Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Zv/ministrja e Jashtme e Ukrainës: Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart me gjak

Rajoni dhe Bota
Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar gratë ukrainase në luftën e nisur nga Rusia në këtë vend. Ajo në një moment e krahasoi presidentin rus, Vladimir Putin, me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq, i cili kreu gjenocid në Kosovë. Ajo tha se Putini është Millosheviqi i ri, ku të dy i kanë duart e njollosura me gjak. “30 mijë ushtare kanë luftuar krah me burrat në Ukrainë, nuk lodhen. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë e të pavarur. Njëkohësisht Rusia i mban rob me qindra gra, ...
Komentet te Zv/ministrja e Jashtme e Ukrainës: Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart me gjak Janë të Mbyllura

Përçarja Osmani-Rama, presidentja nuk e fton asnjë nga Qeveria e Shqipërisë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Lajme
Ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet sot në Prishtinë. Ky forum do të mbledh qindra politikanë, aktivistë, e zyrtarë nga 36 shtete. Të ftuarit nga presidentja Vjosa Osmani, do të flasin për gjatë dy ditëve për rolin e grave në politikën ndërkombëtare. Sipas agjendës zyrtare, në mesin e 400 të ftuarve nga 6 kontinente, nuk është asnjë nga Qeveria e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë. Nuk dihet arsyeja e mungesës së zyrtarëve nga Qeveria Rama, e cila, në fakt, ka më së shumti gra në kabinetin e saj në Ballkanin Perëndimor. Për më shumë, me ftesë të presidentes Osmani, në këtë forum do të ...
Komentet te Përçarja Osmani-Rama, presidentja nuk e fton asnjë nga Qeveria e Shqipërisë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë Janë të Mbyllura

Kurti: S’ka fazë të shtetndërtimit të Kosovës që gratë s’kanë qenë të përfshira

Lajme
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, theksoi se nuk ka pasur ndonjë fazë të shtendërtimit të Kosovës që gratë nuk kanë qenë të përfshira. “Se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë, garanton suksesin e Kosovës. Nuk ka pas ndonjë fazë kur gratë nuk kanë qenë të përfshira për liri dhe paqe dhe angazhimi i grave nuk ka munguar në shtetndërtim. Ato kanë mbajtur armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe për të gjithë”, tha Kurti. Kreu i Qeverisë më tej shtoi se pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë e siguron suksesin tonë gratë dhe ...
Komentet te Kurti: S’ka fazë të shtetndërtimit të Kosovës që gratë s’kanë qenë të përfshira Janë të Mbyllura

Thaçi: Qasja e LVV-së nuk dallon nga partitë tjera, i intereson që UP-ja të jetë e saj

Lajme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka bërë me dije se rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, nuk do të mund të shkarkohej pa të deleguarit e MASHTI-it në Këshill Drejtues të UP-së. Thaçi, i cili është edhe njohës i mirë arsimit në Kosovës, ka fajësuar LVV-në për këtë shkarkim. Sipas tij, me këtë veprim partia që është në pushtet ka treguar se i intereson që UP-ja me qenë e saj. Postimi i plotë i Thaçit: Çka na tregon shkarkimi i Rektorit të UP-së? Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës (UP) përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve 5 të përzgjedhur nga Senati i UP-së dhe 4 të deleguar ...
Komentet te Thaçi: Qasja e LVV-së nuk dallon nga partitë tjera, i intereson që UP-ja të jetë e saj Janë të Mbyllura

HARTA/ Nëse Putini shtyp butonin bërthamor, miliona njerëz do të vdesin brenda pesë orëve

Rajoni dhe Bota
Një hartë simuluese tregon se si një luftë bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s mund të çojë potencialisht në vdekjen e miliona njerëzve në mbarë botën. Materiali audio-vizual katër minutësh quhet “Plani A” dhe është zhvilluar nga studiues të lidhur me Programin e Shkencës dhe Sigurisë Globale të Universitetit Princeton. Edhe pse është e paqartë nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të shkonte ndonjëherë aq larg sa të përdorte armë bërthamore, përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka nxitur bisedat për një luftë të mundshme bërthamore. Alex Glaser, një nga krijuesit e “Planit A”, foli për Newsweek dhe theksoi se “kjo është kriza më serioze me një dimension të mundshëm bërthamor që përfshin Rusinë ...
Komentet te HARTA/ Nëse Putini shtyp butonin bërthamor, miliona njerëz do të vdesin brenda pesë orëve Janë të Mbyllura

Aksion kundër taksive ilegale te Aeroporti i Prishtinës, një taksist përplaset me inspektorët

Lajme
Inspektorët e komunës së Lipjanit kanë ndërmarrë sot një aksion kundër taksive ilegale te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta Sinjali. Ky aksion është zhvilluar në orët e mëngjesit, por u përcoll me një incident. Njëri nga shoferët e këtyre taksive u përplas me inspektorët. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari fillimisht ishte ndaluar nga inspektorët dhe pas shqiptimit të tiketës, në shenjë revolte i njëjti i kishte kërcënuar. Sipas informacioneve të para, i dyshuari iu është drejtuar njërit nga inspektorët duke i thënë “me ty kam punë se ti m’ke ndalu”. Përballë kësaj situate, pas përfundimit të aksionit, inspektori që u kanos ka ...
Komentet te Aksion kundër taksive ilegale te Aeroporti i Prishtinës, një taksist përplaset me inspektorët Janë të Mbyllura

Escobar: SHBA-ja nuk vendos afate për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Lajme
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se e mbështesin propozimin franko-gjerman, por shtoi se SHBA-ja nuk jep afate për arritjen e marrëveshjes. “Nuk e di që propozimi evropian kërkon një zgjidhje urgjente brenda pak javësh, por sigurisht që kërkon përparim shumë të shpejtë në dialog”, thotë Escobar. Escobari thekson se propozimi franko-gjerman duhet të merret në konsideratë, pasi siç thotë ai, do të na ndihmojë që shumë shpejt të përparojmë në dialog. “Nuk kam vendosur asnjë afat për këtë dhe ai propozim është ende në kuadër të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Para së gjithash, nuk na takon ne të vendosim ...
Komentet te Escobar: SHBA-ja nuk vendos afate për marrëveshjen Kosovë-Serbi Janë të Mbyllura

E konfirmon BE-ja: I kemi kërkuar Qeverisë ta shtyjë për 10 muaj vendimin për targat

Lajme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se BE kërkon nga institucionet kosovare, që për 10 muaj të shtyjnë afatin për regjistrimin e automjeteve me targa serbe. Ndonëse e cilëson se vendimi i Kosovës për riregjistrimin  e targave është legjitim, sipas Stanos, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani, të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët atje, dhe në përputhje me praktikat evropiane. “Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për ri-regjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime. Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi, ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një ...
Komentet te E konfirmon BE-ja: I kemi kërkuar Qeverisë ta shtyjë për 10 muaj vendimin për targat Janë të Mbyllura

KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron

Lajme
KEDS ka nisur monitorimin dhe inspektimin e rrjetit distributiv me dron. Fillimisht si pilot projekt dronët u aktivizuan gjatë ditëve të fundit të shtatorit dhe në fillim të tetorit mbi linjat 10 kV Keqekolla dhe 10 kV Restelica, që janë linja në terrene të vështira malore. Në zona të tilla, për shkak të konfiguracionit të terrenit, ekipet e kanë të vështirë të depërtojnë për ta kryer punën e tyre, sidomos pas reshjeve atomsferike ose erërave të mëdha. Prandaj, një teknologji e tillë do të ndihmojë në uljen e rreziqeve për punëtorët e terrenit, si dhe në shkurtimin e kohës së marrjes së të dhënave dhe intervenimit në sanimin e rrjetit ...
Komentet te KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron Janë të Mbyllura

Shkarkohet rektori i UP-së

Lajme
Është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti. Ndërsa, si ushtruese detyre është emëruar Luljeta Plakolli Kasumi. Pro shkarkimit të Sahitit nga pozita e rektorit ishin tetë anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa një abstenoi. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën ishin të përjashtuara mediat. Ndryshe, të enjten e 20 tetorit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për sot (të premten). Në këtë mbledhje Sahiti ishte ftuar që të japë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër ...
Komentet te Shkarkohet rektori i UP-së Janë të Mbyllura