Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj të vetëm, Arbrin. Dasma e tij me Erzën mori vëmendje të madhe, nga ku dolën video të shumta. Gazetar: Shpend Lipa Erza për T7 ka treguar se prej vitesh janë në lidhje me Arbërin dhe dasmën e kanë shtyer prej kohësh meq nuk ishin të sigurt nëse do të bënin një dasmë të madhe. Deklaratën e plotë të çiftit e gjeni në videon më poshtë./Express VIDEO KËTU ...
Komentet te Flet nusja e Shkurte Fejzës, ka disa fjalë për familjen e burrit (Video) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjykata e Apelit, ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ia ulur dënimin me kusht për 8 muaj ish-deputetëve Haxhi Shala dhe Ismajl Kurteshi, të cilët akuzoheshin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në nëntor të 2015-ës. Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se Gjykata e Apelit, ka ndryshuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë vetëm sa i përket dënimit me burg. Sipas vendimit të Apelit, Shalës e Kurteshit i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajve (secilin veç e veç), i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse të njëjtit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej 1 ...
Komentet te Apeli ua ul dënimin për tetë muaj ish-deputetëve Haxhi Shala e Ismajl Kurteshi, në rastin e gazit lotsjellës Janë të Mbyllura
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se Kosova është rreshtuar çdo herë pro BE-së, NATO-s dhe demokracisë. Ajo, në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është rreshtuar me agresorin, Rusinë, pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë. Sipas saj, ndaj Serbisë për këto qëndrime duhet të kërkohet llogari nga Bashkimi Evropian. Dialogu është me rëndësi, por dialogu për hir të dialogut nuk është me rëndësi, dialogu është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes, nëse ndryshon realiteti kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndryshojë përmbajtja e ...
Komentet te Gërvalla: Evropa nuk ka kërkuar nga Serbia t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e dialogut Janë të Mbyllura
Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Shqipe Isufi, në seancën e fundit në Kuvend (e premte), si duket ishte në hall se si t’ia bëjë gjatë motit të ftoftë në muajt e ardhshëm. Kjo pasi deputetes më shumë i interesonte oferta në Facebook për shporet, sesa argumentet e kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij për çështjet aktuale në vend. Bëhet fjalë për një shporet në vlerë prej 1450 euro, të cilin deputetja ndoshta e shikonte për ta blerë. Kur është pyetur pse po shikonte shporete gjatë seancës së Kuvendit, deputetja tha se vetëm po i analizonte. “I ka qit qeveria, i analizojsha… kurgjo” – tha Isufi. Por, deputetja këtë shporet po e ...
Komentet te Deputetja e VV-së që nuk e dëgjonte Kurtin në seancë, por shikonte reklama të shporetëve në Facebook (Video) Janë të Mbyllura
Disa vajza në Prishtinë i ka zënë sherri me Policinë të shtunën mbrëma në rrugën “Ukshin Hoti”. Njëra prej tyre dyshohet se me veturë ka goditur qëllimisht një 20-vjeçare. Për të mos mbaruar me kaq, gjatë konfliktit verbal dyshohet se u ekspozua edhe një armë e ftoftë nga motra e viktimës, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë dhënë detaje se si ndodhi ngjarja. Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje mes dy palëve, kur për një moment e mitura gjatë lëvizjes me veturë dyshohet se ka goditur me qëllim 20-vjeçaren, të cilës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka ...
Komentet te Të miturat problematike nga Prishtina: Njëra godet qëllimisht me veturë motrën e tjetrës, ajo ia nxjerr thikën Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti në Seminarin e Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se Serbia nuk synon të imponojë mënyrën e vet të jetesës te të tjerët, por territorin e të tjerëve, pa prezencën e të tjerëve. “Nuk jam i sigurt që Serbia synon të imponojë mënyrën e vet të jetesës te të tjerët, në të vërtetë ajo synon territorin e të tjerëve pa të tjerët, nuk kemi të bëjmë me mënyrën e jetesës me çështje kulturore ose fetare, kemi të bëjmë me ide tipike ekspansioniste të dominimit të këtij rajoni të Evropës, duke llogaritur në ndihmën nga Federata Ruse”, ka thënë Kurti. Ai tha se “duhet të jemi ...
Komentet te Kurti: Serbia synon territorin e të tjerëve, por pa të tjerët Janë të Mbyllura
Këngëtarja e famshme shqiptare, Elvana Gjata ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, që fituesin e çon në festivalin evropian të muzikës, Eurovision. Ky reagim nga artistja erdhi pasi që në rrjete sociale kanë qarkulluar lajmet se së bashku me këngëtaren Dhurata Dora, kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të radhës, duke synuar të përfaqësojnë Shqipërinë në Evrovizion 2023. “Dy gjëra janë të sigurta: 1. Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision 2. Sot me Dhurata Dora kemi koncert në Offenbach. Ju dua”, ka shkruar Gjata. “Gajde” është bashkëpunimi i parë në mes artisteve, që u publikua në qershor të këtij viti dhe u ...
Komentet te Elvana Gjata shuan zërat se do të konkurrojë për në Eurovision Janë të Mbyllura
Një autobus i kompanisë “Turist Kosova e Re” është sulmuar me gurë mbrëmë në Serbi, derisa po kthehej nga Zvicra për në Kosovë. Në autobus kanë qenë vetëm 5 persona dhe fatmirësisht asnjeri prej tyre nuk është lënduar. Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe pronari i kompanisë, i cili ka dhënë detaje se si u përballën me sulmin. Në një prononcim për Sinjalin, ai tha se nuk ka arritur ta konfirmojë nëse kanë gjuajtur dy persona apo vetëm një, por kanë dëgjuar krismat derisa autobusi ishte në lëvizje. Ata ishin duke u kthyer nga Zvicra kur autobusi u sulmua me gurë. “Kam qenë në autobus në momentin kur ka ...
Komentet te Autobusi nga Kosova sulmohet me gurë në Serbi, pronari flet për Sinjalin: Dikujt po i pengon emri (PAMJE) Janë të Mbyllura
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar sot limitin për çmimet e karburanteve për 48 orët e ardhshme në Kosovë. Përmes një njoftimi bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.70 euro, ndërsa për benzinë është 1.40 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Publikohen çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti pas publikimit të shkrimit të tij për progres ekonomik në Kosovë. Çitaku në një postim në Facebook ia ka listuar kryeministrit Kurti rritjen e çmimeve për produktet esenciale, rritjen e çmimit të rrymës, inflacionin dhe por edhe ikjen e qytetarëve nga vendi. “E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.”, ka shkruar ajo. Sipas saj fjalimet mund të ...
Komentet te Çitaku: Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra Janë të Mbyllura