Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë, MSh thotë se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive

Shëndetësi
Me qindra euro kanë shpenzuar qytetarët në Kosovë të infektuar me COVID-19. Medikamentet janë shitur në çmime të ndryshme, ku vetëm Remdesivir-i, është blerë edhe deri në 800 euro. Nga Ministria e Shëndetësisë po kërkohet rimbursimi i mjeteve që kanë shpenzuar pacientët gjatë pandemisë. Por, ky institucion ekzekutiv deklaron se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive. Në kohën kur institucionet shëndetësore po përballeshin me vlugun e rasteve të infektimit me koronavirus, remdesiviri nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës. Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj tregon se sa kanë qenë shifrat, që pacientët janë detyruar të blejnë këtë medikament për trajtimin e COVID-19. “Në fillim kur është rekomanduar ...
Komentet te S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë, MSh thotë se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive Janë të Mbyllura

S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë, MSh thotë se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive

Lajme
Me qindra euro kanë shpenzuar qytetarët në Kosovë të infektuar me COVID-19. Medikamentet janë shitur në çmime të ndryshme, ku vetëm Remdesivir-i, është blerë edhe deri në 800 euro. Nga Ministria e Shëndetësisë po kërkohet rimbursimi i mjeteve që kanë shpenzuar pacientët gjatë pandemisë. Por, ky institucion ekzekutiv deklaron se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive. Në kohën kur institucionet shëndetësore po përballeshin me vlugun e rasteve të infektimit me koronavirus, remdesiviri nuk ka ekzistuar në tregun e Kosovës. Anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj tregon se sa kanë qenë shifrat, që pacientët janë detyruar të blejnë këtë medikament për trajtimin e COVID-19. “Në fillim kur është rekomanduar ...
Komentet te S’ka rimbursim për barnat e blera gjatë pandemisë, MSh thotë se nuk ka skemë të rimbursimit të terapive Janë të Mbyllura

Kurti e Murati nisin turin e vizitave tek prodhuesit vendorë

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, kanë nisur turin e vizitave tek prodhuesit vendorë. Këtë të shtunë ata vizituan një kompani në Gjakovë e cila është edhe përfituese e subvencionimit të kredive investive. Murati thotë se si rezultat i mbështetjes së ofruar kjo kompani ka arritur të zgjerojë edhe më tej kapacitetet prodhuese. “Turin e vizitave tek prodhuesit vendorë, bashkë me Kryeministrin e filluam në kompaninë Rronifer në Gjakovë e cila ka 200 punëtorë dhe gjysmën e prodhimit tashmë e eksporton në rajon e Evropë. Kompania është një nga përfituesit e subvencionimit të kredive investive, si pjesë e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. ...
Komentet te Kurti e Murati nisin turin e vizitave tek prodhuesit vendorë Janë të Mbyllura

Dy viktima dhe 869 raste të reja me COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë sapo ka publikuar raportin e ri brenda 24 orëve për rastet e personave që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali. Sipas raportit 24 orësh, 869 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar, ndërsa janë testuar 2 mijë e 703 persona. Sipas të dhënave, 1 mijë e 265 pacientë janë shëruar nga ky virus, kurse numri i të vaksinuarve është 50 persona. Të dhënat e plota të përditësuara nga Ministria mund t’i shihni në foton e mëposhmte. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy viktima dhe 869 raste të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

E rëndë: E mitura denoncon në Polici të dy prindërit për keqtrajtim, përfundon në strehimore në Prishtinë

Lajme
Jo rrallëherë fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre për keqtrajtim. Në shumicën e rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë, dyshohet se ka ndodhur edhe dje në orët e para të mëngjesit në rrugën “Selim Hyseni” ku një 16-vjeçare raportoi se është keqtrajtuar nga prindërit e saj, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se e mitura ka denoncuar rastin në polici, ku gjatë intervistimit ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti. Sipas rrëfimit të saj, e mitura fillimisht kishte pasur një mosmarrëveshje me nënën e saj, e cila më pas kishte filluar ta sulmojë ...
Komentet te E rëndë: E mitura denoncon në Polici të dy prindërit për keqtrajtim, përfundon në strehimore në Prishtinë Janë të Mbyllura

Viti: Sulmoi me sëpatë gruan e tij, përfundon në pranga të policisë

Lajme
Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në fshatin Lubishtë të komunës së Vitisë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj fillimisht e ka sulmuar fizikisht ku më pas edhe e ka kanosur me sëpatë. Si pasojë e dhunës ajo ka marrë lëndime trupore, për çka i është ofruar ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për ...
Komentet te Viti: Sulmoi me sëpatë gruan e tij, përfundon në pranga të policisë Janë të Mbyllura

21 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Lajme
Marrëveshja Kornizë e Ohrit që u nënshkrua para 21 vjetësh është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut. Kjo ujdi e të dy popujve u bë e mundshme pas luftës së armatosur që ndodhi në vitin 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontributin e vet për zgjidhje politike të krizës ndëretnike në Maqedoni të Veriut. Roli i bashkësisë ndërkombëtare për ndërprerjen e konfliktit dhe arritjen e marrëveshjes politike ishte i pazëvendësueshëm. Qysh gjatë zhvillimeve luftarake në ish-IRJM, Bashkimi Evropian dhe ShBA-ja, dërguan përfaqësuesit e tyre: Francois Leotard dhe James Perdew, si ndërmjetësues për arritjen e ...
Komentet te 21 vjet nga Marrëveshja e Ohrit Janë të Mbyllura

Punimet në rrjet, në këto vende sot do të ketë ndërprerje të rrymës

Lajme
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot e shtunë do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat i kësaj në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari i ndërprerjes së energjisë elektrike sipas rajoneve: Prishtinë Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. NS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Palaj (kodi: 18024001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00 Vendet: Mulliri Palaj,Hade-Miniera,Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i izolatorëve dhe ...
Komentet te Punimet në rrjet, në këto vende sot do të ketë ndërprerje të rrymës Janë të Mbyllura

“Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi e telefonoi qiramarrësin e tij para se ta vriste edhe atë

Rajoni dhe Bota
Një ngjarje tragjike ka tronditur Malin e Zi ditën e djeshme. 34-vjeçari Vuk Boriloviq ka vrarë dhjetë persona në Cetinë, derisa më pas ai vetë është bërë viktima e 11-të, pasi u vra nga një bashkëqytetar. Autoritetet atje kanë treguar edhe me detaje se si Boriloviq vrau fqinjët e tij rend nëpër shtëpitë e tyre dhe para familjarëve të tyre. Ai e kishte filluar nga shtëpia e qiramarrësit e tij kur hyri në banesën e tyre rreth orës 15:30 dhe vrau 11 vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajović Martinoviq. Pasi i ka vrarë, ...
Komentet te “Ta vrava familjen”, sulmuesi në Mal të Zi e telefonoi qiramarrësin e tij para se ta vriste edhe atë Janë të Mbyllura

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia në vendngjarje

Lajme
Sot rreth orës 06:30 ka ndodhur një vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë saktësisht në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet për të lënduar. Gazeta Sinjali ka tentuar të komunikojë me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës lidhur me rastin, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje. Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, Policia në vendngjarje Janë të Mbyllura