Është shkaktuar kaos në njërën prej rrugëve të Prishtinës. Rruga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, është bllokuar. Arsyeja e bllokimit të kësaj rruge është ndërprerja e energjisë elektrike që ka shkaktuar mos funksionalizimin e semaforëve. Kështu duke bërë kolona të gjata dhe duke u bërë rrugë zor e kalueshme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kaos në rrugët në Prishtinë, ndalen semaforët si pasojë e mungesës së rrymës – VIDEO Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot gjatë seminarit të 102-të “Rose-Roth” të Asamblesë ka thënë se Kosova ka lindur dhe jeton në NATO, dhe për këtë duam të jemi pjesë e NATO-s. Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri në Ballkanin Perëndimor, më pak ndikim nga Rusia dhe nga Kina. “Zonja dhe zotërinj, ne kemi lindur me NATO-në, ne sot jetojmë me NATO-në dhe duam të jemi pjesë e NATO-së. Kjo është porosia ime për ju. Ushtria jonë që nga dita e parë ka bashkëpunuar me trupat e juaj, pavarësisht nëse e pranoni ose jo Kosovën. Para dy viteve, askush nuk do të ...
Komentet te Tahiri i AAK-së: Kosova ka lindur dhe jeton me NATO-në, duam të jemi pjesë e saj Janë të Mbyllura
Institucionet relevante për monitorim të tregut, përfshirë këtu Inspektoratin e Tregut, janë duke monitoruar në terren keqpërdorimet potenciale të çmimeve të pajisjeve efiçiente të energjisë, të cilat janë duke u subvencionuar nga Ministria e Ekonomisë. Që në hartim të masave të Subvencionimit të pajisjeve efiçiente, Ministria e Ekonomisë është duke punuar ngushtë me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila ka në mbikëqyrje Inspektoratin e Tregut. ME ka kërkuar gjithashtu angazhimin e Autoritetit të Konkurrencës, që ka kompetencë për të hetuar dhe për të parandaluar kartelet dhe keqpërdorimin e pozitës dominuese. Kjo ka për qëllim sigurimin e zbatimit të efektshëm të masave të subvencionimit, duke parandaluar ngritjen e çmimeve ...
Komentet te Ministria e Ekonomisë: Institucionet relevante janë duke monitoruar tregun për parandalim të rritjes së çmimeve Janë të Mbyllura
Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka njoftuar për numrin e ankesave të pranuara në këtë departament gjatë periudhës Janar – Shtator 2022. Një njoftim në facebook, i lëshuar nga ky departament tregon se që nga fillimi i vitit, konkretisht nga muaji janar 2022 e deri në shtator janë pranuar në total 2152 ankesa, ku 1436 prej tyre janë të zgjidhura ndërsa 716 janë ende në proces. Siç thuhet në këtë njoftim, ankesat e konsumatoreve konkretisht janë adresuar në fushën e energjisë, tregtisë, shëndetësisë, ushqimit, shërbimeve financiare si dhe të blerjeve online. DMK, specifikisht tregon se gjatë muajit qershor, ka pranuar gjithsej 171 ankesa, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me ...
Komentet te Produkte pa afat e reklama mashtruese – Për 8 muaj, mbi 2 mijë ankesa nga konsumatorët Janë të Mbyllura
Derrat e egër po shihen me të madhe kohëve të fundit në disa pjesë malore të Prishtinës. Numri i këtyre kafshëve u rrit dukshëm muajve të fundit, derisa arsye për këtë po mendohet të jetë ndalesa e gjuetisë. Nga një video të dërguar nga një sinjalizues, shihen disa derra të egër në parkun e Gërmisë, e cila sipas sinjalizuesit është bërë dje në orët e hershme të mëngjesit. Në video shihet se derrat ishin në numër mjaft të madh. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një tufë derrash shfaqen në Gërmi – VIDEO Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, kërkon dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti. Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje është më mirë të heq dorë nga pushteti se sa të provokojë qytetarët sikurse në rastin me vonesat në procedimin e pagave për mësimdhënësit. Me këtë formë qeverisje, Lekaj theksoi se Qeveria e Kosovës po dëshiron revolta dhe protesta ndaj tyre. Lekaj i cili është edhe deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, shprehet i shqetësuar edhe me vonesën e zbatimit të udhërrëfyesit për energjinë në veri. “Ne kemi hyrë në një krizë ekonomike në rritje të çmimeve enorme. Para disa ditëve u miratua vendimi për shpalljen të emergjencës për ...
Komentet te AAK kërkon dorëheqjen e Kurtit: Qeveria e tij dëshiron revolta dhe protesta Janë të Mbyllura
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në konferencën e sotme për media ka folur edhe për synimin e Kosovës që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. Siç pretendon kreu i shtetit serb, procedurat për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të fillojnë me 2 apo me 3 nëntor. Vuciq ka thënë se vetëm po pritet që të largohet anëtari hungarez nga zyra e Komitetit të Ministrave dhe të zëvendësohet nga një anëtar lituanez, shkruan N1. “Ajo që na pret është që më 2 apo 3 nëntor të fillojë procedura për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, po presin që anëtari hungarez të largohet nga Byroja e Komitetit ...
Komentet te Vuçiq: Me 2 apo 3 nëntor fillojnë procedurat për anëtarsimin e Kosovës në Këshill të Evropës Janë të Mbyllura
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se Kosova është radhitur “natyrshëm e fuqishëm” në krah të shteteve demokratike duke vënë sanksione ndaj Federatës Ruse pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Ai tha se vendi ynë është i vendosur për një bashkëpunim më të ngushtë dhe anëtarësim në NATO. Këto deklarata kryekuvendari i bëri në hapjen e punimeve të Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”. Konjufca u shpreh se shqiptarët e Kosovës e dinë se në çfarë po kalon populli ukrainas pasi e kanë përjetuar në lëkurën e tyre pasi janë sulmuar ...
Komentet te Konjufca: Millosheviqi mendonte se s’duhej të ekzistonim, njejtë mendon Putini për Ukrainën Janë të Mbyllura
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashraj, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati. Jashraj thotë se Nagavci edhe përkundër paralajmërimeve se do të kishte grevë asnjëherë s’ishte interesuar të fliste në emër të punëtorëve të arsimit, derisa shton se nuk kishte hezituar të bënte deklarata urdhëruese, shantazhe e kërcënime. Tutje, ai thotë se Nagavci nuk është ndier keq as në momentin kur Qeveria vendosi t’i paguaj pagat për shërbyesit civil dhe përjashtoi vetëm arsimtarët. “Zonja Nagavci për t’i hyrë në qejf shefit dhe Hekuranit shkoi edhe me tutje duke nxjerr urdhër se, pos dënimit me paga mësuesit, duhet edhe ...
Komentet te Jasharaj parlajmëron përballje në gjyq me Hekuran Muratin: Boll mo Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar dje në Lipjan. I njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervisimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Lipjan 07.10.2022, 02:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lipjanasi në gjendje të dehur e sulmon bashkëshorten, e bën për spital Janë të Mbyllura