Pas disa ditësh në arrati, i dyshuari për tentim vrasjen në parkingun e pompës së derivateve “Kastrati” në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë është dorëzuar në Polici. Ai bashkë me dy persona të tjerë, që ende nuk janë kapur nga Policia po dyshohen për rastin e gjuajtjes me armë që ndodhi më 18 tetor, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që është dorëzuar në Polici gjatë ditës së djeshme, si i dyshuar për këtë rast është Xhevat Morina, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh. Përveç tij, Sinjali mëson se janë identifikuar edhe dy ...
Komentet te Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në parkingun e pompës ‘Kastrati’ në Fushë Kosovë, zbulohen edhe dy të dyshuar Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ngrohtë. Gjatë gjithë javës temperaturat maksimale do të arrijnë nga 19 deri 26 gradë Celcius. Më poshtë e gjeni parashikimin e motit nga dita e hënë deri të premten. Të hënën Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë ditë së marte. Të martën Mot i ngjashëm vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet ...
Komentet te Parashikimi i motit për ditët e javës në vijim Janë të Mbyllura
Një ndejë në restorantin Boem në fshatin Dren të Leposaviqit, që u organizua mbrëmë, e ku po merrte pjesë një zyrtar i Policisë së Kosovës u përcoll me incidente. Pjesëtari i Policisë, (emër i njohur për redaksinë) derisa ishte jashtë detyrës zyrtare u sulmua brutalisht nga disa persona, për motive ende të panjohura, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Kështu ka bërë të ditur sinjalizuesi i Sinjalit për Veri, i cili ka njoftuar se sipas informacioneve të para rreth 7 persona dyshohet se e kanë sulmuar policin, tre prej të cilëve janë emra të njohur për viktimën, teksa të dyshuarit e tjerë ende s’janë identifikuar. Sulmi dyshohet se ndodhi pak para mesnatës, ...
Komentet te Festa në një restorant në Veri kthehet në dhunë, zyrtari policor sulmohet brutalisht nga disa persona Janë të Mbyllura
Kosova siç duket ende nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket kërkesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të QUINT-it që ta shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa edhe për dhjetë muaj të tjerë. Osmani sot tha se serbët kishin mjaftueshëm afat për t’i konvertuar targat e automjeteve të tyre në RKS, duke theksuar se kjo “është çështje e sundimit të ligjit”. Sipas saj, “mbi 90% e serbëve që jetojnë në Kosovë tashmë i kanë konvertuar targat e së kaluarës në targa të ligjshme”. “Sa i përket një pakice të vogël që nuk i kanë konvertuar ende targat dhe i përdorin targat e kohës së Millosheviqit, kërkesa jonë ...
Komentet te Kërkesa për shtyrjen e vendimit për targa, Osmani s’i përgjigjet pozitivisht Escobarit  Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti u angazhua fort që t’i dalë në mbrojtje ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, i cili po hetohet nga Prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë. Martin Berishaj, ish-anëtar i Kryesisë së LVV-së, u falënderua përzemërsisht nga Kurti mëngjesin e sotëm në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Kurti kujtoi se si Berishaj, i përmendur në një skandal financiar në Slloveni, “u desh ta ndërpriste mandatin në kryesi për t´iu përkushtuar detyrës së re” të ambasadorit. “Këto edhe punë të tjera, të cilat i kemi prezantuar e vazhdojmë t´i prezantojmë në qeveri, janë meritë edhe e angazhimit dhe e kontributit të kryesisë së kaluar të ...
Komentet te Kurti me mirënjohje të madhe për Martin Berishajn, e falënderon përzemërsisht ambasadorin nën hetim Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ndodhi të shtunën në Pejë, pas përfundimit të ndeshjes basketbolliste në mes të Klubit Peja dhe Klubit Rahoveci, ku u arrestua një tifoz, nën dyshimet se ka sulmuar një lojtar të klubit mysafir. I dyshuari pas arrestimit u dërgua në ndalim policor, teksa tashmë Sinjali ka mësuar identitetin e tij. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ron Kajtazin, 27-vjeçar, i cili sipas informacioneve të para e ka sulmuar basketbollistin e klubit të Rahovecit, Chirs Seeley, duke e gjuajtur me një karrige, çka i kushtoi me arrestim. Situata u tensionua dhe ndërhyu Policia, ashtu që i dyshuari shoqëruar ...
Komentet te Ky është tifozi nga Peja që u arrestua pasi sulmoi basketbollistin e KB Rahoveci, Prokurori e ndalon për 48 orë Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu teksa e ka shijuar ushqimin meksikan ka shpalosur detaje të ndryshme nga jeta e saj. Përveç ushqimit, të qeshurave, batutave e përgjigjeve ndaj publikut e shumë temave të tjera, aty nuk munguan as momentet emocionuese. Gjatë emisionit “Shija e Anës”, Deliu u emocionua duke kujtuar vjehrrën e ndjerë dhe e ndau me publikun momentin kur e kishte kuptuar se vjehrra e saj kishte ndërruar jetë. “E kam pasur shumë vështirë dhe nuk kam ditur si të sillem me burrin. Ka qenë grua e jashtëzakonshme, më ka ndihmuar shumë në rritjen e djalit, është kthyer nga Gjermania për të qenë afër meje. Ka qenë shumë moment ...
Komentet te Blerta Deliu me lot në sy për vjehrrën: Ka qenë grua e jashtëzakonshme, më ka ndihmuar shumë Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të dielën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti, ku pritet të zgjidhet kryesia e re e këtij subjekti. Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se po bëhen një vit e 7 muaj qeverisje. Ndër të tjera ai, tha se përkrahja për ekonominë do të vazhdoj në forma të ndryshme. Kurti ka thur lavde për të gjithë ish kryesinë e kaluar të këtij subjekti. Teksa ka kujtuar kontributin e Rexhep Selimit në kryesinë e VV-së, Kurti foli edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku tha se ajo ishte e drejtë, andaj edhe do të dalë e pastër nga gjyqet, që ...
Komentet te Kurti: UÇK do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanë jolargpamës Janë të Mbyllura
Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andini, sot i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me bukuroshen, Kaltrina Zeka, raporton Gazeta Sinjali. E ashtu siç e do zakoni, çifti kanë organizuar një dasmë të madhe në një nga restorantet në qytetin e Prizrenit. Në aheng po marrin pjesë figura të rëndësishme të skenës politike në vend, përfshirë edhe kryeministrin, Albin Kurti. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga dasma, ku shihet kryeministri Kurti teksa hedh valle në mesin e dasmorëve. Ndryshe, nusja Kaltrina është edhe shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Krejt punët në dyzen, Kurti hedh valle në dasmën e djalit të Ukshin Hotit – VIDEO Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në kryeqytet, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është hedhur nga një ndërtesë. “Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për ...
Komentet te Tragjike/ Një femër në Prishtinë i jep fund jetës duke kërcyer nga ndërtesa Janë të Mbyllura