Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Kurti të mërkurën do të flasë për takimin në Bruksel

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën më 24 gusht, do të adresohet për takimin e tij të së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Klankosova, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar. “Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti të mërkurën do të flasë për takimin në Bruksel Janë të Mbyllura

E rëndë: Vdes punëtori 28-vjeçar në Prishtinë pasi rrëzohet nga objekti ku punonte

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa orësh në një objekt në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar derisa ka qenë duke punuar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i riu është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por përkundër intervenimit të mjekëve, i riu s’ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur. Për rastin është vënë në dijeni edhe Policia e Prokuroria, ndërkohë që kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E rëndë: Vdes punëtori 28-vjeçar në Prishtinë pasi rrëzohet nga objekti ku punonte Janë të Mbyllura

Në kohën më të keqe, Njësia Speciale mbetet pa telefona zyrtarë, akoma s’është bërë zgjidhje për vazhdimin e kontratës me Telekomin

Lajme
Njësia Speciale e Kosovës, që në çdo situatë të rrezikshme janë të parët, si krenaria e vendit, sidomos gjatë tensioneve dhe zhvillimeve në veri, përveç kushteve të rënda që përballen çdo ditë, tashmë kanë mbetur edhe pa telefona zyrtarë, problem ky që do të ndikojë në xhepin e tyre, raporton Gazeta Sinjali. Pjesëtarët e kësaj njësie kanë mbetur pa telefona zyrtarë si pasojë e skadimit të kontratës që Policisë ka pasur me Telekomin, në bazë të së cilës zyrtarët kanë komunikuar me telefona zyrtarë gratis me njëri-tjetrin. Skadimi i kontratës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje do t’u kushtojë zyrtarëve policorë dhe nuk dihet se a do të kompensohen. Kështu ...
Komentet te Në kohën më të keqe, Njësia Speciale mbetet pa telefona zyrtarë, akoma s’është bërë zgjidhje për vazhdimin e kontratës me Telekomin Janë të Mbyllura

“Krejt kena me t’mytë/ IPK nis hetimet pas përplasjes së policit me të riun në Prishtinë

Lajme
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmë mes Policisë dhe një të riu, që dyshohet se tentoi ta shkel një polic dhe më pas u aksidentua me veturën zyrtare. Sherri plasi pasi Policia arriti ta ndalojë të dyshuarin, i cili fillimisht kishte shpërfillur urdhrat. Në videon e këtij momenti, dëgjohet njëri nga policët që i drejtohet të dyshuarit me fjalët “zani mos të nihet, a e shkele policin majmun, krejt kena me t’mytë”. Lidhur me këtë rast nga Inspektorati Policor i Kosovës e kanë konfirmuar për Sinjalin se kanë nisur hetimet paraprake. “Ju konfirmojmë se pas publikimit të video incizimit në medie, hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare kanë filluar ...
Komentet te “Krejt kena me t’mytë/ IPK nis hetimet pas përplasjes së policit me të riun në Prishtinë Janë të Mbyllura

Publikohet raporti i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar raportin 24-orësh të situatës me koronavirus në vendin tonë, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë kësaj periudhe, asnjë pacient nuk ka vdekur, ndërkohë që janë infektuar edhe 203 qytetarë. Në njoftimin e MSH-së, bëhet e ditur se aktualisht janë 3 mijë e 195 raste aktive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohet raporti i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura

Në këto vende nuk do të ketë rrymë sot deri në 5 orë

Lajme
KEDS ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra. Sipas orarit të publikuar, në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës deri në 5 orë. Njoftimi i KEDS-it Prishtinë: Punime të domosdoshme për siguri të sistemit 1. Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00 Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci. Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. 2. Nga TS 35/10 kV Fushë-Kosovë  do të ndërprehet: Dalja 10kV Bardh i Madh   (kodi:15018018 ) nga ora 10:00 deri 15:00 Vendet: Lagjja 28, pjesa e Fushë-Kosovës pas Hekurudhës, Kuzmini dhe Bardhin ...
Komentet te Në këto vende nuk do të ketë rrymë sot deri në 5 orë Janë të Mbyllura

Dogana kap 18 mijë euro cash të padeklaruara në një veturë në Vërmicë

Lajme
Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët doganorë në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar futjen e mbi 18 mijë eurove, të holla këto të padeklaruara.  Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës dhe pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë të dyshimtë. “Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në qantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara.  Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es, ...
Komentet te Dogana kap 18 mijë euro cash të padeklaruara në një veturë në Vërmicë Janë të Mbyllura

Veturat e mërgimtarëve bëhen llom në Deçan, lëndohen dy persona – VIDEO

Lajme
Dy vetura me targa të huaja janë aksidentuar sot në Lëbushë të Deçanit, ku kanë mbetur të lënduar dy persona, raporton Sinjali. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast kanë njoftuar se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. “Në orën 08:00 policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Lëbushë të Deçanit. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa të huaja. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, tha zëdhënësi i Policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Veturat e mërgimtarëve bëhen llom në Deçan, lëndohen dy persona – VIDEO Janë të Mbyllura

Pas një jave në arrati, bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dyshuar për dhunë ndaj ish-gruas në Prishtinë

Lajme
Pas rreth një jave në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë një 50-vjeçar që u denoncua nga ish-bashkëshortja e tij për dhunë fizike e psikike. I dyshuari është kapur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe është shoqëruar në stacion policor. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ai po dyshohet se më 17 gusht, e kishte ndalur në rrugë pasi e kishte takuar ish-gruan e tij, të cilën e ka sulmuar dhe ia ka marrë telefonin me zor. Sulmit dyshohet se i ka paraprirë një konflikt verbal me sharje e ofendime, duke i shkaktuar kështu viktimës shqetësim të madh. Ditën kritike ajo e kishte njoftuar Policinë, por i ...
Komentet te Pas një jave në arrati, bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dyshuar për dhunë ndaj ish-gruas në Prishtinë Janë të Mbyllura

Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviq’ do të dështojë

Lajme
Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, ka thënë se institucionet e Serbisë, javët e fundit kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare. Sipas Velës, një numër i madh i qytetarëve, përfshirë edhe serbët e Kosovës, janë intervistuar e arrestuar në pikat kufitare Kosovë-Serbi. “Javët e fundit, institucionet e Serbisë (përfshirë shërbimin e saj të inteligjencës) në mënyrë sistematike kanë bërë presion ndaj qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Kosovën. Një numër në rritje i qytetarëve kosovarë, përfshirë serbët e Kosovës që punojnë për institucionet kosovare, janë arrestuar dhe intervistuar për disa orë në pikat kufitare Kosovë-Serbi”, ka shkruar Vela në twitter. ...
Komentet te Presidenca: Vuçiq duhet ta dijë se frikësimi i kosovarëve me ‘stilin Milosheviq’ do të dështojë Janë të Mbyllura