Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Me këtë metodë japoneze do të kurseni sa më shumë para çdo muaj

Lajme
Të gjithëve u ka ndodhur që të mbeten trokë ende pa përfunduar muaji. Ekziston një metodë japoneze që ndihmon me menaxhimin e financave. E quajtur Kakeibo, përkthehet si “libri financiar i familjes”. Është shpikur në vitin 1904 nga një grua e quajtur Hani Motoko ( gazetarja e parë në Japoni). Ajo që e veçon kakeibo-n, megjithatë, është se ajo nuk përfshin ndonjë softuer buxhetor, aplikacion ose Excel. Ngjashëm me ditarin e pikave, kjo metodë thekson rëndësinë e shkrimit fizik të gjërave – si një mënyrë medituese për të përpunuar dhe vëzhguar zakonet tuaja të shpenzimeve. Kjo metodë premton të kursejë çdo muaj 35% të pagës dhe shumë para në vit. ...
Komentet te Me këtë metodë japoneze do të kurseni sa më shumë para çdo muaj Janë të Mbyllura

Pas TIMS, sulmohet dhe faqja e Policisë së Shtetit, reagon Ministria e Brendshme

Lajme
Ministria e Brendshme ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS dhe ndaj sistemeve të ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit. Sipas ministrisë, nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë, pra nga Irani. “Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. “- shkruan Ministria Ministria bën me dije se shumë shpejt sistemi ...
Komentet te Pas TIMS, sulmohet dhe faqja e Policisë së Shtetit, reagon Ministria e Brendshme Janë të Mbyllura

Hoti me propozim për Qeverinë se si të përballen me inflacionin

Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se pakoja për përballje me inflacionin është e vonuar dhe jo adekuate. Zgjidhja sipas tij mbetet indeksimi i pagave, pensioneve, asistencës sociale dhe subvencioneve për normën e inflacionit. “Pakoja për përballje me inflacionin që u propozuar nga Qeveria, e cila parasheh mbështetje të njëhershme për familje, do të kishte kuptim në kohën e pandemisë, kur familjet kishin nevojë për mbështetje të njëhershme për të përballuar rënien e të ardhurave gjatë muajve të mbylljes totale”. “Tani është e qartë se rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe për disa muaj. Me gjasë, pas një kohe çmimet do të stabilizohen në nivele të larta. Prandaj, ...
Komentet te Hoti me propozim për Qeverinë se si të përballen me inflacionin Janë të Mbyllura

“Dola pak në patrullim kah Ujmani”, Labinot Tahiri tallet me Xhelal Sveçlën (Video)

Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, është tallur me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, përmes një video në Facebook. “Qetu dola pak në patrullim kah  Ujmani, gjithçka po duket në rregull”, ka shkruar Tahiri, duke sqaruar më poshtë se po bën shaka, meqë ndodhet në Dubrovnik. Ndryshe, para dy ditësh, Ministri Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. “Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës ...
Komentet te “Dola pak në patrullim kah Ujmani”, Labinot Tahiri tallet me Xhelal Sveçlën (Video) Janë të Mbyllura

Sulmohen sërish faqet e shtetit: Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit jashtë funksionit

Lajme
Cak i një sulmi kibernetik nga grupi i ashtëqujatur Anon Atreus sot janë disa faqe të tjera të institucioneve shtetërore. Jashtë funksionit për momentin janë faqja zyrtare e Policisë së Kosovës, dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit. Sulmet kibernetike ndaj këtyre dy instituciomeve i ka konfirmuar vetë grupi Anon Atreus. “Në mbështetje të lëvizjes feministe, sot po sulmojmë policinë, prokurorinë dhe gjykatën! (sulmet kibernetike, jo fizike)”, thuhet në njoftimin e Anon Atreus, përcjell mediave të Kosovës, dhe e-mail-ve zyrtarë të institucioneve shtetërore. “Kujtesa për qeverinë: liria e fesë dhe liria e shprehjes janë të drejta të njeriut”. Faqet e institucioneve të Kosovës janë sulmuar edhe ditë më pare, duke qenë ...
Komentet te Sulmohen sërish faqet e shtetit: Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës dhe ajo e Prokurorisë së Shtetit jashtë funksionit Janë të Mbyllura

Edhe pse e paraparë me ligj që nga 2004, ende nuk është themeluar Policia Gjyqësore

Lajme
Ishte paraparë edhe me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës që nga viti 2004, por fatkeqësisht ende nuk është themeluar Policia Gjyqësore, edhe përkundër se zyrtarët e  prokurorive e gjykatave tash rreth dy dekada e kërkojnë krijimin e saj për t’i ndihmuar gjyqësorit. Deri tash nuk ka pasur veprime konkrete, raporton Gazeta Sinjali. Mos formimi i saj tash rreth dy dekada nga asnjëra nga qeveritë paraprake, është një mungesë mjaft e madhe për gjyqësorin, ngase siç parashihet me KPK  në bashkëpunim dhe në mbikëqyrjen e prokurorit duhet tii kryej një pjesë mjaft të madhe të hetimeve. Nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë theksojnë për Gazetën Sinjali, se në kuadër ...
Komentet te Edhe pse e paraparë me ligj që nga 2004, ende nuk është themeluar Policia Gjyqësore Janë të Mbyllura

Ish-kryeministri Mustafa: Është koha optimale për marrëveshje finale, Kurti të angazhojë ekip të përgatitur

Lajme
Ish-kryeministri, Isa Mustafa thotë se në këtë fazë është koha optimale për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Mustafa në një prononcim për Ekonomia Online, shton se kryeministri Albin Kurti nëse ka gatishmëri e a mundësinë që të krijojë një ekip për këtë çështje, madje thotë se i ka votat e mjaftueshme në Kuvend. Sipas ish-kreut të LDK-së, Kurti duket se e ka edhe përkrahjen e opozitës në këtë proces dhe mund të ec përpara me marrëveshjen finale. Mustafa thonë se nuk e di nëse në këtë fazë të dialogut është biseduar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por kërkon që të insistohet në marrëveshjen finale. “Sigurisht se mundet ...
Komentet te Ish-kryeministri Mustafa: Është koha optimale për marrëveshje finale, Kurti të angazhojë ekip të përgatitur Janë të Mbyllura

Charles III shpallet zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Rajoni dhe Bota
Charles III është shpallur mbret i Mbretërisë së Bashkuar në një ceremoni në Pallatin St James. Charles u bë mbret menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, por një takim historik konfirmoi zyrtarisht rolin e tij të shtunën, shkruan BBC. Këshilli i Aderimit, një organ i përbërë nga politikanë të lartë, gjyqtarë dhe zyrtarë, e shpalli atë si monark në Apartamentet Shtetërore. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Charles III shpallet zyrtarisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar Janë të Mbyllura

Vuçiq për kthimin e targave në RKS: Me gjithë propagandën dhe gënjeshtrat e Kurtit, nuk gjetën njeri

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, pas mbledhjes që ka pasur sot me këshillin e sigurisë të Serbisë ka folur edhe për çështjen e targave. Ai ka treguar se është duke e vëzhguar një proces të tillë, duke dhënë detaje me orë dhe datë. Siç ka treguar Vuçiq “deri në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrim të targave, njëri në veri dhe tjetri në jug”, shkruan N1. Vuçiq ka thënë se personi që jeton në pjesën veriore dhe që ka ndërruar targat “është pjesë e institucioneve shqiptare”. Ai ka shtuar tutje se serbët s’janë të interesuar që t’i ndërrojnë targat. “Me gjithë propagandën dhe gënjeshtrat ...
Komentet te Vuçiq për kthimin e targave në RKS: Me gjithë propagandën dhe gënjeshtrat e Kurtit, nuk gjetën njeri Janë të Mbyllura

Flasin nga SBAShK-u për Sinjalin: S’ka asnjë marrëveshje, nuk dorëzohemi në kërkesat tona

Lajme
Takimi i ditës së djeshme në mes të SBAShK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, nuk prodhoi rezultat. Deklaratat pas takimit ishin se dyja palët janë duke punuar që të arrijnë një marrëveshje, që do të shënonte përfundimin e grevës dhe fillimin e procesit mësimor. Negociatori i SBAShK-ut, njëherit edhe kryetari, Rrahman Jasharaj pas takimit tha se nëse qeveria ndryshon qëndrime, gjatë këtyre dy ditëve mund të kemi lajme të mira. Sinjali ka raportuar mbrëmë se një takim tjetër do të zhvillohet gjatë ditës së sotme, mes krerëve të SBAShK-ut, ministrises së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Përmes burimeve brenda SBAShK-ut, takimi është i konfirmuar se do të ...
Komentet te Flasin nga SBAShK-u për Sinjalin: S’ka asnjë marrëveshje, nuk dorëzohemi në kërkesat tona Janë të Mbyllura