Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe qeveria që ai drejton. Këtë deklaratë Jasharaj e bëri në Komisionin për Arsim ku po diskutohet për grevën e cila po mbahet tash e katër javë. Sipas tij, qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat. “Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit ...
Komentet te Jasharaj: Kurti është fajtori i vetëm për grevën, po kujdeset t’i zhduk sindikatat Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Të enjten bëhen 1 vit e gjashtë muaj prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pushtetin. Qeverisja e tij po kritikohet nga opozita, të cilët e quajnë të përgjegjshme, joefikase, madje edhe më të dobëtën që Kosova ka pasur ndonjëherë. Ndërkohë, në shoqërinë civile, thonë se ekzekutivi deri tani dështoi t’i realizojë premtimet e veta. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës ka dështuar në qeverisje, sidomos në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike. “Asnjë nga iniciativat e tij që i ka paraparë në planin dhe programin e tij politik si Qeveri e Kosovës, ende s’ka filluar me i ...
Komentet te Një vit e gjysmë në pushtet, opozita dhe shoqëria civile “skanojnë” Qeverinë Kurti Janë të Mbyllura
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali. Dy raste të tilla janë zbuluar pak ditë më parë në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku oficerët korrektues kanë gjetur substanca të dyshuara narkotike te të burgosurit. Rasti i parë është hasur te një i burgosur, ku gjatë kontrollit është gjetur një ...
Komentet te Varësia nga droga: Brenda një dite gjenden dy sasi droge në Burgun e Dubravës Janë të Mbyllura
Qeveria në mbledhjen e 97-të të mbajtur online ka ndarë 19 milionë euro në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Nëpërmjet një kumtese bëhet e ditur se këto mjete shkojnë si mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike dhe të njëjtat do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, njofton Sinjali. “Është miratuar vendimi për ndarje të mjeteve buxhetore në vlerë prej 19 milionë eurove, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, në kuadër të masës 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike. Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e ...
Komentet te Qeveria ndan 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç janë takuar përpara hapjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York. Ka qenë presidenti serb ai që ka shkuar në rrjete sociale për takimin e shkurtër me Ramën ndërsa ka publikuar edhe një foto me kreun e qeverisë shqiptare, përcjell Sinjali. “Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan i hapur është e ardhmja e ...
Komentet te Rama e Vuçiç takohen në OKB, presidenti serb hedh foton: Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Janë të Mbyllura
Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali. E një gëzhojë plumbi e ka gjetur edhe në një banesë private në Prishtinë, por që nuk dihet se nga ka ardhur. Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 54-vjeçar, i cili ka deklaruar se bashkëshortja e tij e ka njoftuar se dritarja e banesës është shpuar nga një plumb, gëzhojën e të cilit e ka gjetur në dysheme. Bazuar në dëshminë e tij para hetuesve policorë, mbrëmë rreth orës 22:00 janë dëgjuar ...
Komentet te Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plumbi përfundon brenda banesës së qytetarit Janë të Mbyllura
Një marrëveshje për ndërprerjen e saj mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës është afër të arrihet. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës është tërhequr nga kërkesa për 100 euro shtesë për mësimdhënësit deri në zbatimin e Ligjit për Pagat. Në letrën që Jasharaj ia ka dërguar sot Avokatit të Popullit, ai ka shprehur tërheqjen e SBAShK-ut nga kërkesa për 100 euro, por ka vendosur një kërkesë të re, që nga janari i vitit të ardhshëm, paga e mësimdhënësve të rritet për 10 për qind. Front Online ka publikuar pikat e propozuara nga SBASHK-ku, ku në pikën dy kërkohet që të ndryshohet ligji ...
Komentet te SBASHK-u tërhiqet nga 100 euro, këto janë kërkesat e reja për Qeverinë Janë të Mbyllura
Pas deklaratës se ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, secili ushtar që ka mision jashtë shtetit do të pajiset me sigurim shëndetësor, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Ganimete Musliu, raporton Gazeta Sinjali. Deputetja theksoi se Kosova ka bazë ligjore për dërgimin jashtë vendit të Forcave të Sigurisë që nga viti 2013. Në këtë mënyrë, Musliu iu ka përgjigjur ministrit Armend Mehaj i cili ka thënë se “nga tash ka bazë ligjore për FSK-në që të gjendet jashtë vendit”. Ajo e quajti Mehajn ministër “norvegjez” i Kosovës, duke e akuzuar për “mashrim” rreth kësaj çështjeje. “Jo ...
Komentet te Musliu-Mehajt: Ministër mashtrues, FSK mund të shkojë nga 2013-ta në operacione jashtë vendit Janë të Mbyllura
Ish-presidentët e Shqipërisë do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë në fillim të javës së ardhshme. Ish-krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish-kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator. Udhëheqësit pritet të zhvillojnë takime me ish presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët. Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të presidentëve do t’i bashkohet vetëm Behgjet Pacolli, i cili më herët ka shërbyer si president, ministër dhe zëvendëskryeministër i Kosovës, raporton Gazeta 10. Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë Kosovës ...
Komentet te Ish-presidentët e Shqipërisë vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë Janë të Mbyllura
Avokati i të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë kërkon prova të reja, akuzon Prokurorinë
Në seancën e fundit që është mbajtur për rastin e vrasjës në Fushë Kosovë, më 9 maj të vitit të kaluar, ku e akuzuar është Fitore Sllamniku, ndaj të cilës është ngritur aktakuzë për privimin nga jeta të motrës së saj, ka pasur përplasje verbale. Avokati i të akuzuarës, Halit Shaljani, ka kërkuar prova të reja, teksa ka akuzuar Prokurorinë për ngritje të aktakuzës pa mbështetje në priva. Shaljani ka kundërshtuar ekzistimin e aktakuzës pa prova konkrete që e mbështesin se motra e të akuzuarës ka kryer veprën penale, duke akuzuar Prokurorinë se ka tendenca që barra të bartet te e akuzuara, për shkak të gjendjes shëndetësore të saj. Ai ...
Komentet te Avokati i të akuzuarës për vrasjen e motrës në Fushë Kosovë kërkon prova të reja, akuzon Prokurorinë Janë të Mbyllura