Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur të premten në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, ku disa të rinj dyshohet se shkaktuan një aksident trafiku me qëllim të përfitimit, raporton Gazeta Sinjali. Problematikët e Ferizajt u zbuluan nga Policia posa një patrullë doli në vendin e ngjarjes dhe u kuptua se aksidenti është shkaktuar qëllimisht. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 3 persona, të moshave 29, 20 dhe 22-vjeçare, të cilët tashmë janë arrestuar dhe po mbahen në ndalim. Sinjali mëson se fillimisht Policia ishte njoftuar për një aksident mes dy veturave, për çka një njësi patrulluese doli në vendin e ngjarjes dhe më ...
Komentet te Problematikët e Ferizajt shkaktojnë aksident qëllimshëm për të përfituar nga sigurimi Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se Forcave të Sigurisë së Kosovës u janë shtuar specialistët e parë për sulme ajrore. “Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugës së zbulimit. Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj në facebook. Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje e thellë për Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi dhe gjithë mbështetjen e dhënë për mbi një dekadë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te FSK-ja bëhet me specialistë për sulme ajrore Janë të Mbyllura
Mësimdhënësit në Kosovë do të vazhdojnë grevën në afat të pacaktuar deri në plotësimin e kërkesave, ka thënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj. Jasharaj ka folur për akuzat e rënda të anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, për të cilin thotë se i kanë shkaktuar madje edhe telashe shëndetësore. Jasharaj ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti, për të cilën thotë se po mundohet t’i përçajë sindikatat. “Kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij kanë një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave. Në vend të dialogut fillimisht kanë zgjedhur deklarata që ‘ky nuk e meriton’ e këso deklarata tjera. Janë përzier në ...
Komentet te Rrahman Jasharaj pas deklaratës së Elvis Hoxhës: Isha i alivanosur dhe për një kohë nuk kam pasur vetëdije Janë të Mbyllura
Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë. Nga pamjet e publikuara, shihet se vetura e ka goditur një shtyllë elektrike. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo vetëm dëme materiale nga ky vetaksident. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetaksident në Prishtinë, një person e godet me veturë shtyllën elektrike Janë të Mbyllura
Në pallatin presidencial të Serbisë ka filluar mbledhja e këshillit të sigurisë kombëtare të Serbisë, që kryesohet nga kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq. Siç është raportuar, në këtë seancë do të diskutohet për Kosovën, mbajtjen e “europride 2022”, çështjet e sigurisë kibernetike dhe për sektorin e energjisë, shkruan RTV. Në këtë seancë po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ministri i Financave, Sinisa Mali, drejtori i BIA-s, Bratislav Gashiq, Nebojsha Stefanoviq, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Milan Mojsiloviq, dhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” Petar Petkovic. Pas kësaj mbledhje, Vuçiq do të flasë në një konferencë për media. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vuçiq mbledh këshillin e sigurisë, do të flasin për Kosovën Janë të Mbyllura
Familja e kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është e shqetësuar për sigurinë e tij. Këtë frikë, motrës së tij, Zenije Jasharaj-Rugovës, ia shkaktuan reagimet e fundit kundër kryesindikalistit të arsimit, që ka organizuar grevë që nga 25 gushti. Kjo ndjenjë e familjes Jasharaj u shtua nga sulmi që ndaj Rrahmanit ndodhi ditë më parë në një shkollë të Prishtinës. Në këso rrethana acaruese, këta duan një takim mes kreut të sindikatës e kryeministrit Albin Kurti. Me këtë të fundit kanë edhe një histori, meqë Ukshin Jasharaj thotë se me vëllanë Rrahmanin e kishin shpëtuar nga një arrestim në Pejë. E motra ka edhe një porosi për Rrahman Jasharajn, që ta ...
Komentet te Motra e vëllai i Rrahman Jasharajt në frikë se mos po i ndodh diçka Janë të Mbyllura
Një tren mallrash dhe udhëtarësh u përplasën në afërsi të Novskës së Kroacisë. Dyshohet se ka shumë të lënduar, shkruan index.hr. Siç mëson jozyrtarisht mediumi kroat, treni i pasagjerëve ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur një tren mallrash, i cili ishte i ndalur. Sipas informacioneve të para, kanë mbetur të vdekur makinisti dhe konduktori. “Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajiqit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton media kroate, Index.hr. Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka ...
Komentet te Ngjarje e rëndë në Kroaci: Dy trena përplasen mes vete, raportohet për të paktën tre të vdekur dhe shumë të lënduar Janë të Mbyllura
Për takimet e sotme në Prishtinë e Beograd, me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, ka lëshuar një njoftim të shkurtër edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajçak, së bashku me këshilltarët e caktuar nga Presidenti francez, Emanuel Macron dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, kanë qëndruar së pari në Prishtinë, për të udhëtuar drejt Beogradit në orët e pasdites. Në njoftimin e tij, Lajçak nuk ka dhënë shumë informacione, por ka thënë se takimet janë karakterizuar nga diskutime të thella për të gjetur opsione drejt progresit në dialog. “Sot, së bashku me këshilltarët e lartë të presidentit francez dhe kanelarit gjerman, kam zhvilluar diskutime të ...
Komentet te Lajçak tregon si shkuan takimet me Kurtin e Vuçiqin Janë të Mbyllura
Dejona Mihali e VV-së nga Shqipëria ka bërë një kërcënim të hapur publik për grevën në Kosovë në stilin e një lideri të ashpër autoritar. Cila është fuqia e znj. Mihali brenda subjektit më të fuqishëm ndonjëherë në Kosovë? Nëse shohim profilin e znj. Mihali në Facebook, ajo nuk ndjell idenë e njeriut të pushtetshëm, aq sa mund ta ndjell – ta zëmë – profili i rremë Çerçiz Topulli. Por, matanë aktivitetit publik që nuk është i shtuar, ajo del të ketë pushtet të madh brenda partisë me pushtetin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Së fundi, nga burime të saj Nacionale ka mësuar që znj. Mihali është ...
Komentet te Kadri Veseli i VV-së? Kush është Dejona Mihali, e pushtetshmja që thuhet se po merret me ‘eliminime politike’ Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 19-vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë, pasi që kishte konsumuar sasi të tepruar të barnave. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë është njoftuar edhe Policia, të cilët pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë tentuar të marrin dëshminë e viktimës, por ajo nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet. Të njëjtit ...
Komentet te E trishtë: 19-vjeçarja nga Ferizaj tenton t’i japë fund jetës pas një zënke me vjehrrën e saj Janë të Mbyllura