mbushur dhe kjo u dha shtytje komentuesve dhe mediave të aludonin se ajo është sërish në pritje të një fëmije, shkruan “Kosovarja”. Por, jo, nuk ka asgjë të re në këtë drejtim dhe këtë e konfirmojnë fotot e reja të Tunes, ku ajo duket shumë më në formë/Kosovarja ...
Komentet te Tuna shtatëzëne? Kjo është e vërteta Janë të Mbyllura

VIP-at po e ngushtojnë lukthin në QKUK, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë jep detaje

Lajme
Drejtori i Kirurgjisë Abdominale, Ferat Sallahu ka konfirmuar se fytyra publike e realizojnë procedurën e ngushtimit të lukthit apo ‘sleeve gastrectomy’ në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në emisionin “Doktor Plus” që është prodhim i Gazetës Infokus. Doktor Sallahu ka thënë që ka pasur dhe ka fytyra publike që kanë realizuar e kërkojnë të realizojnë këtë ndërhyje në QKUK. t’… Ndërsa i pyetur se pse ende një numër i madh i tyre këtë ndërhyje e kryejnë në shtete të tjera e posaçërisht në Turqi, duke qenë se bëhet falas edhe në QKUK, kjo është përgjigja e drejtorit të Klinikës./Gazeta Infokus/ Ndiqni storien e ‘Doktor Plus’:/ Express     ...
Komentet te VIP-at po e ngushtojnë lukthin në QKUK, drejtori i Klinikës së Kirurgjisë jep detaje Janë të Mbyllura

Kurti flet për shaminë në shkolla: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu

Lajme
Kryeministri Albin Kurti ka folur për udhëzimin administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla dhe fushatën që ka nisur për shfuqizimin e tij. Kurti ka thënë se që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, por mosha 16 vjeçare është pragu. Këtë qëndrim, Kurti tha se e ka shprehur edhe më parë. “Sa i përket Udhëzimit Administrativ, Ministria e Arsimit është duke e pëcjellur me vëmendje shqetësimin e ngritur të qytetarëve që e kanë nisur fushatën. Ne do ta kemi edhe projektligjin për liritë fetare, që do ta sjellim në Kuvend. Qëndrimin tim e kam thënë para shumë ...
Komentet te Kurti flet për shaminë në shkolla: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu Janë të Mbyllura