Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ky është një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares, postoi video edhe në ditën e ngjarjes

Lajme
26-vjeçarit që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë, i është zbuluar identiteti nga mediet tjera. Emri i tij është Ekrem, ndërsa mbiemri Rexhepi. Ngjarja makabre ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur. Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.   I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok. Në këtë rrjet ...
Komentet te Ky është një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares, postoi video edhe në ditën e ngjarjes Janë të Mbyllura

76 vjeçarja nga Rugova që mbahet nga birra e këndimi (Video)

Lajme
Rrushe Qorraj nga Rugova përkundër moshës që ka nuk përton të merret përditë me punë të oborrit dhe me të mirat që ia dhuron natyra e fshatit Drelaj, shkruan Gazeta Metro. Rrushja e ka një pije të preferuar pa të cilën, siç thotë ajo, s’mund ta kalojë ditën. “Unë e pi që 40 vjet birrën, sidomos një në mëngjes pa hangër bukë, pa kurrgjo”, thotë zonja. “Edhe një para darke e pi”, teksa e hapi një shishe birrë Ushqimin që e preferon për mëngjes Rrushja është lakrori me hithra. Ajo thotë se si ajo askush nuk e përgatit këtë specialitet, sidomos jo gjeneratat më të reja. Një pasion i fshehur ...
Komentet te 76 vjeçarja nga Rugova që mbahet nga birra e këndimi (Video) Janë të Mbyllura

Me akuza se nuk po i informon për dialogun, Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit për takim

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vendosur ta pranojë ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar nesën në ndërtesën e Qeverisë. Abdixhiku pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, tha se ftesa e Kurtit erdhi me vonesë, por se po e pranon sepse beson “se çështjet kombëtare duhet të jenë mbi politikën ditore, raporton Gazeta Express. “Kam pritur një proces më transparent dhe më gjithëpërfshirës rreth procesit të dialogut. Deri më tani, informimin e vetëm dhe të detajuar, LDK e ka pranuar vetëm nga aleatët ndërkombëtarë – të cilët në vazhdimësi i kanë qëndruar Kosovës në krah. Në këtë drejtim, dua të falënderoj në veçanti të dërguarin amerikan për Ballkan ...
Komentet te Me akuza se nuk po i informon për dialogun, Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit për takim Janë të Mbyllura

Rama jep informacione shtesë rreth ngrohjes me Termokos

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i lumtur që instalimi i njehsorëve të Termokos-it po shkon mbarë. Në një postim në Facebook, Rama ka bërë me dije se deri më tani janë instaluar valvula, alokatorë dhe njehsorë në rreth 2,000 banesa në disa lagje të Kryeqytetit. “Ju bëj thirrje qytetarëve të Prishtinës që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të bashkëpunojnë me Termokos dhe ekipin e Prishtina HeatSave, në mënyrë që ky investim i madh i agjencionit federal amerikan MCC të shfrytëzohet plotësisht. Pajisjet dhe instalimi janë falas, dhe nga viti i ardhshëm, të gjithë konsumatorët do të paguajnë faturat e ngrohjes sipas konsumit e jo me metra katrorë”, ka ...
Komentet te Rama jep informacione shtesë rreth ngrohjes me Termokos Janë të Mbyllura

Kreu i grevistëve i përgjigjet Muratit me shprehjen e Kurtit: Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh

Lajme
Deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se grevistët mund të mbesin pa paga, u është përgjigjur kreu i tyre, me një shprehje të Kryeministrit Albin Kurti. Ali Sefaj, përfaqësues i sindikatave të shërbyesve civilë, ka shpërndarë një artikull nga deklarata e ministrit Murati dhe ka shkruar se “siç ka thënë kryeministri Kurti, ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh. Se nuk ta mundëson ligji dhe askush s’mund të jetë mbi ligjin!”. Shprehja “ndoshta mundësh, por pastaj s’mundësh” është e njohur si e Kryeministrit Kurti, të cilën e kishte përdorur njëherë gjatë qeverisjes së tij të parë, para se të rrezohej nga pushteti. Në artikullin e shpërndarë nga Sefaj, ishte cituar ...
Komentet te Kreu i grevistëve i përgjigjet Muratit me shprehjen e Kurtit: Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh Janë të Mbyllura

Gjykata vendos për dy vëllezërit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Ekrem Rexhepit dhe vëllait të tij të mitur G.R, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë dhunuar një 11-vjeçare para dy ditësh në Prishtinë. Gazeta Sinjali ka raportuar dje për këtë rast që tronditi opinionin. Ndaj dy vëllezërve të dyshuar për keqtrajtimin e të miturës, Gjykata ka aprovuar si të bazuar kërkesën dhe të njëjtëve iu kanë caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç. “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, ...
Komentet te Gjykata vendos për dy vëllezërit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë Janë të Mbyllura

KEK e konfirmon se blloku B1 ra nga sistemi, thotë se është kthyer përsëri

Lajme
Pasi Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se blloku A3 ka rënë nga sistemi, sot ka rënë edhe B1, mirëpo është kthyer prapë në operim. Në njoftimin e KEK-ut thuhet se “në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”. Njoftimi i plotë nga KEK-u: Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te KEK e konfirmon se blloku B1 ra nga sistemi, thotë se është kthyer përsëri Janë të Mbyllura

Kurti e merr një ‘po’ nga Haradinaj, në pritje të Abdixhikut dhe Krasniqit

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive opozitare. Aty thuhet se këta të fundit janë të ftuar në zyrën e kryeministrit, për të biseduar rreth temave të fundit që janë rezultat i takimeve që kanë ndodhur javën e fundit në Bruksel. Përderisa, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konfirmuar ftesën dhe pjesëmarrjen në takimin e nesërm, një përgjigje nuk ka ardhur akoma nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi. Sinjali ka provuar të kontaktojë me kryetarët e dy partive, por edhe me zyrtarët të lartë, por një gjë e tillë ka qenë ...
Komentet te Kurti e merr një ‘po’ nga Haradinaj, në pritje të Abdixhikut dhe Krasniqit Janë të Mbyllura

Tmerr: Vajza që dyshohet se u dhunua nga 5 meshkuj për 7 orë është vetëm 11 vjeç

Lajme
Viktima është 11-vjeçe sipas raporteve që dyshohet se u dhunua nga 5 meshkuj për shtatë orë në Prishtinë. Dhunimi i 11-vjeçares, sipas policisë ka ndodhur të shtunën nga ora 17:30-00:30 ka raportuar televizioni T7. Dhunimi i 11-vjeçares, sipas policisë ka ndodhur të shtunën nga ora 17:30-00:30.   Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga pesë të dyshuarit, njëri është i mitur. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.   “Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se ...
Komentet te Tmerr: Vajza që dyshohet se u dhunua nga 5 meshkuj për 7 orë është vetëm 11 vjeç Janë të Mbyllura

Qeveria e konfirmon: Kurti fton liderët e opozitës të martën

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen për të biseduar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Përveç në formë elektronike, ftesat për këtë takim krerëve të opozitës do t’u dërgohen edhe formë fizike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Dje u janë dërguar ftesat në formë elektronike, ndërsa sot dërgohen në formë fizike. Ftesa për takim është për ditën e nesërme”, ka thënë ai në një përgjigje për KP. Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti një ditë më parë u bëri thirrje krerëve opozitarë për ...
Komentet te Qeveria e konfirmon: Kurti fton liderët e opozitës të martën Janë të Mbyllura