Këngëtari Gena Lito ka treguar se aktualisht gjendet në qytetin e Stambollit dhe atje ishte edhe në kohën kur ka ndodhur sulmi që la të vdekur 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Madje, ai ka thënë se ishte në planet e tij dhe të familjes së vet që të dilnin për shëtitje në kohën dhe vendin e njëjtë ku ka ndodhur ngjarja. “E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku ...
Komentet te Gena: Për pak i shpëtova tragjedisë në Stamboll, Zoti na adresoi diku tjetër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidentja Vjosa Osmani i ka pritur përfaqësuesit e partive politike për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, ku kryetarët dhanë dorëheqje. Në takim po mungojnë përfaqësuesit e AAK-së dhe Listës Serbe. Në takimin e thirrur nga Presidentja, u pa i pranishëm edhe ish-ministri Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës. Për Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin e Zubin Potokun pritet caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje, pasi Lista Serbe vendosi që serbët të dalin nga institucionet e Kosovës. Policët, prokurorët dhe gjyqtarët serbë iu përgjigjën gjithashtu unanimisht kërkesës për të dalë nga institucionet e vendit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Osmani nis takimin me partitë, mungon AAK dhe Lista Serbe, i pranishëm ish-ministri Jabllanoviq Janë të Mbyllura
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka vazhduar me rezultate negative në investimet e kursimeve pensionale të qytetarëve. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për sistemin financiar deri në muajin shtator të këtij viti, humbjet e Trustit për periudhën janar-shtator 2022 arrijnë shumën e përgjithshme prej 170.5 milionë €, raporton Front Online. Vlera e përgjithshme e aseteve të Trustit kalon shifrën prej 2.3 miliardë €. Përderisa investimet e Trustit në tregjet ndërkombëtare kanë marrë tatëpjetën, së shpejti deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të vendosin për iniciativën që qytetarëve të Kosovës t’u lejohet tërheqja e deri 30% të kursimeve pensionale. Kjo iniciativë njëher ka dështuar në Kuvend, ...
Komentet te Mbi 170 milionë € humbje të Trustit për 9 muaj Janë të Mbyllura
Departamenti i Policisë së Stambollit ka dalë me një deklaratë rreth sulmit me bombë të ndodhur të dielën, 13.11.2022 në rrugën Taksim Istiklal në lagjen Beyoğlu të Stambollit. Në këtë drejtim, policia e Stambollit ka bërë të ditur se janë ekzaminuar 1200 kamera sigurie, të cilat kanë parë rrugët e gruas së dyshuar që vendosi bombën deri në vendin e ngjarjes. “Është konstatuar se personi është larguar nga vendi i ngjarjes me taksi dhe ka shkuar në lagjen Esenler, si dhe është kryer një operacion në 21 adresa, të cilat u konstatuan se ishin në kontakt me personin në studimin fiziko-teknik”, është thënë në deklaratën e policisë së Stambollit. Ndërsa ...
Komentet te Policia turke sjell “rrëfimin e saj”: Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se kreu sulmin në Stamboll Janë të Mbyllura
Një grup protestuesish kanë çarë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë. Një person është shoqëruar me forcë nga policia, dhe gjatë ndalimit të qytetarit një nga policët rrëzohet barkas në tokë. Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë në kujtim të Klodjan Rashës, Ardit Gjoklajt dhe Lear Kurtit. Sipas të dhënave, personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e kryeministrisë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Incident në protestë: Qëllohen me bojë muret e Kryeministrisë, polici bie përtokë duke kapur qytetarin Janë të Mbyllura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën ‘Beteja e Koshares’ në Pejë, ku si pasojë ka humbur jetën 22-vjeçari, Arjan Zekaj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet, është Ali Morina, 73-vjeçar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të një kthimi të pasigurt të Morinës, i cili me këtë veprim i kishte bllokuar rrugën të riut që po drejtonte motoçikletën. Sinjali mëson se si pasojë e kësaj, Zekaj është ndeshur në automjet e më pas është përplasur me një shtyllë elektrike. 22-vjeçari është dërguar me urgjencë për ...
Komentet te Zbulohet identiteti i personit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Pejë, dërgohet në mbajtje Janë të Mbyllura
Partia Socialdemokrate ka njoftuar se është arrestuar anëtari i tyre, Nol Nushi. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga PSD bëjnë me dije se Nushi është arrestuar sot rreth orës 16:00 dhe sipas tyre, arrestimi është bërë pa asnjë mbulesë legjitime. Tutje në njoftim thuhet se sekretari organizativ i partisë është liruar më pas, por atij i është ndalur letërnjoftimi. “Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimtë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrestohet Nol Nushi, PSD: Ky veprim policor është tejet i dyshimtë Janë të Mbyllura
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Kurti “ka sjellë në jetë fantazmat e vjetra që dikur refuzoi Kosova”. “Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit. Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet”, ka shkruar Molliqaj. Sipas tij, mosnjohja normalizohet, asociacioni formohet, konflikti ...
Komentet te Molliqaj: Kurti solli në jetë fantazmat e vjetra që Kosova dikur i refuzonte Janë të Mbyllura
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të tensionuara pas vendimit nga kryeministri Albin Kurti për targat ilegale serbe. Ky vendin është kundërshtuar nga Lista Serbe e cila ka bojkotuar institucionet e Kosovës duke dorëzuar pozitën e ministrit dhe mandatin e deputetit. Pëveç kësaj, shumë policë, gjyqtarë e prokuror serbë u dorëheqën nga pozitat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali. Derisa në veri të vendit, situata vazhdon të jetë me tensione të kohë pas kohshme, ndërsa rendin po e ruajnë Njësitet Speciale të Kosovës në bashkëpunim me NATO-n. E për këtë çështje, të hënën më 14 nëntor në Bruksel do të mblidhen shefat e diplomacisë të shteteve anëtare të Bashkimit ...
Komentet te Borrell mbledh të hënën Këshillin për Punë të Jashtme, diskutohet për tensionet mes Kosovës e Serbisë Janë të Mbyllura
Deputeti i partisë në pushtet, Visar Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec në mbledhjen e mbajtur dje. Lajmin e ka konfirmuar vetë Korenica. Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë. “Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil.”, ka thënë Korenica për Nacionalen. Valon Hoti, koordinator i Qendrave në LVV, “zbarkoi” dje në Rahovec, duke inicuar shkarkimin e Korenicës dhe duke vendosur një grup tjetër punues, që do të udhëheq degën e LVV-së në këtë qytet drejt zgjedhjeve të brendshme. ...
Komentet te Vetëvendosje shkarkon Korenicën nga pozita për shkak të qëndrimit kundër kodit civil Janë të Mbyllura