Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga Kuvendi i Kosovës që në kohën kur fillojnë dëgjimet buxhetore për vitin 2023, t’ia kthejë RTK-së buxhetin prej 2.1 milionë eurove të cilat i janë hequr më herët. Nëpërmjet një komunikate të SPRTK thuhet: Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, RTK edhe ashtu ka pasur buxhet të vogël dhe shkurtesa prej 2.1 milionë eurosh ka shkaktuar probleme të mëdha në funksionimin normal të mediumit. Si rrjedhojë, me këtë buxhet RTK më nuk mund të funksionojë e lëre të pasurojë skemën programore me programe të reja për shikuesit nga të cilët edhe financohemi. Kjo kërkesë është urgjente dhe kërkojmë nga themeluesi i RTK-së ...
Komentet te Sindikata e RTK-së kërkon nga Kuvendi t’ia kthejë 2.1 milionë euro Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjermania e ka mohuar një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, e cila ka qarkulluar kohëve të fundit nëpër media. Qeveria e Gjermanisë ka vlerësuar se pretendimet e dokumenteve të publikuara, janë të gabuara. “Ne kemi vërejtur raportimet në mediat shqipe rreth të të ashtuquajturës rrjedhje të një dokumenti katër faqesh që supozohet se është dorëzuar nga Franca, Gjermania dhe Përfaqësuesi Special Lajcak tek kryeministri Kurti dhe presidenti Vucic. Pretendimet janë të gabuara, një letër siç përshkruajnë raportimet nuk vjen nga Franca, Gjermania apo Përfaqësuesi Special. Ne s’kemi informacione kush e ka shpikur atë dhe me çfarë qëllimi”, thuhet në përgjigjen e tyre, raporton Express. Në këtë kornizë pretendohej për një ...
Komentet te Gjermania mohon kornizën e re të dialogu: Nuk e dimë kush e shpiku Janë të Mbyllura
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do ta shpall sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të organizatës. Derisa edhe kandidatja për kryetare për Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për kryetar të Rinisë, Behar Jashari bëjnë shpalosjen e platformës së kandidatit në orën 18.00, raporton Gazeta Sinjali. “Në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, kandidates për kryetare të organizatës Gratë, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për kryetar të organizatës Rinia, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie. Ndryshe, Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të ...
Komentet te Kurti sot shpall kandidaturën për kryetar të VV-së Janë të Mbyllura
Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari për zjarrvënie në Gjilan. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit. I dyshuari që është shpallur në kërkim është Ridvan Syla, 31-vjeçar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Policia shpall në kërkim 31-vjeçarin e dyshuar për zjarrvënie në Gjilan Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në New York ku do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ajo do të marrë pjesë krahas liderëve të tjerë botërorë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Gjatë qëndrimit në New York, Osmani në funksion të përpjekjes për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do të zhvillojë një sërë takimesh me krerë të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në sesionin e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, zyrtarë të lartë amerikanë dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare. E para e vendit do të ketë takim ...
Komentet te OKB i bën “bashkë” Osmanin e Vuçiqin Janë të Mbyllura
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë i rëndë është raportuar të ketë ndodhur në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, ku një grua e ka denoncuar djalin e saj për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se një 56-vjeçare, e cila është në hall me të birin ka vendosur ta raportojë rastin në Polici, ku e shqetësuar skajshmërisht ka rrëfyer për dhunën psikike nga i biri 34-vjeçar. Sinjali mëson se nga deklarata e nënës është kuptuar se djali po i shkakton ...
Komentet te Nëna në Prishtinë kërkon mbrojtje, dhuna dhe kërcënimet e djalit e kanë tronditur Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.60 euro, ndërsa për benzinë është 1.35 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.75 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Edhe sot lirohet nafta, MINT publikon çmimet e derivateve për 24 orë Janë të Mbyllura
Biseda me pesë vajza të reja, katër prej të cilave të mitura i ka kushtuar të famshmit nga Gjilani, 19-vjeçarit Erdon Muratit, i njohur me emrin ‘Donzi’. Ai qëndroi në paraburgim për rreth një muaj dhe tashmë është liruar. Donzi, që në opinion njihet si shoku i reperit të njohur, Fero, është lidhur me këtë të fundit live në “Tik-Tok”, ku ka treguar për ndodhitë që kishte në burg. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lirohet nga paraburgimi Donzi, shoku i Feros: Kom hongër pasul, me murmulladë m’kanë mbajtë(Video) Janë të Mbyllura
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka deklaruar se kryeministri Kurti ka dështuar në Qeverisjen e vendit. Sipas saj, duke mos ditur të menaxhojë vendin, kryeministri Kurti po nxit debate për kriza. “Kurti vërtet ka dështuar sepse po shohim se po përsëritet krizë pas krize dhe po shohim që po vendosen masa të rrepta ose gjendje e jashtëzakonshme në arsim, shëndetësi. Dhe duke e analizuar Kurtin në aspektin e opozitarizimit dhe tash po shohim se ka dështuar shumë. Duke mos ditur ti menaxhojë krizat po luan bllofe tjera dhe nxit debat që ka të bëjë me krizën”, tha Kadrijaj. Deputetja Kadrijaj është shprehur se kanë kërkuar ...
Komentet te Kadrijaj “kërcënon” Kurtin: Mos u bë arrogant me opozitën, ndryshe s’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare news image Janë të Mbyllura
Moderatorja e njohur e lajmeve në Kosovë, Anita Haradinaj është konkurrentja e radhës në Dance With Me Albania në Tv Klan. Pas performancës së saj me balerinin, Anita u pyet se si e lejoi bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj që njihet edhe me nofkën “Rambo”, që të merrë pjesë në kërë kërcim. “Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia ...
Komentet te Anita Haradinaj në “Dance with me”, si e la “Rambo” të kërcente? (Video) Janë të Mbyllura