Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

S’ka kuorum, dështon miratimi i vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të energjisë

Lajme
Vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të energjisë, nuk kaloi në Kuvend si shkak i mungesës së kuorumit, raporton Gazeta Sinjali.   Nga 78 deputetët që ishin në seancë pro votuan  58 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. “Nuk ka kuorum, sepse pro kanë votuar vetëm 58 deputetë”, tha kryetari i Kuvendit Konjufca. LDK, PDK e AAK kritikuan Qeverinë duke kundërshtuar miratimin e këtij vendimi. Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se do të vijnë edhe dhjetë herë për të miratuar masat emergjente të energjisë. Rizvanolli, theksoi se nuk është e vërtetë se çmimet në Kosovë janë më të larta sesa në Maqedoni e Shqipëri. Ajo kërkoi nga ...
Komentet te S’ka kuorum, dështon miratimi i vendimit të Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të energjisë Janë të Mbyllura

Bislimi për raportimet se në Beograd po hartohet statuti i Asociacionit: Janë drafte të pavlera

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar raportimet e mediumit serb të afërt me Qeverinë në Serbi se disa OJQ të huaja po hartojnë statutin e Asociacionit. Sipas raportimit të sotëm të “Novosti”, Fondacionit gjerman, ”Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) u është besuar detyra e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe. Bislimi në një konferencë për media që kishte pas takimit me kryediplomatin çek është pyetur në lidhje me këto raportime. Ai ka thënë se në Serbi mund të hartohen drafte të tilla, por janë të pavlera ngase nuk janë vendime zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Unë jam zëvendëskryeministër i Republikës ...
Komentet te Bislimi për raportimet se në Beograd po hartohet statuti i Asociacionit: Janë drafte të pavlera Janë të Mbyllura

Përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi, Muja – Shalës: Trepçën e ke shkatërruar ti

Lajme
Lidhur me furnizimin me energji në minierën e Trepçës dhe rënies së performancës së kësaj ndërmarrje publike, ka pasur një përplasje të ashpër me akuza dhe kundër akuza mes deputetit Armend Muja dhe kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala. Gjatë raportimit në këtë komision të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deputeti nga PDK-ja, Shala ka konstatuar se në këtë qeverisje, Trepça është duke punuar me humbje qe një vit. Për gjendjen në Trepçë, deputeti Muja tha se operimet me humbje kanë ndodhur që nga viti 2016. Deputeti Vetëvendosjes pikërisht për këtë gjendje, drejtoi gisht nga Shala duke i thënë: “Ti e ke shkatërruar Trepçën”. “Një korrektësi, Trepça ka punuar ...
Komentet te Përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi, Muja – Shalës: Trepçën e ke shkatërruar ti Janë të Mbyllura

Këto vajza janë zhdukur që nga 23 shtatori, familjarët kërkojnë ndihmë për t’i gjetur ato

Lajme
Nga data 23 shtator rezultojnë të zhdukura dy vajza, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Komunës së Pejës. Babai i njërës prej vajzave të zhdukura, Salih Berisha, raportoi zhdukjen e tyre në Polici, ku deklaroi se herën e fundit kur ato ishin parë nga familjarët ishte 23 shtatori, (e premte), ditën kur ato ishin duke shkuar në Universitetin “Haxhi Zeka”, ku vijonin studimet. Tutje, Berisha ka apeluar publikisht që kushdo që ka informacione për to të lajmërojnë në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Këto vajza janë zhdukur që nga 23 shtatori, familjarët kërkojnë ndihmë për t’i gjetur ato Janë të Mbyllura

Vetura ndalet në një ‘parking’ të pazakontë në rrugën ‘B’ në Prishtinë 🤔

Lajme
...
Komentet te Vetura ndalet në një ‘parking’ të pazakontë në rrugën ‘B’ në Prishtinë 🤔 Janë të Mbyllura

Latifi flet për ikjen e mjekëve dhe mungesën e anesteziologëve: Këtë problem e kanë edhe Austria e Zvicra

Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për ikjen e mjekëve nga Kosova si dhe mungesën e anesteziologëve. Para deputetëve, Latifi ka thënë se me këtë çështje si ministri janë duke u marrë vazhdimisht, ndërsa ka shtuar se një problem të tillë e kanë edhe Austria, Zvicra, Greqia e shumë vende të tjera. “Në çdo moment jemi duke u marrë me këtë çështje. Javën e kaluar isha në Greqi, edhe atje është i njëjti problem. Po ashtu, Austria, Zvicra dhe shumica e vendeve po përballen me këtë problem, pra me largimin e punëtorëve shëndetësorë”, është shprehur ai. Tutje, ministri ka thënë se çështja e ...
Komentet te Latifi flet për ikjen e mjekëve dhe mungesën e anesteziologëve: Këtë problem e kanë edhe Austria e Zvicra Janë të Mbyllura

Haradinaj, Kusarit: Edhe Qeverisë ke me ia kthy shpinën, si plotve që ua ke kthy

Lajme
Ramush Haradinaj ka replikuar me ministrin Murati, pasi ky i fundit i ndërhyri në fjalë nga mbrapa. Kjo gjë e ka penguar Haradinajn, i cili edhe e lëshoi foltoren. Ku pas kësaj i bëri thirrje Qeverisë që të mos flasë nga mbrapa shpinës. Haradinaj iu drejtua edhe deputetës Kusari Lila me fjalët “Mimozë edhe ti këtij ke me ia kthy shpinën, si plotve që ia ke kthy”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Haradinaj, Kusarit: Edhe Qeverisë ke me ia kthy shpinën, si plotve që ua ke kthy Janë të Mbyllura

Krasniqi: Kurti e ka traditë politike me mendu për fundin pa i llogaritë pasojat e personazhet

Lajme
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi duke folur për grevën, ka thënë se Kurti problemin specifik që kërkon zgjidhje, e ka shndërruar në zgjidhje të tij, për problemet e gjithanshme, me të cilat ballafaqohemi si vend. Tutje Krasniqi tha se kryeministri ka zgjedhur të merret me lavdi politike, duke iu bashkuar militantëve dhe vartësve të tij. “Kryeministri problemin specifik që kërkon zgjidhje e ka shëndërruar në zgjidhje të tij për problemet e gjithëanshme, me të cilat ballafaqohemi si vend. Ka zgjedh me u marrë me lavdi politike, duke iu bashku militantëve dhe vartësve të tij se çka dmth me qenë kokëfortë dhe i panënshtruar ndaj Rrahman Jasharajt e mësimdhënësve. Albin Kurti ...
Komentet te Krasniqi: Kurti e ka traditë politike me mendu për fundin pa i llogaritë pasojat e personazhet Janë të Mbyllura

Kurti nuk zmbrapset: Çmimet s’janë rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët, por për të gjithë

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur akuzave të drejtuara nga opozita për moszgjidhjen për daljen nga greva në arsim, raporton Gazeta Sinjali. Kurti gjatë fjalimit në Kuvend ka thënë se Qeveria e tij s’po synon triumfalizëm në dramën e grevës së mësimdhënësve. Kurti theksoi se nuk ka premtuar rritje të pagave, ndërsa tha se deputetët duhet ta masin ndryshe performancën e qeverisjes së tij. “Së pari, dua t’ju siguroj që nuk bëhet fjalë për kurrfarë synimi për triumfalizëm”, tha Kurti, duke treguar se ishte takuar me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykollin mbrëmjen e 1 shtatorit. Ia kemi ofruar triumfin sindikalistëve, tha Kurti, duke shpjeguar ofertën e ...
Komentet te Kurti nuk zmbrapset: Çmimet s’janë rritur vetëm për mësuesit dhe arsimtarët, por për të gjithë Janë të Mbyllura

Vizita e ish-presidentëve shqiptarë në Hagë bën jehonë ndërkombëtare

Lajme
Një vizitë e tre ish-presidentëve shqiptarë në Hagë, si iniciativë e ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka rrokur vëmendjen e mediave ndërkombëtare për nga veçantia dhe domethënia e saj. Ish-krerët e shtetit, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, të shoqëruar nga deputeti dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, së bashku me Pacollin, kanë flutuar drejt Hagës për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të treguar simbolikisht mbështetjen e qartë ndaj tyre. Mbi këtë lajm të raportuar nga mediat në Shqipëri e Kosovë, kanë raportuar edhe mjaft media të mëdha botërore, si Washington Post, Associated Press apo ABC News. “Politikanët shqiptarë takojnë liderët kosovarë në Hagë”, shkruhet në ...
Komentet te Vizita e ish-presidentëve shqiptarë në Hagë bën jehonë ndërkombëtare Janë të Mbyllura