Të evakuuarit nga Afganistani, të cilët sipas të dhënave amerikane janë sistemuar vetëm përkohësisht në Kosovë, ndodhen atje edhe pas një viti. Dy javë pasi talibanët rimorën Kabulin në gusht të 2021, diplomatët dhe ushtarët amerikanë në Kosovë pritën afganët, që u larguan nga vendi i tyre sepse kishin punuar me Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate. Ata u pritën me krahë të hapura në strehimoret e ngritura. Shtëpia e tyre do të ishte përkohësisht kampi Liya, i ngritur pranë bazës ushtarake amerikane Bondsteel në Kosovë, ndërkohë që Uashingtoni do të angazhohej për migrimin e tyre në në Shtetet e Bashkuara ose në një vend të tretë. “Ne ndihemi të ...
Komentet te Refugjatët afganë të bllokuar në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Blendin Sadiku, Gëzim Sadiku, Driton Rrahmani, Muhamet Restelica, Flamur Sadiku dhe Muhamet Sadiku kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake si të dyshuar për keqpërdorimin seksual ndaj vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Gjykata ka konfirmuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Gjashtë personat që u arrestuan dje dyshohen për për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”. Ata dyshohet se në muajin qershor kanë keqpërdorur seksualisht vajzën e mitur, e cila dyshohet se një javë më parë është dhunuar seksualisht për disa ...
Komentet te Gjykata merr vendim për gjashtë të rinjtë që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e 11-vjeçares në Prishtinë Janë të Mbyllura
AKSION SIMBOLIK PËR PUNËTORËT Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë. video👇 https://fb.watch/fj3elv8cJn/?mibextid=96sbx6 ...
Komentet te Pamje nga aksioni i PSD-së 👇 Janë të Mbyllura
Aktivistë të Partisë Socialdemokratë (PSD), sot kanë zhvilluar një aksion duke e gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati. Telegrafi mëson se aksioni është zhvilluar pak minuta më parë, derisa ministri Murati ishte duke dalë nga një lokal në lagjen Dardania. Nol Nushi, Zgjim Hyseni dhe disa aktivistë të PSD-së zhvilluan aksionin kundër ministrit, Hekuran Murati, duke e gjuajtur me miell. Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me ministrinë e Financave, Hekuran Muratin mbajtën sot një konferencë për media të cilët njoftuan për pako të re mbështetëse për qytetarët për përballje me inflacionin. /Telegrafi/ ...
Komentet te PSD me aksion simbolik, e gjuajnë me miell ministrin Murati Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka prezantuar një pako të re për tu përballur me inflacionin e cila ka kapluar vendin tonë . Ai tregoi se vitin e kaluar dhe sivjet po jepen 600 milionë euro. “Si Qeveri e Republikës nga fillimi i mandatit kemi mbështetur qytetarët përmes masave të ndryshme të pakos së ringjalljes ekonomike. Në vitin 2021 e mbyllëm me shpërndarjen e mbi 300 milionë eurove, ndërkohë në vitin 2022 me vlerë mbi 200 milionë euro të gjitha këto për t’i ndihmuar punëtorët dhe familjet në nevojë. Punësimin e përkrahëm pa dallim”, tha Kurti. Ai shtoi se bBizneset i përkrahëm përmes subvencionimit të kredive për zgjerimin e kapaciteteve. ...
Komentet te Qeveria Kurti me pako të re në përballje me inflacionin Janë të Mbyllura
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë me një postim në Facebook, pas konferencës që mbajtën Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Hekuran Murati, të cilët prezantuan një pako ndihmese për të përballuar inflacionin. Përmes këtij postimi, Lladrovci ka thënë se mirë që po u dalin pagat punëtorëve, derisa ka shkruar edhe për hallet e tyre. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë me një postim në Facebook, pas konferencës që mbajtën Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri Hekuran Murati, të cilët prezantuan një pako ndihmese për të përballuar inflacionin. Përmes këtij postimi, Lladrovci ka thënë se mirë që po u dalin pagat punëtorëve, derisa ka shkruar edhe ...
Komentet te Ramiz Ladrovci-Kurtit e Muratit: Llastiku nuk është mirë të tërhiqet shumë se këputet Janë të Mbyllura
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kërkuar Kryeministrit Albin Kurti, që t’i ekzekutojë pagat për grevistët, raporton Express. Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka thënë Kurtit që t’i lë “pallavrat”. “Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!”, ka shkruar Kraniqi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë publike një pako ndihmese për të përballuar inflacionin. Ky veprim i Qeverisë së Kosovës vjen kur janë organizuar greva gjithandej në vend. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Memli Krasniqi: Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat Janë të Mbyllura
Të gjithë qytetarët që kursejnë energjinë elektrike do të subvencionohen nga Qeveria e Kosovës. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati, më 3 shtator. Sipas ministrit Murati, kushdo që shpenzon më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, do të do të subvencionohet. “Për shembull nëse janë shpenzuar 1000 kilovatë orë në shtatorin e shkuar dhe sivjet 900, mund të konsiderohet se është bërë kursim prej 100 kilovatëve, ose 10 për qind. Për këtë përqindje do ta mbështesim subvencionimin e faturës 20 për qind. Dyfishin e kursimit që e bëjnë ...
Komentet te Kështu do të subvencionohen nga Qeveria ata që do të kursejnë rrymë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për grevën e mësimdhënëseve, të cilën e ka organizuar SBASHK-u në krye me Rrahman Jasharajn, raporton Gazeta Express. Kurti ka goditur kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, duke thënë se s’mund të takohet me të, meqë është rregull që të takohet me kreun e BSKPK-së, Athde Hykollin. Kreu i Qeverisë gjithashtu ka thënë se liderë të degëve sindikale në të kaluarën kishin krijuar lidhje direkte me politikanë, president, kryeministra e ministra. I pyetur se a do të ulet me sindikalistët, Kurti ka thënë se është takuar disa herë me Atdhe Hykollin e BSPK-së, derisa ka thënë se ...
Komentet te Kurti ia quan irracionale e absurde kërkesat e Jasharajt: Mësimi duhet të fillojë një orë e më parë Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se do t’i ndalin në ndihmë të gjitha bizneseve që do të ua rrisin pagat punëtorëve të tyre. Ai tha se kjo shumë do të subvencionohet gjysma nga ana e pushtetit për tre muaj radhazi. “Do të kenë mbështetje. I bëj thirrje bizneseve dhe punëtorët që të bëhet kjo rritje e pagës. Dhe ne do të mbështesim për tre muajt e ardhshëm. Sa i përket studentëve, ne do të iu njoftojmë ditëve në vijim sa i përket formularit të aplikimit. Do t’i mbështesim qytetarët”, tha ai në një konferencë për media. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministri Murati fton bizneset t’ua rrisin pagat punëtorëve: Do ta subvencionojmë gjysmën Janë të Mbyllura