Pas akuzave të rënda të bëra nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, ka reaguar edhe Rrahman Jasharaj. Ai ka treguar se akuzat e rënda të Hoxhës i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore. Në një deklarim për Nacionalen, Jasharaj ka deklaruar se Elvis Hoxha, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, është njëri ndër figurat më të “ndyra dhe të poshtra” në Lëvizjen Vetëvendosje. “Që nga fëmijëria kur jam kthyer nga Turqia, një jetë unë dhe familja ime ia kemi kushtuar me gjithë atë skamje i rritur nga një nënë malësore, me tërë atë skamje, atdheut. Kolegët e mi e dinë…” – u shpreh Jasharaj. Jasharaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që ...
Komentet te Rrahman Jasharaj përlotet pas akuzave të Elvis Hoxhës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, ka qenë shqetësimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e mbajtur të enjten pasdite. Sazan Ibrahimi, Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka thënë se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës por që shkaku i grevës kjo nuk ka ndodhur. Ai ka adresuar kritika ndaj palëve, për të cilët tha se nuk po dialogojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje. “Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pagesës së pjesshme ndaj shërbyesve civil në nivel lokal, Bordi i Asociacionit të Komunave ...
Komentet te Komunat i japin ultimatum Qeverisë Kurti: Deri më 5 shtator të bëhet ekzekutimi i pagave Janë të Mbyllura
67 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 486 testime, 203 qytetarë janë shëruar, ndërkohë 885 raste janë aktive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te 67 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka planifikuar që të hënën të vizitojë Kosovën, raporton Gazeta Sinjali. Mediat serbe raportojnë se sipas njoftimit të Kryeministrisë së Serbisë, Bërnabiq do ta vizitojë veriun e Kosovës, manastirin e Zveçanit dhe komunën e Leposaviqit. “Vizita është paralajmëruar të enjten më 1 shtator, 72 orë para vizitës, në përputhje me marrëveshjen zyrtare. Vizita e kryeministre serbe synon të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në mediat serbe. Ndërkohë, nuk dihet nëse Kosova ka aprovuar kërkesën e kryeministres së Serbisë. Nëse kjo aprovohet, për Bërnabiq do të jetë hera e parë që viziton Kosovën. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kryeministrja e Serbisë të hënën synon vizitë në Kosovë, nuk dihet nëse ka leje Janë të Mbyllura
Qeni i fqinjëve këput zinxhirin dhe kafshon 13-vjeçaren në Skenderaj, dërgohet me urgjencë në spital
Rreziku nga qentë endacakë është evident tash e sa kohë në vendin tonë, ku një numër i qytetarëve kanë pësuar lëndime si pasojë e sulmeve nga ta. Një rast i ngjashëm ndodhi dje edhe në fshatin Tërnavc të Skenderajt, ku një 13-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjëve të saj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, kanë bërë të ditur se e mitura ka marrë trajtim mjekësor si pasojë e kafshimit nga qeni. Ndërkohë është njoftuar edhe Policia të cilët kanë marrë deklaratat e viktimës dhe nënës së saj, të cilat kanë bërë të ditur se deri te ...
Komentet te Qeni i fqinjëve këput zinxhirin dhe kafshon 13-vjeçaren në Skenderaj, dërgohet me urgjencë në spital Janë të Mbyllura
Pas grevës së organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura me 25 gusht, Inspektorati i Punës së Ministrisë së Financave, Punës e Transfereve, ka kryer një inspektim tek subjekti në fjalë sipas detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali. Gazeta Sinjali, ka siguruar raportin nga Inspektorati i Punës të cilët kanë marrë e shqyrtuar dokumentacionin e BSPK-së dhe kanë konstatuar gjendjen. Sipas raportit, sa i përket mbarëvajtjes së grevës referuar dispozitës së nenit 8 të Ligji për Grevat, u konstatua se BSPK-ja nuk ka informuar punëdhënësit e drejtpërdrejtë të të punësuarve për mbajtjen e grevës. Aty bëhet e ditur se BSPK kanë konsideruar të arsyeshme nisjen e saj vetëm me një njoftim ...
Komentet te Inspektorati i Punës gjen një mal shkeljesh në BSPK për grevën Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në. Në fjalimin e tij në konferencën e Samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, Vuçiç tha se se Serbia ka kontribuuar me aq sa është mundur për ecurinë e çeljes së negociatave për dy vendet. Sakaq ai u shpreh optimist për arritjet dhe synimet e përbashkëta të vendeve që janë bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur. Vuçiç theksoi se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhëniet më të mira që kanë pasur ndonjëherë vendet në histori. “Ky takim është i pari pas çeljes së negociatave së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ...
Komentet te Samiti i “Ballkanit të Hapur”, Vuçiq: Kemi marrëdhëniet më të mira në histori me Shqipërinë Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama nga Beogradi ka shprehur respektin ndaj Aleksandër Vuçiçit për të cilin tha se ka zgjedhur paqen, ndërsa iu referua marrëveshjes Serbi-Kosovë. Rama tha se zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. “Dua ta falenderoj presidentin Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e së njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishin bashkë dhe shumë prodhues të mirënjohur të verërave. Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin me s Serbisë dhe Kosovës. Dita e ...
Komentet te “Marrëveshja me Kosovën, zgjidhje e Open Balkan”, Rama në Beograd: Respekte për Vuçiçin, zgjodhi paqen Janë të Mbyllura
Cristina Fernández de Kirchner, Zëvendëspresidentja e Argjentinës i ka mbijetuar një atentati pasi një person i drejtoi një pistoletë të mbushur në kokë dhe tërhoqi këmbëzën, por arma u bllokua. Cristina Fernández de Kirchner, 69-vjeçe, mbërriti jashtë shtëpisë së saj në Buenos Aires, kur një turmë mbështetësish dolën për ta pritur, ndërkohë që vrasësi i mundshëm doli dhe drejtoi armën drejt saj. Fernando Montiel, një 35-vjeçar brazilian, u kap nga sigurimi dhe u arrestua, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë momentin kur politikanja mbërriti duke buzëqeshur për të përshëndetur mbështetësit dhe nuk dukej se e vuri re armën vetëm disa centimetra larg nga fytyra e saj. ...
Komentet te Tentim vrasje ndaj zv/presidentes së Argjentinës, qytetari i drejton armën në kokë – VIDEO Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.78 euro, ndërsa për benzinë është 1.43 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria për 24 orët e ardhshme zbret për një cent çmimin e naftës dhe benzinës Janë të Mbyllura