Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar rreth situatës së sigurisë në vend. “Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike dhe politike në Kosovë dhe rajon”, tha ndër të tjera deputeti i Kuvendit. Hoti tha se problemet do t’i evitonte “një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë”. “Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me ...
Komentet te Hoti rendit shtatë pika për zgjidhjen e disa problemeve, përfshirë edhe shaminë në shkolla Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një intervistë ka treguar se në kryeqytet parashihet të operojnë 161 autobus. Ndërmarrja Trafiku Urban, ka sqaruar ai operon me 51 autobus e pritet që t’i shtohen 30 të tjerë. Musliu shtoi se me blerjen e autobusëve të rinj do të ngritët edhe çmimi i biletave nga 40 në 50 cent. Sipas tij, kërkesë tjetër është edhe operimi i minibusëve për zonat rurale dhe urbane. Ai ka sqaruar se sektori privat do të operojë me 80 autobus të rinj. “Me planin e mobilitetit për kryeqytetin parashihet të operojnë 161 autobus. Realisht me këta autobus do t’i bëjmë zgjidhje transportit publik. Ne ...
Komentet te Kaq pritet të rritet çmimi i biletave të autobusëve në Prishtinë Janë të Mbyllura
Mobiliet e kabinetit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kushtuan hiq më pak se 10 mijë euro. E derisa kompjuterët këtij kabineti i kushtuan 35 mijë euro, kjo ministri ka shpenzuar edhe 150 mijë euro për pajisje teknologjike. Në raportin gjashtë mujor të thesarit të Kosovës, kjo ministri ka investuar edhe 15 mijë euro në softver, si dhe 1,625,500 euro në sistemin e sigurisë së komunikimit me misionet diplomatike, raporton Kosovapress. Ndërkohë, për blerjen e ambasadave, MPJ ka shpenzuar 8,927,721 euro. Kurse, për automjetet e ambasadave janë shpenzuar 221,779 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kabineti i ministres Gërvalla blen mobilie në vlerë 10 mijë euro Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Gjilan, pjesërisht e ka aprovuar kërkesëpadinë e G.L., duke e detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që atij t’ia paguajë shumën prej 103 mijë e 900 euro në emër të dëmit material dhe jo material, pasi ai ishte privuar nga liria pa të drejtë nga 13 shkurti i vitit 2013 deri më 31 maj 2016, gjegjësisht 1 mijë e 204 ditë kishte kaluar në paraburgim dhe dënimit të paarsyeshëm se ka kryer veprën penale të terrorizmit dhe pjesëmarrje në një grup terrorist. Këtë shumë KGjK është obliguar t’ia paguajë atij, me arsyetimin se paditësi G.L. gjatë qëndrimit në paraburgim ka përjetuar dhimbje shpirtërore, frikë, cenim të autoritetit, ...
Komentet te Qëndroi 3 vite e 3 muaj në paraburgim padrejtësisht, KGjK obligohet t’ia paguaj mbi 100 mijë euro paditësit Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar të shtunën pas mesnate në Prishtinë, pasi që i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 48-vjeçari u kap në diskotekën ‘Duplex’ pasi u ndal për kontroll dhe rezultoi se është i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës, për shkak se i njëjti është i dënuar me burgim efektiv. Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kapet në ‘Duplex’ i kërkuari nga Policia, 48-vjeçari dërgohet në vuajtje të dënimit Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik, dhe si i tillë fajin kryesor duhet ta bartë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova. Duke folur për takimin që do ta ketë Kurti në Bruksel, ish-diplomatja kosovare thotë se Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”. Çitaku thotë se presidenti serb dëshiron të qëndrojë gjendja aktuale në Ballkan dhe në dialogun mes Kosovës dhe të Serbisë. “Unë pres që kryeministri të mos shkojë në Bruksel për të negociuar barrikadat dhe për të negociuar stikersat, unë pres që kryeministri të ...
Komentet te Çitaku: Kurti të mos i negociojë barrikadat në Bruksel, s’guxojmë të biem në grackën e Vuçiqit Janë të Mbyllura
Media kroate morski.hr, ka kthyer në vëmendje edhe një herë momentin kur tash kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte lundruar ilegalisht në qytetin bregdetar, Krk. Kjo po bëhet nga mediat kroate pasi Zagrebi ia ndaloi hyrjen javë më parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ky i fundit premtoi publikisht se nuk do të shkojë në bregdetin kroat sa të jetë gjallë. Kurse, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se ajo s’ka shkuar në shtëpinë e saj në Krk që nga viti 2016 kur u zgjodh për herë të parë ministre për Administratën Shtetërore dhe Vendore. Në një video e cila është e vitit 2010, Bërnabiq ishte kapur nga policia kroate tek ...
Komentet te Momenti kur Policia kroate e kishte zënë kryeministren e Serbisë duke lundruar paligjshëm – VIDEO Janë të Mbyllura
Artisti me prejardhje shqiptare, Action Bronson, u bë e ditur se do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, që do të mbahet në Tiranë. Lajmi tashmë është konfirmuar përmes rrjeteve sociale, në një postim të ndarë nga faqja e festivalit në Instagram. I njohur me emrin artistik, BamBaklava, këngëtari është emri i pestë i zbuluar për “Sunny Hill Tirana” pas Dafina Zeqirit, Tananai, Dren Abazit dhe Fedezit. “Sunny Hill” në Shqipëri vjen pak javë pas këtij të fundit që u mbajt në Prishtinë, ndonëse Action ka qenë pjesë e “Sunny Hill” në vitin 2018. Festivali pritet të fillojë më 26 gusht dhe për dy netë të tjera, 27 dhe ...
Komentet te Action Bronson pjesë e “Sunny Hill” që mbahet në Tiranë Janë të Mbyllura
Agjencia Menaxhimit Emergjent AME paralajmëron se mund të ketë vërshime të shpejta në zona të caktuara të Kosovës, sipas rekomandimeve të IHMK-së. AME apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore. Njoftimi i plotë: Mbështetur në rekomandimet e paralajmërimit të hershëm nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK , e me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet ) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve , si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë. Me detyrë zyrtare ...
Komentet te Agjencia e Emergjencave ngre alarmin: Mund të ketë përmbytje në Kosovë Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Prizren, ku viktimë është një grua shtatzënë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 28-vjeçarja, e cila ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e cila e ka goditur me grushte në bark. Sipas viktimës, gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që lindi pasi fëmija i saj u rrëzua nga karroca. Kjo kishte bërë që e dyshuara të revoltohet dhe ta sulmojë fizikisht kunatën e saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar 35-vjeçaren e dyshuar e cila është shoqëruar në stacion policor ...
Komentet te E rëndë në Prizren: Kunata rrah nusen shtatzënë për shkak se iu rrëzua fëmija nga karroca Janë të Mbyllura