Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas njoftimit për rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike, duke lënë të kuptohet se mund të ketë protesta ndaj qeverisë kundër gjendjes energjetike. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj tha se “protestën do ta kenë si përgjigje”, me ç’rast shpërndau edhe fotografinë e protestës së fundit kundër shtrenjtimit të rrymës. “Inflacioni në Kosovë është sikur në gjendje lufte. Qeveria rrinë e strukur. Energjia është shtrenjtuar. Tash edhe reduktime. Shpejt pritet ngritja tjetër e energjisë. Çmimet e mallrave pastaj”, shkroi ai. “Qeverisja dorështrënguar nuk është as e majtë as zhvillimore. Këta i ruajnë paratë për ditët e zeza kur vetë ndihen ...
Komentet te Reduktimet e rrymës, Molliqaj paralajmëron protestë: Të barabartë në terr, Albini është i të gjithëve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
KEDS ka publikuar një njoftim ku ka bërë të ditur se si qytetarët të informohen për reduktimet dy orëshe të planifikuara në lagjet e tyre. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se informimi mund të bëhet përmes ueb faqes së KEDS-it. “Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton”, thuhet në njoftimin e KEDS. Reagimi i KEDS: Njoftohu për kufizimet e planifikuara në hartë Duke qenë se kriza energjetike tashmë është ...
Komentet te KEDS del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët, këtu mund të informoheni për reduktimet 2 orëshe Janë të Mbyllura
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, i cili ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Në konferencën e përbashkët për media, Osmani ka thënë se Shqipëria i ka dhënë Kosovës mbështetje të pa rezervë. “Keni qenë zëri jonë aty ku nuk kemi qenë të përfaqësuar”, tha presidentja. Osmani i tha Begajt se ka besim që nën udhëheqjen e tij do të intensifikohen marrëdhëniet mes dy shteteve. Osmani tha se prioritet i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO Presidentja Osmani ndërkaq kërkoi nga Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm ndaj ...
Komentet te Osmani pas takimit me Begajn: Shqipëria ka qenë zëri ynë ku s’kemi qenë të përfaqësuar Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gazetën e njohur britanike, Financial Times, duke paralajmëruar sërish rrezikun e një konflikti të mundshëm në Ballkan. Kurti tha se “ne kemi nevojë për ndihmën e aleatëve dhe partnerëve tanë – Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të tjerëve – për të na ndihmuar me mosnjohësit”. BE-ja tha të dielën se “të dyja palët duhet t’i japin fund menjëherë armiqësive të ndërsjella dhe deklaratave të rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi” përpara takimit Kurti – Vuçiq këtë javë. Kurti, i cili foli me FT përpara se BE-ja të bënte thirrje për t’i dhënë fund përdorimit të retorikës nxitëse, është planifikuar ...
Komentet te Kurti për mediumin britanik: Nëse Perëndimi e lejon lojën e Serbisë, tensioni do të vazhdojë Janë të Mbyllura
Agjencia Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike. AKB që udhëhiqet nga Agim Shahini thotë se mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë. Ata kërkojnë nga Qeveria të bëhet çmos për zgjidhjen e këtij problemi nacional. Komunikata e plotë e AKB-së: Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve vendore në Kosovë Mbi 1 milion € në ditë i kushton terri në Kosovë prodhuesve dhe bizneseve vendor,terri po kthehet , problemet me energji do i kushtojnë shumë bizneseve prodhuse dhe shërbyese si alternativë që do ti përdorin agregatët me derivate të cilat janë ...
Komentet te AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas njoftimit se që nga dita e sotme do fillojë kufizimi i energjisë elektrike, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se ky është paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Sipas tij, po bëhet një test i durimit dhe mashtrimit. “Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit”, shkroi ai. Tahiri ka thënë tutje ...
Komentet te Reduktimet e rrymës, Tahiri: Test i mashtrimit, nëse durojmë 2 orë verës do mund të duronim edhe 12 orë dimrit Janë të Mbyllura
Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses i ka siguruar atij koncerte të shumta. Ka qenë një bisedë në koncertin e tij të fundit që është bërë virale në rrjet. Në video dëgjohet fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”. Më pas Ledri ripërsërit fjalinë e saj dhe në sfond dëgjohen fanset që thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Por ajo që na ka habitur të gjithëve është reagimi i Ledrit. Duke qeshur reperi tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, dhe shtoi: “Mos më thuaj zemrën ta ha, ...
Komentet te “Ta ha zemrën”/ Ledri Vula ‘flirton’ me fansen në koncert, publikohet video Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit ku bëhet e ditur se janë konfirmuar edhe 274 raste të reja pozitive me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 616 persona. Teksa kemi 5 mijë e 650 raste aktive me këtë virus. Njoftimi i plotë i MSH-së: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 274 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit Janë të Mbyllura
Një i moshuar në Mitrovicë është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se nisi një konflikt i cili përfundoi me përleshje fizike, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në rrugën ‘Martin Camaj’, ku i moshuari kishte vendosur një bllokadë nga druri në hyrje shtëpisë, duke ia pamundësuar daljen që aty 50-vjeçarit që u përfshi në rast. Për shkak të kësaj, mes tyre ka pasuar rrahja ku ndër të tjera është përfshirë si viktimë e rastit edhe djali i të moshuarit i cili është dërguar në spital si pasojë e lëndimeve të marra. Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ...
Komentet te Plas sherri në Mitrovicë/ I moshuari vendos bllokadë në rrugë dhe rrahet me një person, e pëson edhe djali i tij Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se po vazhdojnë aksionin në zonën e Brezovicës për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim. Prokuroria thotë se qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, ...
Komentet te Vazhdon aksioni i Prokurorisë në zonën e Brezovicës news image Janë të Mbyllura