Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 përqind të votave. Sipas këtyre matjeve, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 përqind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 përqind është PDK, njofton Klan Kosova Në vendin e katërt është AAK me 7.80 përqind. Lista Guxo është me 1.60 përqind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 përqind. Ndërkaq më poshtë i gjeni të dhënat se si janë përgjigjur ata se si kanë votuar herën e fundit: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rezultatet e sondazhit të ri: Rikonfirmohet rënia e VV-së, LDK e dyta, PDK e treta Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi e banesa. Ajo po iu shkakton më shumë ankth e pasiguri janë kur hajnat po dalin të jenë personat që i lënë për përkujdesje dhe mirëmbajtjeve të banesave e shtëpive. Kështu i ka ndodhur një mërgimtari nga Prizreni, të cilit iu avulluan rreth 10 mijë euro, që i kishte fshehur në banesën e tij në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se ashtu siç dyshohej edhe doli. Gjysma e parave u gjetën në shtëpinë e gruas së dyshuar, e cila vodhi paratë në ...
Komentet te Prizren: Pastruesja vodhi paratë nga banesa e mërgimtarit me plan të gruas së tij, Policia gjen rreth 10 mijë euro Janë të Mbyllura
Një grua raportohet se është sulmuar sot nga qentë endacak në Prishtinë. Vrojtuesit e Lagjes kanë publikuar një video ku shihet autoambulaca në vendin e ngjarjes. Gruaja e cila dyshohet se është sulmuar nga qenët shihet duke hyrë brenda makinës së autoambulancës. Pamjet mund t’i shihni KETU /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Raportohet se një grua është sulmuar nga qentë endacakë, publikohen pamjet Janë të Mbyllura
Një video e rëndë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. ‘Ndihma e kafshëve në Shqipëri’ por dhe adresa të tjera në ndihmë të kafshëve në vend kanë ndarë në rrjetin social ‘Instagram’, një video të një vajze të re, e cila tenton të mbysë kotelen e vogël. Në video shihet qartë se vajza e merr kotelen në dorë, e përkëdhel e më pas e përplasme fuqi në mur. Nuk dihet nëse kotelja ka ngordhur pasi vajza vjen shumë pranë kamerës e nuk shihet qartë se ç’ndodh më pas. Ngjarja ka ndodhur në Brakë të Tiranës, ndërsa faqja shkruan se vajza do të denoncohet nga banorët e zonës në polici. View ...
Komentet te Vajza në Tiranë e përkëdhel dhe puth macen, më pas e përplas për muri (VIDEO) Janë të Mbyllura
Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike, është rritur për 12 për qind më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13 për qind. Kështu thuhet në një njoftim të KEDS-it, ku theksohet se rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë. “Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit. KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos ...
Komentet te Rritet për 12% konsumi i energjisë elektrike në Kosovë Janë të Mbyllura
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në Kuvendin e Kosovës, sot tha se SBAShK-u nuk ka dërguar as edhe një koment në MASHT, sa i përket ligjit të pagave. Sindikata pas kësaj deklarate, i bëri publike letrat, të cilat tregojnë për komentet të cilat i kanë dërguar kjo sindikatë. “Ministrja Nagavci sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ku diskutohej për grevën në arsim tha se SBASHK-u nuk ka dërguar as edhe një koment në MASHTI për ligjin e pagave. Shkresa e dërguar me datë 01.03.2022 e nr.protokoli 414 e tregon të kundërtën”, thuhet në njoftimin e SBAShK-ut. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sindikata demanton ministren Nagavci, publikon komentet e dërguara për Ligjin e pagave Janë të Mbyllura
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar nga Qeveria zgjidhje për grevën që është lidhur në nyje që sa javë dhe nuk po arrihet marrëveshje, raporton Gazeta Sinjali. Haxhiu iu drejtua partisë në pushtet, Vetëvendosjes, se duhet të punojnë që ta gjejnë një zgjidhje, duke ironizuar me fitoren e tyre. “1 herë keni fitu, 10 herë keni hup. Punoni more, se fmija të shpija jonë. Menoni që qytetarët kanë me votu SBASHK-un. Ata i votojnë ata që i zgjedhin problemet”, tha Haxhiu, raporton Sinjali. Gjatë fjalimit të tij, ai po ashtu pati një moment nervoze, kur një deputet i LVV-së ndërhynte. Haxhiu iu drejtua ...
Komentet te Haxhiu iu drejtohet Vetëvendosjes: 1 herë keni fitu, 10 herë keni hup – punoni more Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme ku po debatohet për grevën në arsim se Qeveria e tij ka tentuar të bëj dialog social me sindikalistët, por sipas tij, nga ana e tyre ka munguar sinqeriteti, raporton Gazeta Sinjali. “Më 1 shtator i kemi takuar kreun e BSPK-së, dhe aty ne kemi ofruar që pakon për përballje me inflacionin ta paralajmërojmë bashkë. Unë jam i interesuar që si socialdemokrat ti forcoj sindikatat. Nuk kanë pranuar, ndonëse ajo pako është e favorshme, jo vetëm për ta por për të gjithë. Më 3 shtator dal në konferencë për media dhe e paralajmëroj këtë pa kreun e ...
Komentet te Kurti në Kuvend: Greva po përdoret si armë kundër meje, halli është që unë jam kryeministër Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seansën e Kuvendit u ka bërë thirrje mësimdhënësve për ndaljen e grevës. “Dëmet që u shkaktohen fëmijëve janë të mëdha. Ato mijëra orë të humbura, gjenerojnë një kuantitet, cilësi, e aq vlerë të madhe sa jam i trishtuar. Nuk më zë gjumi natën duke e ditur konsekuencën që e kemi në ardhmëri të fëmijëve, brezave e kombit tonë. Duhet të ndajë këtë pjesë, meqenëse është i bazuar në neuroshkencë kjo që po flas”, tha Kokaj. Deputeti theksoi se ka qenë mirë që grevat të ndërpriten që dje, por edhe që sonte është mirë. Me gjitha aftësitë e mia i luta dje udhëheqësit e ...
Komentet te “Nuk më zë gjumi kur e mendoj”, Kokaj shpjegon shkencërisht dëmet që u bëhen fëmijëve si pasojë e grevës Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë ka lindur pa shenja jete. Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit kanë bërë të ditur se bashkëshorti i gruas që kishte lindur fëmijën me prerje cezariane, është njoftuar menjëherë pas operimit se foshnja nuk ka mbijetuar. Përballë kësaj situate, duke mos mundur që ta pranojë faktin e trishtë, burri ka paraqitur rastin në Polici, ku ka kërkuar që fëmija i porsalindur të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kjo sepse ai dyshon se fëmija i tij është ndërruar me një ndonjë foshnjë tjetër, ose se ...
Komentet te Një foshnjë lind pa shenja jete në Gjinekologji, babai dyshon se fëmija i tij u ndërrua me një tjetër Janë të Mbyllura