Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haradinaj: Aleanca do ta ndihmoj Kosovën, jo Kurtin e Qeverinë

Lajme
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se kanë diskutuar për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. “Kemi diskutuar në detaje për këtë marrëveshje potenciale duke shtuar se marrëveshja duhet të ketë edhe vulën e ShBA-së. Sapo e përfunduam një takim më kryeministrin Kurti, tema ishte marrëveshja finale me Serbinë, sfidat që i ka Kosova në këtë proces. Pra ishte një takim me përmbajtje për shkak që kemi diskutuar përmbajtjen e një marrëveshje të suksesshme Kosovë-Serbi”, tha Haradinaj. Kryetari i AAK-së, theksoi se në diskutim për krejt nenet e marrëveshjes, kemi provuar me dhënë kontributin tonë si Aleancë në mënyre që Kosova ta ...
Komentet te Haradinaj: Aleanca do ta ndihmoj Kosovën, jo Kurtin e Qeverinë Janë të Mbyllura

Mospajtimet bëhen publike, nga BE thonë se presin themelimin e Asociacionit

Lajme
Qeveria e Kosovës s’ka ndryshuar qëndrim, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express thotë se për Asociacionin nuk ka ndryshuar as qëndrimi i Unionit. “Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Kosova ka hyrë në marrëveshje për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe. Kjo marrëveshje është lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Nuk është tërhequr asnjëherë”, tha Stano. Duke kujtuar se Marrëveshja e vitit 2013 u ratifikua në Kuvend me 2/3 e votave të deputetëve, Stano thotë se Kosova ka obligim ndërkombëtar që ta zbatojë atë. Kryeministri ...
Komentet te Mospajtimet bëhen publike, nga BE thonë se presin themelimin e Asociacionit Janë të Mbyllura

“Të fortë, të qëndrueshëm, pozitivë”, Driton Kuka flet për vizitën me Majlindën te ish-krerët e UÇK’së

Lajme
Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se bashkë me xhudisten Majlinda Kelmendi kanë vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë. Përmes një postimi në Facebook, Kuka ka thënë se me secilin kanë pasur biseda për ngjarjet historike, si dhe për sfidat në sport. Ka thënë se ai dhe Majlinda besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre. “Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor. Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, ka shkruar Kuka./Express     ...
Komentet te “Të fortë, të qëndrueshëm, pozitivë”, Driton Kuka flet për vizitën me Majlindën te ish-krerët e UÇK’së Janë të Mbyllura

Rritet numri i grave të prekura me kancer të gjirit në Kosovë, sfidë mbeten ilaçet e shtrenjta

Shëndetësi
Muaji tetor është muaji i vetëdijesimit për sëmundjen e kancerit të gjirit. Gazeta Sinjali ka zhvilluar një intervistë me Dr. Sc. Vildane Goga- Çmega, Onkologe në Institutin e Onkologjisë. Ajo tregon se krahasuar me vitet e kaluar kemi pasur rritje prej 15% të kësaj patologjie. Dr. Sc. Vildane Goga- Çmega, Onkologe në Institutin e Onkologjisë në QKUK, tregon për Sinjalin sa i përket çështjeve se ku qëndron Kosova në aspektin e vetëdijesimit, trajtimit dhe mjeteve  financiare për të luftuar kancerin e gjirit. Gjatë muajit Tetor organizohen aktivitete të ndryshme, me qëllim që t’u servohen njerëzve sa më shumë informacione dhe të ngritet vetëdijesimi për kancerin e gjirit, pasi që edhe pse me ...
Komentet te Rritet numri i grave të prekura me kancer të gjirit në Kosovë, sfidë mbeten ilaçet e shtrenjta Janë të Mbyllura

Kosovarët mbesin pa pasaporta e patentë shoferë, shkak mungesa e materialit

Lajme
Marrja e dokumenteve të udhëtimit e patentë shoferëve nga qytetarët të cilëve u ka kaluar afati dhe ata që duan të pajisen për herë të parë me këto dokumente është bërë e vështirë, raporton Gazeta Sinjali. Mungesa e këtyre dokumenteve sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndodh për shkak të mungesës së materialit, ku furnizimi është vështirësuar. Pasaporta dhe patentë shoferë tash lëshohen vetëm për raste urgjente, ku duhet edhe pagesë shtesë pos asaj të rregullt, raporton Gazeta Sinjali. Ka pasur edhe në të kaluarën raste kur qytetarët nuk kanë mundur të pajisen me dokumente si pasaporta, letër njoftime, patentë shofer, targa e të tjera për shkak të tenderëve, ...
Komentet te Kosovarët mbesin pa pasaporta e patentë shoferë, shkak mungesa e materialit Janë të Mbyllura

Tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Prizren, Policia jep detaje

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë që ka ndodhur në hyrje të Prizrenit, ku një veturë ka goditur anësoret e rrugës. Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve të para janë lënduar tre persona. Sipas Bytyqit nuk dihet ende nëse lëndimet e tyre janë të rënda apo të lehta. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është shkatërruar tërësisht./Sinjali ...
Komentet te Tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Prizren, Policia jep detaje Janë të Mbyllura

Burri ‘merr hak’ ndaj të miturit me të cilin u rrah djali i tij në Malishevë, përfundon në ndalim policor

Lajme
Zënkat mes fëmijëve dinë të shkaktojnë telashe edhe te të rriturit, të cilët vendosin të përfshihen dhe t’u dalin atyre në krahë. Në shumë raste, prindërit ‘marrin hak’ duke ofenduar e sulmuar fizikisht bashkëmoshatarët e fëmijëve të tyre, raporton Gazeta Sinjali.  Dy fëmijë të cilët u përleshën mes vete në afërsi të shkollës fillore të fshatit Kervasari në Malishevë, u bënë shkak që babai i njërit prej tyre të sulmojë fizikisht një të mitur. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit, kur i dyshuari 55-vjeçar kishte rrahur një fëmijë 12-vjeçar. Kjo ka bërë që babai i fëmijës të kërkojë ndihmën e Policisë, ...
Komentet te Burri ‘merr hak’ ndaj të miturit me të cilin u rrah djali i tij në Malishevë, përfundon në ndalim policor Janë të Mbyllura

Qeveria subvencionon kreditë dhe ndan 5 milionë € për rrymën

Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e 19 milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike. Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike. Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej 14 milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.​ Kjo masë parasheh subvencionimin e kredive për ...
Komentet te Qeveria subvencionon kreditë dhe ndan 5 milionë € për rrymën Janë të Mbyllura

Avokati i Thaçit nuk përmbahet: Procesi është bizar, i prishur e i ndotur

Lajme
Avokati Luka Misetiq, ka folur për krijim e Gjykatës Speciale në Hagë, ku është shprehur se i gjithë procesi është bizar dhe i ndotur për faktin se Gjykata u krijua nën pretendimet se UÇK-ja ka bërë trafikim organesh. “Jam gjithashtu shumë i shqetësuar, më duhet ta them. I gjithë procesi ka qenë, shumë bizar dhe i prishur, i ndotur për faktin se e gjithë Gjykata u krijua nën pretendimet e pabazuara për trafikim organesh nga UÇK-ja, e cila sipas meje ka qenë e vetmja arsye që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe vëmendjen e pjesëtarëve të Komunitetit Ndërkombëtar për të financuar këto Dhoma, të rrisin presionin mbi Kosovën që të miratojnë ...
Komentet te Avokati i Thaçit nuk përmbahet: Procesi është bizar, i prishur e i ndotur Janë të Mbyllura

Aksidentohet vetura e Policisë me një traktor te Parku i Gërmisë

Lajme
Një automjet i Policisë është përfshirë sot në një aksident trafiku, në orët e mbrëmjes, te Parku i Gërmisë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se vetura zyrtare e PK-së është përplasur me një traktor dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes, sipas sinjalizuesit kana dalë edhe njësitet policore dhe sipas informacioneve të para personi që ka shkaktuar aksidentin është shoferi i traktorit, një 23-vjeçar. Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen numër i madh i aksidenteve në komunikacion, që në shumicën e rasteve shkaktohen për shkak të mosrespektimit të rregullave. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksidentohet vetura e Policisë me një traktor te Parku i Gërmisë Janë të Mbyllura