Ermal Osmani, asamblisti i VV-së në Asamblenë Komunale në Prishtinë ka bërë një status në profile e tij në Facebook rreth ngjarjes që ka ndodhur në shkollën “Ismail Qemaili në Prishtinë. Sot në këtë shkollë është sulmuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Përmes këtij statusi, asamblisti Osmani ka drejtuar akuza ndaj drejtorisë së arsimit. Sipas tij, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë që udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është përgjegjëse për këtë rast. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Asamblisti i VV-së s’e denoncon dhunën, por fajëson PDK-në për incidentin në shkollë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kandidati për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arbër Vokrri, ka njoftuar se është tërhequr nga kjo garë, raporton Sinjali. Këtë ai e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook. Vokrri tha se po tërhiqet nga kjo garë për të eliminuar përçarjen brenda kësaj partie. “Në këshillim me aktivistët u pajtuam se jemi në një kohë kur duhet evituar mundësia e përçarjeve dhe e polarizimeve si dhe kur duhet shmangur çfarëdo fushate eventuale negative e cila s’ka ndodhur më herët e s’bën të ndodhë as tani. Në këtë frymë unë e takova edhe kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të cilin njihemi e bashkëpunojmë qe më tepër se ...
Komentet te “Për të eliminuar përçarjen brenda partisë”, tërhiqet nga gara kandidati për kryetar të VV-së në Prishtinë Janë të Mbyllura
Një rast i rëndë ka ndodhur në një familje në Vushtrri, të dielën në orët e mbrëmjes. Familjari i tyre nga Kanda, humbi jetën në QKUK, pasi u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i ndjeri ishte gjetur në fshatin Milloshevë të Obiliqit, bashkë me gruan e tij dhe në gjendje të keqe ishte dërguar në QKMF-në e Obiliqit, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare. Por në orët e mbrëmjes, përkundër intervenimit të mjekëve, viktima nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka vdekur në QKUK. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia dhe kanë njoftuar se ...
Komentet te E dhimbshme: Mërgimtarit i përkeqësohet gjendja në mes të rrugës, humb jetën në QKUK Janë të Mbyllura
Aktivistë për të drejtat e grave e kanë ndërprerë konferencën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku fliste kryesuesi Albert Zogaj, raporton Sinjali. Paraprakisht, Zogaj po fliste për rastet e dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, me theks të veçantë për rastin e fundit të dhunimit të 11-vjeçares në dy raste, nga 11 persona. “Këshilli dëshiron me i diskutu disa çështje, qasja e ministrisë në statistika, rasti i të miturës, vetting. Është e pavërtetë që KGJk e ka penguar në statistika. Siç është e njohur, KGJK ka marrë numër të madh të nismave në rrjetin e transparencës. Ky rast nuk ka qenë asnjëherë në Gjykatë. Njëri nga 11 të pandehurit është ...
Komentet te Kryesuesi i KGJK-së ndërprehet nga aktivistët: Shkarkoni gjyqtarët që s’i mbrojtën gratë Janë të Mbyllura
Pas një debati të ashpër ndërmjet mësimdhënëseve dhe kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ata kanë tentuar ta sulmojnë këtë të fundit. Disa mësues kanë deklaruar kundër grevës dhe pikërisht këtu ka filluar përplasja edhe verbale derisa Këshillin Grevist ishin duke e lëshuar klasën nga shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë. Një i moshuar që u deklarua si mësues, shihet teksa e pret Jasharajn tek dera derisa i drejtohet me fjalët “oh armik, oh armik” reagimet kanë qenë të menjëhershme “qysh more me na sulmu mësuesin”, dëgjohet duke i thënë njëri prej tyre personit që deshi ta sulmojë Jasharajn. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dikush i vërsulet Rrahman Jasharajt, tenton ta sulmojë Janë të Mbyllura
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin publik se sot ka ekzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore. Përkundër afatit shtesë, disa organizata buxhetore as deri në ditën e sotme nuk kanë bërë përditësimin e listave për të reflektuar kompensimin e saktë për orët dhe ditët e punuara, gjë që ka ndikuar në vonesë të ekzekutimit të pagave edhe për ata që kanë punuar, gjë për të cilën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve shpreh keqardhje të thellë. Bazuar në Ligjin për Greva, kontrata e punonjësve që janë në grevë duhet të pezullohen, përfshirë edhe të drejtën e pagesës për aq kohë sa punonjësi qëndron në ...
Komentet te Lajm i mirë/ Ministria e Financave ekzekuton pagat Janë të Mbyllura
E mitura që dyshohet se u dhunua në muajin qershor, ishte intervistuar nga Prokurori i rastit pas 16 ditësh, prej kur ishte denoncuar rasti, më 21 qershor, raporton Gazeta Sinjali. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, tha se Prokurori e ka dëgjuar të miturën më 7 korrik, pasi deri atë ditë nuk është siguruar psikologia. “Rasti është paraqitur më 21 qershor, derisa më 7 korrik të këtij viti, Prokurori ka dëgjuar të dëmtuarën në Prokurori. Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve të angazhuar në Prokurori, nuk e ka intervistuar. Pra ka marrë kohë derisa është siguruar psikologia. Prokurori nuk ka pasur mundësi ta intervistojë pa prezencën e ...
Komentet te 11-vjeçarja e dhunuar u intervistua pas 16 ditësh për shkak të mungesës së psikologut Janë të Mbyllura
Shiu që nuk është ndaluar nga pasditja, ka bllokuar rrugët e qyteteve në Kosovë. Një sinjalizues ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku rruga nga fshati Sllatinë në drejtim të Fushë Kosovës është e mbushur me ujë, gjë që ka shkatuar edhe kolona të gjata të veturave. Kjo nuk është hera e parë që rrugët bllokohen pas reshjeve të shiut, gjë që shkakton edhe ngecje të komunikacionit dhe krijim të kolonave të automjeteve. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te VIDEO/Reshjet e vazhdushme të shiut krijojnë kolonë kilometershe në hyrje të Fushë Kosovës Janë të Mbyllura
Kanë kaluar gati gashtë muaj nga data kur Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ende nuk e ka bërë dekretimin e tij. Zyra e Presidentes e ka pranuar propozimin e Këshillit Prokurorial më 8 prill 2022, vetëm dy ditë pas nominimit të tij. E ndonëse e ka obligim ligjor dekretimin e kryeprokurorit, Vjosa Osmani po e zvarrit këtë çështje deri në pafundësi. Përveç afatit ligjor prej 60 ditësh për dekretimin e prokurorëve, presidentja Osmani nuk ka ndonjë afat kushtetues dhe ligjor për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Megjithatë, për dallim nga Osmani, ish-presidentja Atifete Jahjaga e kishte ...
Komentet te Pozita e Kryeprokurit të Shtetit dhe rrezikshmëria që presidentja Osmani të përfundojë në Kushtetuese Janë të Mbyllura
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i ka ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit që nga nesër, (e hënë, 5 shtator), t’i kthehen punës, duke filluar vitin e ri shkollor. “Duke e marrë me seriozitet obligimin tonë për realizimin e plotë të së drejtës për arsim, por edhe përmirësimin e kushteve dhe kompensimin e mesimdhënësve, kërkojmë nga të gjitha palët e përfshira, që të rishikojnë dhe balancojnë interesat dhe t’i kthehen që nesër procesit mësimor”, ka thënë MASHTI. Sipas kësaj ministrie, në kushte të tilla, pezullimi i mëtutjeshëm i procesit mësimor paraqet shqetësim serioz dhe veprim me pasoja afatgjate për nxënësit e të gjitha grupmoshave. “Humbja e ...
Komentet te MAShTI bën thirrje që mësimdhënësit t’i kthehen nesër punës Janë të Mbyllura