Për herë të parë, sonte janë publikur pamjet e fundit të Ervis Martinajt, njeriut të shumëkërkuar në Shqipëri që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij. Siç shihet në pamjet e publikuara gjatë emisionit ”Në Shënjestër” në News24, Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit. Në këto pamje ai dallohet teksa është në praninë e të dashurës së tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami i cili tashmë ndodhet i ndaluar nga grupi hetues, që po merret me zbardhjen e së vërtetës së zhdukjes ...
Komentet te Afër hotelit me të dashurën, publikohen për herë të parë pamjet e fundit të Ervis Martinajt (Video) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që si kryesuese të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Infrakosit, ta zgjedhë Edona Nahin, e cila ka dalë të jetë përkrahëse e kryeministrit, Albin Kurti. Në arsyetimin e Qeverisë thuhet se emërimi i saj vjen pas dorëheqjes së ish-kryesuesit, Dukagjin Kastrati. “Arsyeja e emërimit të Kryesuesit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të NP, Infrakos Sh.A bëet pas dorëheqjes së ish-kryesuesit z.Dukagjin Kastrati i emëruar Kryesues i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në NP Infrakos Sh.A me Vendim Nr.17/92 të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 10 gusht 2022. Emërimi i pasueses në cilësinë e Kryesueses së Bordit bëhet për arsye të ...
Komentet te Shpërblehet edhe një përkrahëse e pushtetit: Edona Nahi zgjidhet kryesuese e Bordit të Infrakosit Janë të Mbyllura
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka bërë të ditur se për shkak të një trajtimi mjekësor, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se angazhimin publik për Kosovën do ta vazhdojë në ShBA. “Sidoqoftë ashtu si edhe deri më sot, unë do të vazhdoj angazhimin publik për Kosovën në ShBA, sidomos në Kongresin Amerikan. Si rezultat i këtij angazhimi besoj që së shpejt do të shihen të arriturat e para. Kam besimin e plotë që së bashku me miq, njerëz të vullnetit të mirë, punëtorë e vizionarë, kauza e fitores së drejtësisë në Kosovë do të triumfojë”, shkroi ajo. Sipas listës së ...
Komentet te Ish-kandidati për president pritet ta zëvendësojë Vasfije Krasniqin në Kuvend Janë të Mbyllura
Nga qeveria kanë deklaruar se mbesin të përkushtuar për dialog dhe presin reagimin pasues nga Këshilli Grevist i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Kjo deklaratë vjen pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti sot bahkë me drejtoreshën Evropiane të ETUCE, Sussan Flocky, lidhur me grevën që është duke u mbajtur në arsim. “Nisur nga kjo e në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për mësimdhënësit, Kurti e informoi Flocken se Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim sivjet për 12%. Po ashtu e njoftoi për Pakon për Përballjen me Inflacionin, në vlerë prej 150 milionë euro, e cila ofron mbështetje financiare për punëtorët e sektorit publik, përfshirë ...
Komentet te “Doli dhe tha greva vazhdon”/ Kurti i ankohet kryesindikalistes evropiane për Jasharajn Janë të Mbyllura
Janë publikuar pamjet e përplasjes që deputeti i VV-së, Dimal Basha ka pasur me kreun e e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj pasi ai lëshoi mbledhjen e Komisionit për Arsim Basha në pamje shihet duke e sulmuar Jasharajn me fjalët “i ke marrë fëmijët peng për 50 euro”. Ndërkohë, derisa Jasharaj i kërkon të mos e ngris zërin, Basha i kthehet me shprehjen “Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”. “I ke marrë fëmijët peng për 50 euro. Je i pasinqerët në kërkesat e tua. Pse i don ti 100 euro. Dinjitetin e ke kthy në pare. A ke punu para luftës pa pare, tash për 50 euro i ke marrë ...
Komentet te “I ke marrë fëmijët peng për 50 euro, po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”, Dimal Basha sulmon verbalisht Jasharajn në korridoret e Kuvendit Janë të Mbyllura
‘O kaq, o nuk shkoj në punë’/ Kurti kërkon ndërprerjen e grevës, akuzon SBASHK-un se po bën shantazh
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar sërish që të ndërpritet greva e mësimdhënësve, raporton Gazeta Sinjali. Kurti në Samitin Digjital që po mbahet në Prishtinë, tha para mediave se duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë, teksa ka akuzuar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se po bëjnë shantazh. “Me sindikatat evropiane kam një takim pasdite. Për ata që nuk më kanë dëgjuar po e përsëris se kompensimi me 50 euro bëhet për t’u përballur me inflacionin e jo si zëvendësim për projektligjin për paga. Zgjidhja më e dobishme është që edhe mësimdhënësit të shkojnë në shkollë dhe nxënësit. Kjo është e domosdoshme për ...
Komentet te ‘O kaq, o nuk shkoj në punë’/ Kurti kërkon ndërprerjen e grevës, akuzon SBASHK-un se po bën shantazh Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj ka realizuar sot një aksion policor në gjithsej 11 lokacione në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë, me ç’rast janë arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar disa materiale në cilësinë e provave, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në mesin e të arrestuarve janë edhe Sami Sinani dhe Gani Berisha, zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ata bashkë me Labinot Vitinë, Gëzim Sinanin, Shukri Shabanin, Bajram Gashanin dhe Salih Sinanin, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. E në arrati ndodhet edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu. Prokuroria ka njoftuar se të dyshuarit janë ...
Komentet te Këta janë dy zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u arrestuan sot Janë të Mbyllura
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar në një intervistë për televizionin publik serb RTS se gjykimi ndaj ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet të fillojë shpejt. “Ky është një rast mjaft voluminoz, sepse janë katër të akuzuar Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Aty janë mbi një milion faqe të materialit me dëshmi. Gjyqtarët e procedurës paraprake po punojnë në mënyrë intensive dhe do të shohim, shpresojmë se kjo do të ndodhë shpejt ka thënë Trendafilova në një intervistë për televizionin serb. Nuk është bërë e ditur se ku është dhënë intervista në Hagë apo në Beograd. E pyetur nëse ...
Komentet te Trendafilova në mediat serbe: Gjykimi ndaj Hashim Thaçit pritet të fillojë shpejt Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali sot raportoi ekskluzivisht për bastisjen e banesës së asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Ushtrim ndikimi’. Lahu përpos aktivist e asamblist i VV-së, është edhe dhëndër i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Banesa e Lahut ishte cak i bastisjes nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në kuadër të hetimeve për rastin ‘Brezovica’. Asamblisti i VV-së nuk është arritur që të arrestohet ende, pasi që i njëjti është në arrati. Lahu ishte arrestuar edhe në fillim të muajit mars nën dyshimin për lëshimin e lejeve ndërtimore në Parkun ...
Komentet te Asamblisti i VV-së që po kërkohet nga Policia, është dhëndër i ministrit Liburn Aliu Janë të Mbyllura
Shtatë persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, teksa gjatë bastisjes në 11 lokacione janë gjetur dhe konfiskuar edhe një sërë provash materiale, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gjatë kontrolleve janë konfiskuar telefona, USB, laptopë, dy armë zjarri, vetura, hard disqe, dokumente që lidhen me rastin ‘Brezovica’ dhe disa vula. Shtatë të arrestuarit, Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani, Shukri Shabani, Bajram Gashani dhe Salih Sinani, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa i dyshuari i tetë, asamblisti i Vetëvendosjes, Berat Lahu, është ...
Komentet te Dokumente, armë e hard disqe, krejt çka u konfiskua gjatë aksionit të Policisë në Prishtinë Janë të Mbyllura