Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në vend, karshi situatës së krijuar me dialogun dhe çështjen e targave në raport me Serbinë. Tashmë profesor për Strategji dhe Siguri, Shea jep qëndrimin e tij se nuk sheh një konflikt tjetër të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë. ”Forca e KFOR-it të NATO-s mbetet në Kosovë për të garantuar mjedisin e sigurisë. Për më tepër NATO ka forca rezervë që mund të dërgohen në Kosovë me një njoftim të shkurtër për të mbështetur KFOR-in dhe për të ndihmuar në ruajtjen e paqes nëse është e nevojshme. Kohë pas kohe mund të ...
Komentet te Ish-zëdhënësi i NATO-s, Shea: Jam i gatshëm të ndihmoj në çdo mënyrë, por jo të ndërhyj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Wolfgang Ischinger, ish-ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur rreth procesit tashmë të stërzgjatur të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ischinger e quajti “turp” faktin që BE-ja ende nuk ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Ish-ambasador i Gjermanisë në SHBA po ashtu pohoi se liberalizimi duhet të ndodhë tani sepse ky është një premtim që iu kemi bërë miqve tanë kosovarë kohë më parë. Tutje, ish-diplomati gjerman tha se kosovarët, njësoj si të gjithë të tjerët, meritojnë lirinë e udhëtimit dhe se shpreson që kjo do të mundësohet shumë shpejt. “Një gjë që është jashtëzakonisht jo e mirë është mungesa e implementimit të liberalizimit të vizave për kosovarët nga BE-ja. Kjo sinqerisht ...
Komentet te Ischinger: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është turp – nuk e mbajtëm premtimin Janë të Mbyllura
Rita Ora nuk i ka lënë vend imagjinatës në disa foto që ka postuar në rrjetet sociale. E veshur me një fustan tërësisht transparent, Rita ka treguar më shumë se duhet në fotot e fundit që ajo ka postuar në Instagram. “Bluja e së dielës nuk me ka tradhtuar kurrë”, ka shkruar Rita poshtë këtyre fotografive. Kohëve të fundit, Rita vazhdon të bëjë ushtrime të mëdha fizike, ku ka theksuar shumë muskujt por edhe ka humbur shumë në peshë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rita si lënë vend imagjinatës, i tregon të gjitha në fustanin e saj transparent Janë të Mbyllura
Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot në Drenas. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, teksa lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, deklaroi ...
Komentet te Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Drenas ku mbetën të vdekur dy persona – VIDEO Janë të Mbyllura
Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin rus Aleksandar Bocan-Harchenko ku kanë diskutuar për bashkëpunimin dypalësh, situatën gjeopolitike dhe çështjet rajonale. Vuçiq dhe Bocan-Harchenko diskutuan edhe për çështjen e Kosovës, ku në fokus ishte respektimi i të drejtave ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, Vuçiq e falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë, duke shprehur shpresën se paqja e nevojshme në tokën evropiane do të vendoset në kohën më të shkurtër të mundshme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vuçiq takohet me ambasadorin rus, diskutojnë për Kosovën Janë të Mbyllura
Nëse keni fije të bardha floku ose ju pëlqen ngjyra e zezë e flokëve, tash e tutje nuk do të keni nevojë të shqetësoheni ose të shpenzoni shumë para për ngjyrosje tek flokëtari. Me anë të ngjyrës AMMONIA FREE, që është afatgjate dhe pa amoniak, ju do të siguroni ngjyrë të thellë e të qëndrueshme për një kohë të gjatë. Këtë ngjyrë mund ta bleni me zbritje nga çmimi 15.00 euro në vetëm 10.80 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin telegrafi23. Boja Flokut E-Color 10.80€ 15.00€ BLEJ TANI! Formula e kësaj ngjyre është unike pasi që është e ndërtuar nga Oleo Compex, vajrat mesdhetare dhe keratins H, të cilat garantojnë mbrojtje ...
Komentet te Me formulë unike që mbulon 100% thinjat – me këtë ngjyrë nuk do të keni nevojë për flokëtar Janë të Mbyllura
Duke vendosur një shportë me qershi, Partia Socialdemokrate ka vendosur ta krahasoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me personazhin popullor të humorit Nastradinin, në raport me dialogun me Serbinë. Këtë aktivitet PSD-ja e ka mbajtur para Qeverisë së Kosovës. Teuta Rusta, u shpreh se kjo barcaletë me qershi është tallje me hipokrizinë e Kurtit në dialogun me Serbinë. “Këtë aktivitete kemi vendosur mos me e shpjegu. Kjo barcaletë me qershi është tallje me hipokrizinë, kjo hipokrizi përkon me dialogun edhe me krejt marrëveshjet që Kurti është duke i realizuar e për të cilat ka thënë që ose do t’i rinegociojë ose do t’i rrëzojë krejt”, tha ajo. Aktiviteti i PSD-së ...
Komentet te PSD-ja vendos qershi para Qeverisë: Kurti po vepron si Nastradini Janë të Mbyllura
Rishi Sunak ka fituar garën në Partinë Konservatore të Britanisë, duke u bërë kryeministër i ri i vendit. Ai do të bëhet kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane dhe do të udhëheqë Britaninë, shtet që po përballet me sfida të mëdha ekonomike. Kundërkandidatja e tij, Penny Mordaunt, u tërhoq nga gara për të parën e partisë dhe udhëheqjen e Qeverisë. “Këto janë kohëra të paprecedentë. Kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga gara për të mirën e shtetit”, shkroi ajo në një postim në Twitter. Sunak, 42 vjeç, u bë i njohur për publikun britanik gjatë kohës së qeverisjes së Boris Johnsonit, i cili e emëroi atë në postin ...
Komentet te Rishi Sunak, kryeministër i ri i Britanisë Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të tentim vrasjes, pas denoncimit të një 51-vjeçari, i cili u plagos në fshatin Vllahi, të dielën. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa ende nuk dihet se kush është i dyshuari, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e mëngjesit, derisa viktima po qëndronte në fshat, kur papritmas u qëllua nga një plumb i armës së gjuetisë, që i shkaktoi plagë në krah, për çka u dërgua fillimisht në spitalin e Mitrovicës, e më pas në QKUK. Posa Policia është vënë në dijeni për ngjarjen, një njësi policore ka marrë deklaratën e viktimës, i ...
Komentet te Plagoset me armë një person në Vllahi të Mitrovicës, nuk dihet prej kah erdhi plumbi Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje ka më shumë të hyra në vitin 2021 sesa në vitin paraprak. Sipas raportit të vitit 2021 që është i paaudituar, publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partia që drejtohet nga Albin Kurti gjatë vitit 2021 ka të hyra mbi 2 milionë e 105 euro. Në vitin 2020 ( raport i audituar), VV-ja kishte mbi 913 mijë euro buxhet. Vetëvendosja ka edhe më shumë të hyra nga anëtarësia sesa në vitin 2020. Por partisë së Albin Kurti i janë rritur edhe shpenzimet. Mbi 2 milionë e 300 mijë euro VV-ja ka dalë në suficit gjatë vitit 2021, që nënkupton mbi 213 euro partia e Kurtit ka shpenzuar më ...
Komentet te KQZ publikon të dhënat: VV ka mbi 2 milionë euro të hyra si parti Janë të Mbyllura