Ballkani ka njoftuar se tashmë ka shitur të gjitha biletat për sfidën mes Ballkanit dhe Shkupi. Teksa kishin mbetur edhe 1000 bileta të fundit për t’u shitur gjatë ditës së sotme, ato tashmë janë shitur të gjitha brenda një ore, ka njoftar klubi suharekas. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te E FUNDIT: Për një orë shiten të gjitha biletat e mbetura për ndeshjen Ballkani – Shkupi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot ka nisur greva e përgjithshme e punëtorëve të institucioneve publike në Kosovë. Ata i janë bashkuar thirrjes për grevë të thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), raporton Gazeta Sinjali. Por grevistët po përballen me ‘kërcënime’ nga Qeveria, të cilët po paralajmërojnë se do t’i pezullojnë ata nga pagat. Pas kërkesës për listën e punëtorëve që i janë bashkuar grevës nga Ministria e Financave, një tjetër e tillë është bërë edhe në ministrinë e Ekonomisë. Zëvendësekretarja e Përgjithshme e kësaj Ministre, Leonita Shabani-Mullarama, ka kërkuar nga ana e grevistëve që t’i dorëzohet asaj lista e punëtorëve që janë në grevë. Në e-mailin që ka siguruar Nacionale, ...
Komentet te Ndalja e pagave, edhe Ministria e Ekonomisë kërkon listën e zyrtarëve që janë në grevë Janë të Mbyllura
Sociologia dhe politikania serbe, Vesna Peshiq, deklaroi që derisa Kosovës i “janë dhënë” të gjitha institucionet kryesore që e bëjnë të jetë një vend i pavarur, tanimë është qesharake që palët të grinden nëpër tavolina. Ajo beson që Serbia duhet të pajtohet me faktin që Kosova është humbur. Peshiq tha se Kosova nuk ka se si të kthehet dhe shtoi se pak rëndësi ka nëse do të ketë targa RKS apo KM, por se më e rëndësishme është se si të jetohet në Kosovë. Politikania në fjalë beson që situata rreth Kosovës ka ndryshuar për shkak të përfshirjes së amerikanëve dhe se Sekretari Amerikan i shtetit, Anthony Blinken vazhdimisht monitoron ...
Komentet te Politikanja serbe: Kosova është humbur, Serbia duhet të pajtohet me këtë fakt Janë të Mbyllura
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit tw Ministrisë së Financave dhe Transfereve për t’ua ndalur pagat grevistëve, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos zgjidhjen e problemit për sindikalistët të cilët që sot kanë filluar grevën e përgjithshme. Sipas saj, Qeveria duhet të ofrojë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me grevistët. “Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm”, ka shkruar Bajrami. Sipas saj, Qeveria ...
Komentet te Bajrami: Qeveria të ofrojë zgjidhje dhe të mos konfrontohet me grevistët Janë të Mbyllura
Dy autoblinda të Policisë së Kosovës janë përplasur sot në afërsi të liqenit të Ujmanit, raporton Gazeta Sinjali. Sipas mediave serbe në veri, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale. “Këto janë dy automjete të blinduara dhe ekipet janë në terren ku janë duke vazhduar hetimet, pas së cilave do të dimë më shumë detaje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branislav Radoviq për Kosovo Online. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Përplasen dy autoblinda të Policisë së Kosovës në veri të vendit Janë të Mbyllura
Odisha Lindore raporton që më shumë se 82 fëmijë më të vegjël se 5-së vjeç në Indi, kryesisht në pjesën jugore janë të infektuar me një virus të ri, i quajtur “gripi i domates” për shkak të formimit të pikave të kuqe në lëkurë që u ngjasojnë domateve. Gjithashtu infektime ka edhe tek fëmijët e moshes 1 deri në 9-të vjeç. Simptomat fillestare të virusit ngjasojnë me infeksione të tjera virale, ku përfshihen: temperature e lehtë, oreksi i dobët, ethe, plagë në gojë, skuqje të lëkurës dhe dhimbje fyti. Këto plagë zakonisht gjenden në gjuhë, mishin e dhëmbëve, brenda faqeve, shputave, raporton Independent. Zyrtarët njoftojnë që nëse fëmijët shfaqin simptomat ...
Komentet te Shpërthen virus i ri në Indi: Gripi i domateve prek më shumë se 80 fëmijë Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se në veri të Kosovës nuk mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut, kur disa serbë lokalë ngritën barrikada, për të penguar Qeverinë e Kosovës në zbatimin e vendimeve të saj për targa dhe dokumente udhëtimi. Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, takuan mëngjesin e së enjtes përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës. “Kjo është arsyja përse jemi sot këtu, që njerëzit të mos kenë frikë, të mos kenë frikë për jetën e tyre, për një jetë normale… Ne po bëjmë gjithçka për t’u siguruar ...
Komentet te Lajçak në Mitrovicën e Veriut: Nuk mund të ketë më barrikada Janë të Mbyllura
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Enis Spahiu, është deklaruar lidhur me vendimin që sindikalistët të pezullohen nga puna dhe t’u ndalohen benefitet tjera për aq kohë sa janë pjesë e grevës, raporton Gazeta Sinjali. Spahiu ka thënë se kërkesa për listën e personave që janë në grevë, e të cilët duhet të pezullohen nga paga, është ligjore. “Po është kërkesë ligjore është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cila kërkon që persona që janë në grevë tu pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punë dhe të mos këtë përgjegjësi me punu po ...
Komentet te Ndalja e pagave për grevistët, deklarohet zv/ministri i Financave: Ligji për Greva kërkon pezullimin e kontratës së punës Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) pritet që brenda kësaj jave të heq masën kufizuese për eksportin e disa produkteve bazë, pasi Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme që vazhdon të ketë një masë të tillë, raporton GazetaBlic. Kështu ka bërë me dije një burim i GazetësBlic brenda MINT, ku thotë se janë duke e bërë gati vendimin për shfuqizimin e kësaj mase. “Janë duke e bërë gati vendimin për me shfuqizu masën por, zyrtarisht nuk ka ende asgjë”, tha burimi. Sipas këtij burimi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të heq masën kufizuese për shkak të presionit të madh që kanë pasur edhe nga ...
Komentet te Presioni nga komuniteti i biznesit, MINT pritet brenda javës të shfuqizojë vendimin e masës kufizuese për eksportin e produkteve bazë Janë të Mbyllura
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se po hyjnë në grevë të përgjithshmeqë nga sot. Jasharaj tha se kërkesë e tyre është ndarja prej 100 eurove, por shteti nuk po i merr parasysh dhe po mundohet të injoroj sindikatat. “Kërkesa për 100 euro ka rrjedhë sa i përket ligjit të pagave. Nuk kemi shkuar në shuma të tjera. Sepse janë 86 mijë të punësuar në sektorin publik. Do të ishte shenjë simbolike në këtë kohë krizë. Jemi të bindur se shteti do ti ndante 100 euro sepse ka buxhet. Edhe këtij 100 euro shteti i ka thënë jo dhe po mundohet të injorojë kërkesat e sindikatave”. “Kemi bërë çmos ...
Komentet te Jasharaj: Greva s’përfundon pa u përmbushur kërkesat, bëmë çmos ta shpëtojmë vitin shkollor Janë të Mbyllura