Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

LDK kërkon dorëheqjen e Latifit: Kosova po përballet me pandeminë e paaftësisë së MSH-së

Lajme
Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot konferencë, ku ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin e punëtorëve shëndetësorë, e ne veçanti për ikjen e anesteziologëve, raporton Sinjali. Hyseni alarmoi se listat do të zgjaten me vetëm 48 mjekë anesteziologë, të cilët do të stërngarkohen. Madje ai ironizoi se është shfaqur një pandemi e re, të cilën e quajti si pandemia e paaftësisë së MSH-së. “Pandemia e re, ose ndryshe pandemia e paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë. Paaftësia po i lë qytetarët pa shërbime, e profesionistët shëndetësorë po i trajton me lëshomë. Javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1 mijë profesionistëve shëndetësorë. Rasti i anesteziologëve, ...
Komentet te LDK kërkon dorëheqjen e Latifit: Kosova po përballet me pandeminë e paaftësisë së MSH-së Janë të Mbyllura

Tahiri: Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka obligim për t’i takuar sindikatat. Ai ka postuar një video të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili i kishte takuar protestuesit të cilët protestonin para qeverisë. Prandaj sipas tij, ndërprerjen e grevës kryeministri e ka në dorë. Postimi i plotë: Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit. Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe ...
Komentet te Tahiri: Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë Janë të Mbyllura

Ndodh fenomeni i rrallë në Shëngjin, “dy dete” që nuk bashkohen (Video)

Shqipëri
Një fenomen i rrallë por jo i padëgjuar ka ndodhur sot në bregdetin e Shëngjini, ku duket se ujërat në të ndahen si me “thikë”. Në video duken dy ngjyra të ndryshme të detit përballë Shëngjinit. Në njërën anë është kaltërsia e këtij plazhi të bukur dhe në anën tjetër ngjyra gri që ngjan me rrjedhën e përrenjve. Kjo nuk është aspak rastësi, por një moment pas reshjeve intensive të shiut që ranë 24 orë më parë. Balta dhe uji i turbullt dhe me mbeturina përfunduan në det me rritjen e nivelit të lumenjve nga prurjet e përrenjve malore. Uji u turbullua në një distance të madhe nga bregu dhe ...
Komentet te Ndodh fenomeni i rrallë në Shëngjin, “dy dete” që nuk bashkohen (Video) Janë të Mbyllura

MSH publikon raportin e rasteve të reja me COVID-19

Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 6 raste të reja pozitive me CVODI-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj kohe, janë shëruar edhe 72 qytetarë, teksa kemi edhe 241 raste aktive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te MSH publikon raportin e rasteve të reja me COVID-19 Janë të Mbyllura

Burri kërcënon me vrasje ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në Prizren: Kam me ju vra e me ju kallë

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, e shumë herë edhe nga ish-bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, duke e kërcënuar me vrasje. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar të dyshuarin, pasi u përball me të derisa ishte për vizite të familjarët e saj. Aty, sipas informacioneve të ...
Komentet te Burri kërcënon me vrasje ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në Prizren: Kam me ju vra e me ju kallë Janë të Mbyllura

Fushë Kosovë: Policia zbarkon në shtëpinë e të dënuarit me burgim, e gjen të fshehur në dollap

Lajme
Personat e kërkuar nga Policia shfrytëzojnë rrugë e metoda nga më të ndryshimet për t’iu shpëtuar prangave. Ikjet me veturë, ndërrimi i të dhënave, maskimi e lëvizjet nëpër pjesë ku s’ka fort qarkullim, janë vetëm disa prej tyre. Por një mënyrë pak më ndryshe e ka zgjedhur në person që po kërkohej tash e një kohë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari është gjetur nga Policia i fshehur në dollapin e dhomës, në banesën e tij, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë. Deri te arrestimi i tij erdhi pasi Policia mori informacionin se i njëjti ...
Komentet te Fushë Kosovë: Policia zbarkon në shtëpinë e të dënuarit me burgim, e gjen të fshehur në dollap Janë të Mbyllura

Një Mbretëri në zi, tjetra në festë

Lajme
Ndërkohë që Mbretëria e Britanisë së Madhe ndodhet në zi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, një tjetër oborr mbretëror në Evropë është në festë. Bëhet fjalë për Mbretërinë e Belgjikës, ku princesha Maria Laura lidhi kurorë me bashkëshortin e saj britanik, në një ceremoni fetare që u mbajt në katedralen e Brukselit, dhe që nuk u ndal as nga shiu. Më herët, princesha 33 vjeçare dhe bashkëshorti i saj bankier William Isvy kishin zhvilluar ceremoninë civile, për të vajtur me pas në Katedralen e Shën Mishelit. Mbesa e Mbretit Filip dhe Mbretëreshës Maathilde u shoqërua në altar nga babai i saj Princi Lorenz. Nisja ishte e veshur me një ...
Komentet te Një Mbretëri në zi, tjetra në festë Janë të Mbyllura

Sulmet e 11 shtatorit në ShBA, Osmani e Kurti bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton”

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe zëvendës ambasadorja e ShBA-së, Alyson Grunder, do të bëjnë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në ShBA. Homazhet do të zhvillohen në orën 10:00. Sot mbushen 21 vjet nga rrëmbimi i katër avionëve të pasagjerëve nga terroristët islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne. Aeroplani i parë goditi Kullën Veriore në orën 08:46 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa aeroplani i dytë goditi Kullën Jugore në 09:03 të mëngjesit sipas kokës lokale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sulmet e 11 shtatorit në ShBA, Osmani e Kurti bëjnë homazhe te memoriali “Kosova kujton” Janë të Mbyllura

Tradita e çuditshme, bletët mbretërore njoftohen për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II

Rajoni dhe Bota
Një traditë e çuditshme e lashtë kërkon që bletërritësi mbretëror t’u thotë bletëve të pallatit se Mbretëresha ka vdekur. Me pëshpërima, insektet janë informuar se kanë një mjeshtër të ri, Mbretin Charles III. Lajmi i hidhur iu dha bletëve në koshere në tokat e Pallatit Buckingham dhe Clarence House. John Chapple, 79 vjeç, bletërritësi zyrtar i pallatit, bëri udhëtimin prekës drejt vendeve ku janë kosheret, të premten pas lajmit për vdekjen e Mbretëreshës. Më pas, shirita të zinj u lidhën me harqe në kosheret, ku jetojnë mijëra bletë. Rituali vazhdoi me duke u thënë bletëve se Mbretëresha kishte vdekur dhe një mjeshtër i ri tani do të ishte në krye. Më ...
Komentet te Tradita e çuditshme, bletët mbretërore njoftohen për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II Janë të Mbyllura

“Te Pishat” në Sllatinë alarmon prindërit që të mos u largohen fëmijëve: Një vajzë 8-vjeçare u ngacmua nga një burrë

Lajme
Parku Rekreativ “Te Pishat” në Sllatinë ka njoftuar se një vajzë 8-vjeçare është provuar të joshet nga një burrë i moshës së mesme mbrëmjen e së premtes. Sipas njoftimit në Facebook, rastin e ka lajmëruar prindi i vajzës. Gjithmonë sipas njoftimit nga ky park dhe rrëfimi i prindit, personi i panjohur ishte fshehur afër një makine dhe i ka bërë thirrje tetëvjeçares “a po vjen shëtisim në Pisha”. “Fëmija ka qenë 10 metra larg prindit dhe me vrap ka shkuar t’i tregojë se një ‘axh më tha hajde shëtisim por unë nuk e njoha e as nuk është shok i babait”, thuhet më tej në njoftim. “Te Pishat” u ka ...
Komentet te “Te Pishat” në Sllatinë alarmon prindërit që të mos u largohen fëmijëve: Një vajzë 8-vjeçare u ngacmua nga një burrë Janë të Mbyllura