Pas zbulimit të rastit tronditës që ka ndodhur në fshatin Klinë e Epërme të Skenderaj, ku dyshohet se është dhunuar seksualisht një 72-vjeçare, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë personin e dyshuar, mëson Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili sipas provave të siguruara deri më tani e ka keqtrajtuar seksualisht gruan e moshuar më 4 nëntor të këtij viti. Sinjali ka raportuar se rastin në Polici e ka denoncuar një i afërm i 72-vjeçares, i cili ka njoftuar se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fillim të këtij muaji. E moshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, ...
Komentet te Rasti tronditës në Skenderaj: Identifikohet dhe arrestohet 25-vjeçari që dyshohet se dhunoi 72-vjeçaren Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS). Siç raporton Radio Evropa e Lirë referuar burimeve diplomatike ky ka qenë kompromisi mes kërkesës së Francës për kushtëzimin e hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me nisjen e zbatimit të ETIAS-it, dhe kundërshtimit të shumë vendeve tjera që kjo të mos lidhet. Në fund është përmendur edhe ETIAS-i, por edhe data. Grupi ...
Komentet te REL: Arrihet “kompromisi” për vizat për Kosovën, vendimi hyn në fuqi më 1 nëntor 2023 Janë të Mbyllura
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në fjalën e saj në Kuvend tha se deputetët e Listës Serbe edhe sa kanë qenë në Kuvend as minimalisht nuk i kanë përfaqësuar qytetarët serbë të Kosovës. Kusari-Lila tha se vendi po përballet me situata të reja, dhe se në veri “burrat dhe gratë po ballafaqohen me presion dhe dhunë të vazhdueshme të projektuar dhe orkestruar nga Serbia për ta braktisur punën”. Kusari-Lila shtoi se “deputetet serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet, ata edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan as minimalisht qytetarët, ata asnjëherë nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”, u shpreh ajo. ...
Komentet te Kusari-Lila: Deputetët serbë asnjëherë nuk përfaqësuan nevojat e qytetarëve të Veriut të Kosovës Janë të Mbyllura
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të saj në veri. Më tej ajo ka shtuar se, Kosova nuk do të tërhiqet as nga kërcënimet e ekstremistëve të mbështetur nga Beogradi. Zëvendës kryeministrja Gërvalla ka deklaruar ajo përmes një postimi në Twitter, ku ka njoftuar se është takuar me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. “Shkëmbim i hapur dhe konstruktiv me të dërguarit e Ballkanin Perënimdor Manuel Sarrazin i Gjermanisë. I kërkova BE-së të mos tolerojë pengimin kriminal kundër parimeve evropiane dhe sundimit të ligjit. Kosova nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve të ...
Komentet te Gërvalla pas takimit me Sarrazin: Kosova nuk tërhiqet nga mbrojtja e qytetarëve në veri Janë të Mbyllura
Grupi i përbërë nga Zenel Amrullahu, Lorik Drenica, Endrit Shala, Valmir Shala, Bleron Mejzinolli dhe Fatlum Shamolli të cilët dyshohen për së paku pesë raste të grabitjeve të armatosura në pompa të derivateve në Lipjan dhe Drenas, ka rënë të shtunën në prangat e Policisë, pas një operacioni të zhvilluar në disa lokacione, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se tashmë janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar. Sinjali mëson se bëhet fjalë për babain e Lorik Drenicës, Mehdiun 58-vjeçar dhe Argjend Ademin, 21-vjeçar. Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i vendbanimeve të tyre, ku janë gjetur dhe sekuestruar: – një ...
Komentet te Zgjerohet grupi i të dyshuarve për grabitjet e armatosura në pompa derivatesh, bien në pranga edhe dy persona Janë të Mbyllura
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden. Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por ekziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker. Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ...
Komentet te Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve Janë të Mbyllura
Profesori amerikan dhe njohës i çështjeve në Ballkan, Alon Ben-Meir, ka thënë se kryeministri Albin Kurti jo vetëm që dështoi por edhe ka rënë në kurthin e Rusisë, shkruan Gazeta Metro. Ben-Meir ka shkruar se Kurti ra në kurthin e Rusisë. Ndërsa ka shtuar se ka ende kohë për ta përmirësuar këtë gabim dhe të respektojë kërkesat e SHAB’së. “Mendoj se kryeministri Kurti dështoi e ra në kurthin e Rusisë. Nuk është ende vonë që të përmirësohet situata duke respektuar kërkesën e SHBA’së. Megjithëse, mund të iu duket si një koncesion i njëanshëm, Kosova do të përfitonte shumë në afatgjatë”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter. Ben-Meir kishte shkruar ...
Komentet te Profesori amerikan: Kurti dështoi dhe ra në kurthin e Rusisë Janë të Mbyllura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konfirmuar që vizita e saj e paraparë për dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shtyrë pas një takimi me zyrtarë të ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Ajo ka thënë se kjo vizitë është shtyrë përmes pas një konsultimit të përbashkët me zyrtarët amerikanë, për shkak të situatës aktuale. Megjithatë, ministrja ka thënë se viza nuk i është refuzuar. Ajo ka deklaruar se lajmet për refuzimin e vizës nga SHBA, janë të pavërteta. Postimi i plotë i Haxhiut: Sot pasdite jam takuar me zyrtarë të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. Ndër të tjera, diskutuam edhe rreth ftesës së tyre për ...
Komentet te Haxhiu e konfirmon: Shtyhet vizita për në SHBA, shkak situata politike në vend Janë të Mbyllura
Mbledhja e Këshillit të Bashkimit Evropian për vizat do të mbahet nesër dhe pritet që të diskutohet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Zyrtarët francez gjatë mbledhjes së kaluar të këshillit të BE-së që u mbajtur më 13 tetor, është raportuar se kanë kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas kësaj mbledhjeje ka thënë se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit. Ajo shpresonte që ky vendim të jetë pozitiv. Von Cramon tha se shpreson ...
Komentet te Grupi punues për vizat mblidhet nesër, çka pritet nga ky takim Janë të Mbyllura
Disa media po raportojnë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do ta ketë të pamundur të udhëtojë për në SHBA ashtu siç e kishte planifikuar. Këtë njoftim, siç raportohet ajo e ka marrë sot, edhe pse gjatë ditës shefi i kabinetit të Haxhiut, Genc Nimoni tha se këto lajme janë të pavërteta. Ndonëse ende nuk dihet cila është e vërteta, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një përgigje nga vet ministrja Haxhiu, por e njëjta nuk e ka hapur telefonin, madje i ka ndalur thirrjet nga redaksia. Në raportime thuhet se ambasadori amerikan Hovenier ka deklaruar nuk mund të udhëtohet, për shkak të krizës momentale. “Ne aktualisht jemi në një ...
Komentet te E pakonfirmuar: Raportohet se Haxhiu u njoftua nga Ambasada e SHBA-së që të mos shkojë në Amerikë Janë të Mbyllura