Serbia ka vazhduar me praktikën e njëjtë karshi zyrtarëve të shtetit të Kosovës. Ajo vazhdon të mos u japë leje zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, për të vizituar shqiptarët në Luginë të Preshevës. Një leje e tillë merret vesh se u është refuzuar edhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, si dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ...
Komentet te Serbia ua ndalon Sveçlës dhe Bislimit hyrjen në Luginë të Preshevës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Kosova do të jetë vend pritës në ushtrimin më të madh të NATO-s në Ballkan “Defender Europe 23” Ai ka treguar në një status në Facebook se FSK do të jetë e përfaqësuar në këtë manovër ushtarake me dy regjimente. Republika e Kosovës do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”. Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi. Në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që ...
Komentet te Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në Ballkan “Defender Europe 23” Janë të Mbyllura
Në fillim të korrikut, Gjykata Themelore e Gjilanit vendosi që ta dëmshpërblej Gazmend Laknën me 103 mijë euro. Ky i fundit ka kërkuar 1 milionë euro Gazmend Lakna për tri vjet e gjysmë qëndroi nëpër burgje të ndryshme në Kosovë, edhe pse ishte i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohej. Për kohën e kaluar në qeli, Lakna tash po ia kërkon Këshillit Gjyqësor të Kosovës 1 milion euro, por Gjykata Themelore e Gjilanit, ka vendosur se atij I takojnë vetëm 103 mijë euro si kompensim. Si i pafajshëm i kaloi tri vjet e gjysmë në burg. Prandaj, për këtë kohë të kaluar prapa grilave, Gjykata Themelore e Gjilanit vendosi ...
Komentet te 3 vjet e gjysmë në burg pa faj, kërkon kompensim 1 milionë, i ofrohen 100 mijë Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas ndërprerjes së reduktimeve me energji elektrike, që ishin duke u zbatuar në tërë Kosovën. Reduktimet u ndalën pasi Shqipëria i doli në ndihmë Kosovës duke për furnizim të rregullt me energji elektrike të qytetarëve. Ministrja Rizvanolli ka shkruar në Twitter se KEK-u i ka dhënë Shqipërisë 121.7 mijë megavat energji në orë, ndërsa sot Kosova po merr më pak se një mijë megavat, në mënyrë që të shmangen reduktimet. KEK 🇽🇰 deri sot i ka dhënë KESH-it 🇦🇱 121.7 mijë MWh ⚡. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh ⚡ për të evituar reduktimet. Këto janë rezultatet e prekshme për ...
Komentet te Rizvanolli reagon pas kthimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike Janë të Mbyllura
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook i cili ka thënë se parametrat e Qeverisë po e rrezikojnë vendin në disa rrafshe, raporton Gazeta Sinjali. Sipas, Haradinaj Qeveria Kurti e ka ndarë shoqërinë me thikë, ndërsa sa i përket religjionit po nxit tema që po e rrezikojnë identitetin kombëtar. “Po flitet se doni me e ba llugë edhe në procesin e dialogut me Serbinë. Në vend që të insistohet vetëm në marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë, ju sikur doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është nënshkruar në qershor ...
Komentet te Haradinaj i ashpër me Kurtin: Nuk je as i pari as i fundit që e humb rrugën, po doni me bë llugë me Serbi Janë të Mbyllura
Në librin e gazetarit të njohur Blendi Fevziut “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi” janë dhënë disa detaje interesante për Konferencën e Rambujesë. Tashmë dihet që lideri i delegacionit kosovar z. Hashim Thaçi e kishte refuzuar draftin e parë, pasi aty nuk ishte “referendumi për pavarësi dhe transformimi i UÇK-së”. Por pas këmbëngulësisë së tij, siç tregon edhe Adnan Merovci, ishin arritur këto dy pika shumë të rëndësishme. Por edhe pas kësaj, LPK dhe LKÇK kishin lëshuar dy komunikata për shtyp ku e kundërshtonin firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë nga Thaçi. Por, si ishin bërë nervoz kryediplomatët e vendeve perëndimore pas refuzimit të marrëveshjes (draftit të parë) nga Hashim Thaçi. ...
Komentet te Si i nervozoi Thaçi kryediplomatët evropianë, kërkonte pavarësinë, Ollbrajt përplasi kufjet mbi tryezë Janë të Mbyllura
Çifti i krijuar brenda Big Brother VIP, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po bëhen prindër për herë të parë. Përkundër lajmeve që aludohej, çifti ka javë që e hidhnin poshtë këtë fakt, shkruan “Kosovarja”. Së fundi, ka qenë vet dyshja që e kanë konfirmuar këtë gjë përmes një videoje të postuar në Instagram. Në mbishkrim nuk munguan as fjalët më të ëmbla derisa lumturia shihej në syt e çiftit. “Kur endrrat behen realitet dhe realitet eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di ...
Komentet te Einxhel edhe Dagz po bëhen prindër për herë të parë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës, nga data 1 gusht deri me 10 të këtij muaji, janë sekuestruar 38 armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali. Sipas informacioneve nga Policia, konfirmohet se 10 prej armëve janë përdorur në dasma dhe ahengje familjare të cilat ndër të tjerë, kanë qenë rrezik edhe për shumë të ftuar. Në njoftimin paraprak, po ashtu thuhet se në bazë të detyrimit ligjor, Policia obligohet të nis kërkimin për të sekuestruar armë të cilat mbahen pa leje si dhe të kontrollojë kolonat e dasmave. Në rast se has në ndonjë person që mban armë, ...
Komentet te Përdorimi i armëve dukuri e rrezikshme, vetëm për dy javë në rajonin e Prishtinës konfiskohen 38 Janë të Mbyllura
Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj, me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Siç thotë LDK, këtë refuzim të Begajt, nuk e kuptojnë, ani se shprehin habinë e tyre për siç potencojnë qasje të pazakontë të tij. ”Për dallim nga krerët institucionalë paraprak të Shqipërisë, presidentët e shkuar, kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj”, tha ndër të tjera zyra e LDK-së për Klan Kosova. “Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një ...
Komentet te LDK: Nuk e kuptojmë refuzimin e Begajt për takim, megjithatë i urojmë suksese Janë të Mbyllura
Ministria e Ekonomisë përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një komunikate, ME thotë se kjo është mundësuar nga bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht mes korporatave energjetike të dy vendeve. “Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjetike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet mes tjerash në komunikatë. Komunikata e plotë: Kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike Nr.86/22 Prishtinë, 15.08.2022 – Duke u nisur nga situata ...
Komentet te Kthehet furnizimi me energji elektrike, Shqipëria i del në ndihmë Kosovës Janë të Mbyllura