Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dyshimet për dhunë në çerdhen ‘Xixëllonjat’ në Prishtinë: Sigurohen pamjet, nisin hetimet ndaj dy edukatoreve

Lajme
Rasti i dhunës që dyshohet se ndodhi javën e kaluar ndaj një fëmije 2-vjeçar në institucionin parashkollor “Xixëllonjat” në Prishtinë tashmë po hetohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ky rast që fillimisht ishte hapur vetëm si shënim zyrtar, tashmë po hetohet në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, raporton Gazeta Sinjali. Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se pasi Policia ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, është nxjerrë aktvendim për inicimin e rastit ndaj dy të dyshuarave F.R., dhe M.J. Ndryshe, rasti u zbulua pasi nëna i fëmijës ka raportuar në Polici se edukatorja e ka rrahur djalin e saj, ...
Komentet te Dyshimet për dhunë në çerdhen ‘Xixëllonjat’ në Prishtinë: Sigurohen pamjet, nisin hetimet ndaj dy edukatoreve Janë të Mbyllura

Roberti e konfirmon ribashkimin me Norën? – Detaji që po trazon rrjetin – Foto

Lajme
Moderatori dhe këngëtari, Robert Berisha, ka ‘çmendur’ rrjetin me postimin e fundit. Përmes një InstaStory artisti ka postuar një imazh ku është shfaqur me dorë në këmbë të një femre, e cila shihet ta ketë vendosur dorën mbi të artistit. Detaji që u vu re është ora që mbanë, e që është po e njëjta me të ish – partneres, Nora Istrefi. Kjo fotografi u postua nga Berisha pas deklaratës së Norës ditëve të fundit ku dha përgjigje për një ribashkim të mundshëm. Nuk dihet nëse është vërtetë artistja, por mbetet të shihet pasi në mbishkrim ka shkruar: “Përgjithmonë”. /Kosovarja/ ...
Komentet te Roberti e konfirmon ribashkimin me Norën? – Detaji që po trazon rrjetin – Foto Janë të Mbyllura

Shqiprim Arifi para takimit me Presidenten: Do të shkojmë për konsultime, Kurti na ftonte për përçarje

Lajme
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, do të marrë pjesë në takimin që presidentja Vjosa Osmani do ta zhvillojë në orën 13:00 ne liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci. Shqiprim Arifi tha se ka dallim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani dhe ftesave të tyre për takime me përfaqësuesit e Luginës. Në prill, Arifi kishte refuzuar t’i shkonte në takim kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin se shefi i Qeverisë së Kosovës po përpiqej të ndërhynte në proceset politike në Preshevë, duke favorizuar rivalen e tij, Ardita Sinanin. “Ka një dallim të veçantë sepse Albin Kurti, Liburn Aliu, kur më kanë ftuar në takim, kanë dashur ...
Komentet te Shqiprim Arifi para takimit me Presidenten: Do të shkojmë për konsultime, Kurti na ftonte për përçarje Janë të Mbyllura

Berisha thotë se Strategjinë e Sigurisë e përgatiti “një djalë i ri”, Konjufca: E keqpërdore foltoren e Kuvendit

Lajme
Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u përplasën në disa replika. Pasi Berisha e mori fjalën si kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe tha se ky dokument “nuk është strategji, është përmbledhje e katër dokumente të dobëta”, dhe shprehu qëndrimin e AAK-së se nuk do ta votojnë, Konjufca tha se ai e keqpërdori foltoren. Berisha tha se këtë strategji e ka përgatitur “një djalë i ri” që “punon qaty në ministri”. Sipas tij, ai dokument “nuk është adekuat”, dhe “pikërisht që është për Kosovën” tha se “unë nuk ...
Komentet te Berisha thotë se Strategjinë e Sigurisë e përgatiti “një djalë i ri”, Konjufca: E keqpërdore foltoren e Kuvendit Janë të Mbyllura

Hovenier kërkon më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale

Lajme
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier, ka kërkuar më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale. Ai në “Javën për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, të organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës që në Kodin e Procedurës Penale kanë futur edhe rastet e viktimave të dhunës si dhe kompensimin e tyre “Dëshirojmë që ta shfrytëzojmë këtë javë për të reflektuar mbi përpjekjet tona por që të marrin edhe veprime që viktimat të kenë shërbime të duhura dhe drejtësi. Është e rëndësishme që margjinalizuarit shpesh kanë pabarazi dhe mund të kenë më të cenueshëm për t’u bërë cak i ...
Komentet te Hovenier kërkon më shumë angazhim në luftimin e krimit të organizuar dhe dhunës seksuale Janë të Mbyllura

Konjufca – opozitës: Mos u shtyni kush e don NATO-n e Amerikën, krejt si njëjtë e dojmë

Lajme
Opozita e ka kritikuar Qeverinë që në dokumentin e Strategjisë së Sigurisë 2022-2027 nuk tregohet shumë për strategjinë e integrimit të NATO-s. Ndaj tyre ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se NATO-n dhe SHBA-të “i dojmë krejt njëjtë”. “Nuk po besoj që duhet me u shty kush e don më shumë NATO-n dhe SHBA-të, krejt grupet si njëjtë e dojmë”, ka thënë Glauku. “Grupi Parlamentar që nuk e don SHBA-n dhe NATO-n nuk është në këtë Kuvend”, ka thënë Konjufca referuar Listës Serbe. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Konjufca – opozitës: Mos u shtyni kush e don NATO-n e Amerikën, krejt si njëjtë e dojmë Janë të Mbyllura

Kjo është gjendja e punëtorit që këputi shuplakën e dorës në Deçan, nga mishtorja e quajnë rastin ‘taksirat’

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sot se një punëtor i mishtores “Vëllezërit Neziraj” në Deçan ka këputur shuplakën e dorës derisa ishte duke punuar me makinën e bluarjes së mishit. Për shkak të gjendjes serioze, punëtori 30-vjeçar u dërgua në QKUK për trajtim, ku i është nënshtruar një operacioni. Punëtori tashmë ndodhet në klinikën Kirurgjike Plastike dhe gjendja e tij është stabile. Këtë e ka konfirmuar doktoresha Dafina Basholli. Ndërkohë nga mishtorja kanë folur shkurt për Sinjalin duke e quajtur rastin si “taksirat”, teksa s’kanë dhënë më shumë detaje për rastin. Në anën tjetër, Prokuroria Themelore në Pejë ka iniciuar rastin si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e ...
Komentet te Kjo është gjendja e punëtorit që këputi shuplakën e dorës në Deçan, nga mishtorja e quajnë rastin ‘taksirat’ Janë të Mbyllura

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e disa personave, publikon fotot

Lajme
Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon rreth dyshimeve për një rast të “Lëndimit të lehtë trupor” të ndodhur në një lokal më rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për çfarëdo informacioni që kanë, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarave të implikuar në rast. Në njoftimin e policisë thuhet se “së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarve në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të ...
Komentet te Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e disa personave, publikon fotot Janë të Mbyllura

‘Gruaja brengosej’, rrëfimi emocionues i Malësorit që u bë baba pas 10 vitesh martesë (Video)

ShowBiz
Këtë javë që po e lëmë pas, Malësori u bë baba për herë të parë. Në moshën 46 vjeçare, pas afro dhjetë vitesh martesë, ai dhe bashkëshortja Fatmira u bekuan me binjakë, vajzë e djalë. Deri në këtë lajm të mrekullueshëm, rruga e ishte e gjatë dhe e lodhshme. Historinë emocionuese, Malësori e ka ndarë në një intervistë për emisionin Prive. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te ‘Gruaja brengosej’, rrëfimi emocionues i Malësorit që u bë baba pas 10 vitesh martesë (Video) Janë të Mbyllura

Sot pritet të votohet për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale

Lajme
Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare me pikat e papërfunduara në seancën e javës së kaluar. Në rend dite është votimi i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky Projektligj është shqyrtuar të enjten e javës së kaluar, por në mungesë të kuorumin nuk është votuar. Gjatë shqyrtimit deputetët opozitarë kanë shprehur kritika ndaj projektligjit, teksa e kanë kualifikuar atë si antikushtetues dhe në kundërshtim me ekonominë e tregut të lirë të Kosovës. Përkitazi me këtë, ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sot pritet të votohet për vendosjen e çmimeve tavan për produktet esenciale Janë të Mbyllura