Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar dokumentet përkatëse për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Konjufca këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se Vettingu është reformë e domosdoshme. “Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një ...
Komentet te Konjufca pasi pranoi dokumentet për Vettingun: Krijimi i tij është jetik për mbarëvajtjen e shtetit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të gjendjes epidemiologjike në vend, raporton Gazeta Sinjali. Në njoftim bëhet e ditur se nga 360 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 166 persona, teksa kemi 657 raste aktive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohet raporti i MSH-së, 49 raste pozitive me COVID-19 Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur për media së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth Projektligjit për Vetttingun. Kurti tha se bashkë me ministren Haxhiu do të japin informata lidhur me reformën në drejtësi dhe vettingun në sistemin gjyqësor. “Gjatë kësaj jave na tronditi të gjithëve lajmi për krimin që për viktimë kishte vajzën 11-vjeçare. Në raste si këto i humb kuptimi zbatimit të respektimit të drejtave të njeriut, respektimit të ligjit, ndjekjes së krimit, ushtrimit të pozitave të larta shtetërore, që kanë obligim parandalimin, përkatësisht ndjekjen e atyre që kërcënojnë sigurinë, mirëqenien dhe integritetin fizik të qytetarëve. Kur kuptojmë që kryerësi i ...
Komentet te Kurti: Për faktin se dhunuesi i 11-vjeçares ka qenë i lirë nënkupton se drejtësia ka dështuar Janë të Mbyllura
Haxhiu ia kërkon sërish dorëheqjen kryeprokurorit të Prishtinës për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, edhe në konferencën për media që u mbajt sot, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeprokurorit të Prishtinës, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares. Haxhiu tha se po të vepronte Prokuroria me kohë, për rastin e qershorit ku viktimë ishte 11-vjeçarja, të dyshuarit do të arrestoheshin më herët. “Siç e keni parë pas asaj që ka ndodhur ka pasur dy dorëheqje dhe ne urojmë që të ketë edhe të tjera, për faktin që siç e kuptojmë që ka edhe zyrtarë të tjerë që nuk i kanë kryer detyrat e tyre. Unë e kam kërkuar edhe dorëheqjen e kryeprokurorit të Prishtinës. Po të vepronte Prokuroria me kohë, ...
Komentet te Haxhiu ia kërkon sërish dorëheqjen kryeprokurorit të Prishtinës për rastin e dhunimit të 11-vjeçares Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.73 € për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.38€ për litër. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është 76 centë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sa janë sot nafta e benzina, publikohen çmimet për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura
Biseda me pesë vajza të reja, katër prej të cilave të mitura i ka kushtuar të famshmit nga Gjilani, 19-vjeçarit Erdon Muratit, i njohur me emrin ‘Donzi’. Ai ra në prangat e Policisë si pasojë e fjalorit degradues me të miturat gjatë komunikimit të tij ‘live’ në disa faqe në internet. Ndaj tij, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, me arsyetimin se nëse lihet i lirë ai mund ta përsërisë veprën dhe mund të ndikojë në dëshmitarët e rastit, duk përfshirë edhe babain e tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjali nga Prokuroria kanë dhënë disa detaje nga dosja ndaj të dyshuarit Murati, që po hetohet për veprën penale “Degardimi ...
Komentet te Dosja kundër ‘Donzit’: Biseda me të miturat që e futi në sherr me shtetin, rrezikon të dënohet me burg – Sinjali Janë të Mbyllura
Më së shumti, plot 8 mijë e 336 euro i kanë takuar Saranda Bogujevcit, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më së paku ka përfituar Vasfije Blair, vetëm 834 euro. 59-të deputetët e pushtetit të Albin Kurtit – për pjesëmarrjen në seanca, komisione, për rrugën që e bëjnë deri në Kuvend, për udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin – i kanë marrë 222 mijë e 402 euro, vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit. Për këto kategori, më së shumti, plot 8 mijë e 336 euro i kanë takuar Saranda Bogujevcit, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa më së paku ka ...
Komentet te Për gjashtë muaj – 59 deputetët e pushtetit antigrevë morën 222 mijë € shtesa për seanca, mëditje, akomodim… Janë të Mbyllura
Imami kosovar, Labinot Maliqi, ka njoftuar se është kërcënuar, pas deklaratës së tij për rëndësinë jetike që ka prania dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maliqi ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur pasi në faqen e tij ka ripublikuar një pjesë nga një intervistë televizive, ku më pas një person me emrin Xhengiz Ameti, që dyshohet se është shtetas i Maqedonisë së Veriut, e ka kërcënuar atë me fjalët ‘Çka e paske qafen për thikë”. Maliqi ka deklaruar se rastin tashmë e ka denoncuar në Polici, teksa ka bërë thirrje tek organet ...
Komentet te “Çka e paske qafen për thikë”/ Kërcënohet imami Maliqi pasi lavdëroi SHBA-në Janë të Mbyllura
Pas prezantimit të pakos së fundit nga Qeveria e Kosovës, prej 150 milion euro, për përballje me inflacionin ka reaguar afaristi Nehat Devolli, i cili ka dhënë një propozim për një pako ekonomike që mund të shërbejë si ide për pakot e ardhshme. Devolli thotë se “kjo pako ekonomike duhet të orientohet drejt granteve për bizneset aktive dhe startup-et në Kosovë në mënyrë që t’i japë shtysë ekonomisë sonë”. “Disbursimi i tyre do të duhej të kalonte përmes bankave komerciale në Kosovë, duke respektuar kriteret që ato aplikojnë me rastin e dhënies së kredive dhe ekspertizën që ato posedojnë në vlerësimin e biznes planeve dhe projekteve të ndryshme investive (kujtojmë ...
Komentet te Afaristi Nehat Devolli ka një propozim për pako ekonomike Janë të Mbyllura
Akuzave të kryeministrit Albin Kurti, se sistemi i dobët arsimor po prodhon analfabetë funksionalë e jo kuadro të mira, i është kundër përgjigjur kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, raporton Gazeta Sinjali. Rrahman Jasharaj, tha se nëse prodhohen 67 për qind analfabetë në shkollat tona, ato duhet mbyllur, sepse sipas tij, nuk na duhen. “Nuk di prej nga këto të dhëna që nuk janë të sakta, ka pak nxënës dy a tre të dobët, por të tjerët janë të mirë e të shkëlqyeshëm”, tha Jasharaj. Kryesindikalisti i SBAShK-ut, shtoi se nëse ka një cilësi të tillë, SBASHK-u nuk ndihet fajtor, sepse nuk i punësojnë mësuesit e profesorët e as nuk i ...
Komentet te Jasharaj i kundërpërgjigjet Kurtit/ Nëse 67 për qind dalin analfabetë në shkolla, ato duhet mbyllur Janë të Mbyllura