Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

“Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”, Ledri Vula firmos për shtëpinë e re

ShowBiz
Ledri Vula është padyshim një ndër reperët më të pëlqyer për publikun. Ai ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve. Dhe sigurisht ky sukses sjell të ardhura të larta. Së fundmi, reperi ka blerë një shtëpi në Prishtinë. Ai ka ndarë disa foto ku shfaqet duke firmosur dokumentet. Reperi ka thumbuar kolegët lidhur me blerjen e klikimeve, pasi shumë akuzohen për një gjë të tillë. “Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”, shkroi këngëtari krahas fotove.   Kujtojmë që reperi po jeton prej kohësh historinë e dashurisë me Sara Hoxhën, me të cilën ka dhe vajzën Poem Blu. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera”, Ledri Vula firmos për shtëpinë e re Janë të Mbyllura

Babai i ish-presidentit Thaçi viziton familjen e Kadri Veselit

Lajme
Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi ka shkuar për vizitë tek familja e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli. Në një fotografi në shtëpinë e Veselit shihen babai i Thaçit dhe familjarët e Kadri Veselit. Kujtojmë se Thaçi dhe Veseli gjenden në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Mbi ish-presidentin Thaçi e Kadri Veseli rëndon akuza në të cilën thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe ...
Komentet te Babai i ish-presidentit Thaçi viziton familjen e Kadri Veselit Janë të Mbyllura

ASK: Shtrenjtohen drutë, vezët, qumështi, buka, pemët, karburanti

Ekonomi
Inflacioni (rritja e çmimeve) në korrik të këtij viti ka arritur 14.2 për qind në raport me muajin korrik të vitit të shkuar. Derisa sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, është më i lartë në një mesatare prej 0. 9 për qind në muajin korrik 2022, krahasuar me muajin qershor të po këtij viti. Kjo rritje e çmimeve është kryesisht te shërbimet për transport 9.4 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 7.4 për qind. “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në ...
Komentet te ASK: Shtrenjtohen drutë, vezët, qumështi, buka, pemët, karburanti Janë të Mbyllura

Mbi dy mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës këtë vit

Lajme
Mbi 2000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti. Kjo është bërë nga ata persona që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian ku nuk u lejohen dy shtetësi. Ndërkohë, numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës, janë të rinj. Për çdo vit në departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5.000 persona, heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mirëpo nga janari e deri në korrik të këtij viti, ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia. Liridon Neziri nga ky ...
Komentet te Mbi dy mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës këtë vit Janë të Mbyllura

6 muaj të vitit 2022 = me 0 cent investime kapitale në katër Ministri, publikohet raporti financiar

Lajme
Katër Ministri në Qeverinë Kurti 2, nuk kanë arritur të shënojnë asnjë rezultat në investime kapitale gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022. Sipas raportit financiar të publikuar nga Gazeta Blic, përgjatë periudhës 6 mujore vetëm 11 për qind e buxhetit për investime kapitale janë shpenzuar. Katër dikastere qeveritare, nuk kanë realizuar asnjë projekt për këta 6 muaj. 1. MINISTRIA E EKONOMISË, e drejtuar ngaArtane Rizvanolli, me buxhet vjetor për investime kapitale prej 16,154,144 Euro, i ka shpenzuar 0 %. • Projekte si EKONOMIA DIXHITALE NË KOSOVË në vlerë prej 1,437,539 Euro nuk ka nisur, e as që do të arrijë të kryhet deri në fund të vitit. • ...
Komentet te 6 muaj të vitit 2022 = me 0 cent investime kapitale në katër Ministri, publikohet raporti financiar Janë të Mbyllura

Sot u raportua për dorëheqjen e Doarsa Kicës, por kush mund të jetë i radhës nga Grupi Parlamentar i VV-së?

Lajme
Sot në media doli lajmi se deputetja e zëshme e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti. Si shkak, Paparaci, që raportoi lajmin duke cituar burime, tha se ishte pakënaqësia brenda Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes. Për se kanë shpërthyer pakënaqësi brenda Grupit më të madh Parlamentar u raportua edhe më herët nga Gazeta Express, që po ashtu tha se probleme me subjektin e saj ka edhe Doarsa Kica. Deputetja që për pak muaj arriti ta krijojë një profil të fortë publik, sipas burimeve të Gazetës Express, është plotësisht e pakënaqur me subjektin e saj, Listën Guxo, partinë që sot drejtohet nga Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministre dhe Ministre e ...
Komentet te Sot u raportua për dorëheqjen e Doarsa Kicës, por kush mund të jetë i radhës nga Grupi Parlamentar i VV-së? Janë të Mbyllura

Formacionet zyrtare, Arsenal – Leicester

Sport
Arsenali do ta zhvillojë sot ndeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri në Premier League. Topçinjtë do ta presin në shtëpi skuadrën e Leicester Cityt, me fillim nga ora 16:00. Londinezët e nisën mbarë edicionin e ri me një fitore solide 2-0 në udhëtim ndaj Crystal Palaces. Arsenali luan me një formacion të pandryshuar për nga ndeshja e parë. Formacionet zyrtare: Arsenal XI: Ramsdale, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Partey, Xhaka, Odegaard, Saka, Jesus, Martinelli. Leicester XI: Ward; Fofana, Evans, Amartey; Castagne, Tielemans, Ndidi, Dewsbury-Hall, Justin; Maddison, Vardy. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Formacionet zyrtare, Arsenal – Leicester Janë të Mbyllura

“Moj Shqipni mos thuj marova”, Haradinaj ia kris sërish këngës (VIDEO)

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me avazin e vjetër duke i shprehur sërish aftësitë e tij për këndim, raporton Gazeta Sinjali. Haradinaj është parë në një ndejë bashkë me disa burra të tjerë duke kënduar këngë me motive patriotike. Kreu i AAK-së ka kënduar këngën “Moj Shqipni mos thuj marova” të raposodit Dervish Shaqa. Kujtojmë se, Haradinaj shpesh herë vitet e fundit ka marrë vëmendjen e mediave duke kënduar në organizime të ndryshme. Kënga “Ka po shkon moj zanë”, është njëra nga të preferuarat e deputetit të AAK-së. Shiko videon KËTU /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Moj Shqipni mos thuj marova”, Haradinaj ia kris sërish këngës (VIDEO) Janë të Mbyllura

E tmerrshme: Rrëmbehet si në filma 18-vjeçarja në Mitrovicë, rrëmbyesit ia prejnë flokët dhe e torturojnë për disa orë

Lajme
Një rrëmbim si në filma ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, kur disa persona kanë dalë nga një makinë, me ç’rast kanë rrëmbyer një 18-vjeçare. Gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në spital vet vajza e cila ka treguar detajet se si u mbajt e mbyllur për disa orë, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Spitali kanë bërë të ditur se vajza është pranuar në orët e mbrëmjes, me lëndime të dukshme dhe në gjendje te keqe emocionale, për çka janë ngritur dyshimet. Ajo i është nënshtruar menjëherë trajtimit mjekësor, ndërkohë që me pas ka përshkruar se si ndodhi rasti. Me flokë të prera nga rrëmbyesit e lëndime e plagë ne fytyrë, ...
Komentet te E tmerrshme: Rrëmbehet si në filma 18-vjeçarja në Mitrovicë, rrëmbyesit ia prejnë flokët dhe e torturojnë për disa orë Janë të Mbyllura

Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronik, vendimi do të vlejë për disa pjesë të qytetit

Lajme
Trotinetëve elektronik do t’u ndalohet qarkullimi në sheshet kryesore të qytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj. Zogaj ka shkruar në Facebook se kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinetë elektronik. “Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar” shkroi Zogaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronik, vendimi do të vlejë për disa pjesë të qytetit Janë të Mbyllura