Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Sahiti: Më akuzojnë që jam i PDK-së, shkarkimi im nga UP kërkohet për arsye të tjera

Lajme
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se po e akuzojnë si mbështetës dhe pjesë e PDK-së për ta shkarkuar nga pozita e tij, por sipas tij, arsyet e vërteta janë dikund tjetër. Sahiti ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci është e përfshirë në këtë zhvillim, ndërkohë që ka thënë se me ministri të tjera, ka pasur bashkëpunim korrekt. “Nuk mundem të flas për qeverinë në tërësi, sepse nuk e di se si konsultohen ndërmjet vete, por po, ministrja është e përfshirë në këtë zhvillim të ri për UP-në. Përndryshe, ka disa ministri me të cilat kemi pasur bashkëpunim korrekt”, ka thënë Sahiti. Sahiti ka mohuar ...
Komentet te Sahiti: Më akuzojnë që jam i PDK-së, shkarkimi im nga UP kërkohet për arsye të tjera Janë të Mbyllura

Abrashi thumbon Mustafën: Të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë

Lajme
Ish kryeministri i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të bëjë marrëveshjen me Serbinë ose të lëshojë rrugë. Lidhur me këtë deklartë të Mustafës ka reaguar deputeti i VV’së, Artan Abrashi. Abrashi i është referuar Mustafës si “pensionist” për të cilin thotë se është i gatshëm “t’i shërbejë Serbisë”. “Janë të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë”, ka shkruar Abrashi./Sinjali ...
Komentet te Abrashi thumbon Mustafën: Të gatshëm të kthehen nga pensionimi që t’i japin edhe më shumë Serbisë Janë të Mbyllura

Sheshi i Prishtinës deri tek Katedralja, publikohet një foto se si do të duket

Lajme
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar një fotografi të projektit për shndërrimin në shesh të rrugës nga “Hotel Grand” deri tek semaforët tek “Katedralja”. Ai ka thënë se Komunës së Prishtinës i mbetet vetëm të implementojë projektin pas ndihmës që ka marrë nga Banka Botërore dhe një studio e arkitekturës. “A jeni për? Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperWien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti! Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja!”, ka shkruar Zogaj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sheshi i Prishtinës deri tek Katedralja, publikohet një foto se si do të duket Janë të Mbyllura

Mustafa ‘degjeneron’ Muratin: Magjistër i Ekonomisë e as matematikë të klasës së tretë s’je ka din

Lajme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka kritikuar ashpër ministrin e Financave, Hekuran Murati. “Ministër i Financave, magjistër i Ekonomisë, mos me dit matematikë të klasës së tretë se si llogaritet marzha gros e fitimit. The shitet 2.65, koston e ka 1.45 dhe the se margjina gros është 90 për qind. As matematikë të klasës së tretë s’je ka din”, tha ai. Gjithashtu, ai tha se “nuk e merr seriozisht Muratin” derisa t’i publikojë listën e top 50 përfituesve të subvencioneve të energjisë. Ai tha se vaji, nafta, sheqeri janë shtrenjtuar “që prej kur kanë ardhë në pushtet”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mustafa ‘degjeneron’ Muratin: Magjistër i Ekonomisë e as matematikë të klasës së tretë s’je ka din Janë të Mbyllura

Ky është i riu që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Hajvali

Lajme
Arban Sopjani humbi jetën tragjikisht mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Hajvali të Prishtinës. Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Erion Syla, 19-vjeçar. Me vendim të prokurorit, pas arrestimit Syla është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të njëjtit pritet të merren veprime tjera ligjore. Ndërsa trupi i pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Sopjani humbi jetën në spital, pasi nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra. Shënim: Personi i apostrofuar në ...
Komentet te Ky është i riu që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Hajvali Janë të Mbyllura

Tahiri i ashpër me Qeverinë: A jeni more në mend?

Lajme
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i indinjuar me projektligjin që Qeveria Kurti, përmes caktimit të masave të përkohshme të produkteve themelore, po tenton ta kalojë në Kuvendin e Kosovës. Tahiri tha se AAK-ja nuk e mbështet këtë projektligj, pasi thotë se është ligj politik. “Ku në botë e cakton shteti apo ministria marzhën?”, pyeti i mllefosur Tahiri, gjatë Kuvendit. Madje, ai iu drejtuar pushtetit se “a janë në mend” për caktimin e marzhës së produkteve esenciale. “Neni 5, shihni vetëm pikën 1.2 thotë ndalimi i largimit nga shitja e produktit, neni 1.3 caktimi i marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë. A jeni more në mend? Ku ...
Komentet te Tahiri i ashpër me Qeverinë: A jeni more në mend? Janë të Mbyllura

Krasniqi kritikon Qeverinë: Kush e ka shkru Ligjin e produkteve esenciale, ish dashtë me çu n’pushim

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në Kuvendin e Kosovës rreth Ligjit për Masat e Përkohshme për produktet esenciale. Krasniqi në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar ashpër këtë Ligj, duke thënë se qeveria po merret me gjetjen e fajtorëve imagjinarë. “Nuk kisha besu që në Republikën e Kosovës do të diskutohej ndonjëherë. Me këtë projektligj po vazhdon kjo qeveri që tendencën me paraqit krizën me rritjen e çmimeve, që po shkaktohet nga disa abuzues të çmimeve. Kryesisht imagjinarë, e jo nga forcat e tregut. Ky është preteksti që qeveria i ka ikur përgjegjësisë. Nuk kanë paraqit asnjë evidencë që tregon se rritja e çmimeve po shkaktohet nga abuzuesit. ...
Komentet te Krasniqi kritikon Qeverinë: Kush e ka shkru Ligjin e produkteve esenciale, ish dashtë me çu n’pushim Janë të Mbyllura

Bajrami hedh kritika ndaj Qeverisë: Ky ligj nuk është në pajtim me Kushtetutën

Lajme
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami nga Kuvendi ka hedhur kritika ndaj ekzekutivit për Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore, ku sipas saj po bëhen shkelje kushtetuese. “Ky ligj nuk është në pajtim me Kushtetutën. Me vendosjen e çmimeve tavan ju nuk mund ti ulni çmimet në bizneset e mëdha, do të arrini të ndërhyni në biznese të vogla në fshatra dhe qytete dhe askush përveç tregtarëve të mëdhenj nuk do të përfitojë”, tha Bajrami. Deputetja e LDK-së theksoi se me vendosjen e çmimit tavan Qeveria e mohon konkurrencën. Sipas saj me neni 5 të këtij ligji nuk mund ta gjeni as në diktaturat më të këqija. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bajrami hedh kritika ndaj Qeverisë: Ky ligj nuk është në pajtim me Kushtetutën Janë të Mbyllura

Jasharaj: S’i pengojmë mësimdhënësit të mbajnë mësim të shtunën, po sulmohemi nga dy ministra

Lajme
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk do t’i pengojnë mësimdhënësit që të mbajnë mësim gjatë vikendit. Duke cituar kontratën kolektive, Jasharaj ka thënë se nuk ka institucion në Kosovë që i obligon ata t’i kompensojnë orët e humbura gjatë grevës. Duke folur për këtë çështje, Jasharaj thotë se mësimdhënësit po sulmohen në mënyra të ndryshme nga dy ministra të Qeverisë Kurti. “Ne kemi prit mesazhe nga MAShTI, gjegjësisht nga ministrja Nagavci për të parë çka më tutje por kjo nuk ndodhi, dhe po e them se edhe ministrja Nagavci edhe ministri Murati po hyjnë në ‘luftë’ me SBAShK-un. MAShTI e ne veçanti ...
Komentet te Jasharaj: S’i pengojmë mësimdhënësit të mbajnë mësim të shtunën, po sulmohemi nga dy ministra Janë të Mbyllura

Partitë opozitare kundërshtojnë Projektligjin për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale

Lajme
Në seancën e Kuvendit të Kosovës është duke u diskutuar për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore. Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ky projektligj ka paraparë masa të cilat do të ndërmerren në raste të veçanta”. Projektligji në formën në të cilën është paraqitur është kundërshtuar nga PDK, LDK dhe AAK. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se ky projektligj në formën siç është paraqitur mund të përdoret në situata të caktuara për dëmtimin e bizneseve të caktuara. “Mund të përdoret në situata të caktuara për dëmtimin e bizneseve të caktuara. Kjo ide që është e shkruar në draftligj nuk pasqyron atë që u tha. Në ...
Komentet te Partitë opozitare kundërshtojnë Projektligjin për caktimin e çmimit tavan për produktet esenciale Janë të Mbyllura