Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ky është grupi që dyshohet se ia vuri flakën katër veturave në Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Lajme
Policia e Kosovës ka arritur që pas një muaji t’i arrestojë personat e dyshuar për rastin e zjarrvënies që ka ndodhur më 20 shtator në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura. Katër të dyshuarit u arrestuan pas një aksioni të Policisë që u zhvillua gjatë ditës së djeshme. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për tre persona të moshës madhore dhe një të mitur, 16-vjeçar: Lavdrim Laknac, 23-vjeçar, S.I., 16-vjeçar, Armend Smaili, 46-vjeçar, Hashim Mulliqi, 40-vjeçar. Ata po dyshohet se janë përfshirë në këtë rast, pasi më 20 shtator pas mesnate, ia kanë vënë flakën disa veturave që kanë qenë ...
Komentet te Ky është grupi që dyshohet se ia vuri flakën katër veturave në Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje Janë të Mbyllura

“Nuk e kemi ditur se ka lidhje familjare”, arsyetimi i MSH-së pas punësimit të dhëndrit të Kusari-Lilës

Lajme
Dje u raportua se Shkumbin Spahiu është emëruar në Bordin e Ankesave në AKPM. Spahiu doli të jetë dhëndër i Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Sot Ministria e Shëndetësisë e ka arsyetuar këtë fakt, duke thënë se U.D e ministres Gexha-Bunjaku nuk e ka ditur lidhjen familjare të Spahiut me Kusari-Lilën. “Mund të ju informojmë që për lidhjen familjare të z. Shkumbin Spahiu me deputeten Kusari Lila kemi kuptuar vetëm pas raportimit të mediumit tuaj, dhe ju sigurojmë që emërimi i tij në bordin për ankesa në AKPPM ka qenë vetëm si rezultat i profilit të tij profesional, mbështetur në UA 05/2015 Bordi i ankesave dhe se ...
Komentet te “Nuk e kemi ditur se ka lidhje familjare”, arsyetimi i MSH-së pas punësimit të dhëndrit të Kusari-Lilës Janë të Mbyllura

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri, të përfshirë 11 persona

Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se kanë shënjestruar një rast me 11 të dyshuar për blerje, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Në njoftim thuhet se Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, në takim me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda, kanë shënjestruar një rast të ri me njëmbëdhjetë persona. Prokuroria Speciale, njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin “Reflektori”, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë persona, për veprën penale blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ...
Komentet te Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri, të përfshirë 11 persona Janë të Mbyllura

Vodhi çokollata ‘Milka’ në vlerë të dhjetëra € nga marketi në Fushë Kosovë, i riu ndalohet për 48 orë

Lajme
Rastet e vjedhjeve nëpër markete të ndryshme në Kosovë janë bërë një fenomen mjaft shqetësues, duke shkaktuar ankth e pasiguri te punëtorët, e humbje për bizneset. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur të hënën në rrugën “Hamdi Grajqevci” në Fushë Kosovë, ku një person ka kryer vjedhje brenda një marketi dhe jashtë tij, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili dyshohet se ka hyrë në një market, prej ku ka vjedhur çokollata ‘Milka’ në vlerë prej më shumë se 40 euro dhe më pas ka arritur të ikë. Rasti është denoncuar nga një punëtor, i cili ka njoftuar Policinë se marketi ...
Komentet te Vodhi çokollata ‘Milka’ në vlerë të dhjetëra € nga marketi në Fushë Kosovë, i riu ndalohet për 48 orë Janë të Mbyllura

Moment historik, bota arrin 8 miliardë banorë

Lajme
Tetë miliardë njerëz jetojnë në planetin Tokë – një moment historik i madh i parashikuar zyrtarisht ditë më parë. Popullsia njerëzore mund të arrijë në 8.5 miliardë deri në vitin 2030, 9.7 miliardë deri në vitin 2050 dhe të arrijë kulmin në rreth 10.4 miliardë gjatë viteve 2080 dhe të mbetet në atë nivel deri në vitin 2100, vlerësoi ditë më parë OKB. pp 2 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Moment historik, bota arrin 8 miliardë banorë Janë të Mbyllura

Jo veç njerëzit, qentë endacakë kafshojnë një makinë në Prishtinë (VIDEO)

Lajme
Qentë endacakë po vazhdojnë të bredhin rrugëve të Prishtinës, por edhe në qytetet tjera. Në shumë raste sulmohen qytetarët, teksa ende s’ka një strategji përmes së cilës mund të menaxhohen, raporton Gazeta Sinjali. Së fundmi, ka ndodhur një ngjarje pazakontë. Në faqen “Vrojtuesit e lagjes” mbrëmë është publikuar një video ku shihen tre qenë duke i kafshuar gomat e një veture dge më pas edhe pjesën metaltë mbi gomë. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në lagjen Mati 1 në Prishtinë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Jo veç njerëzit, qentë endacakë kafshojnë një makinë në Prishtinë (VIDEO) Janë të Mbyllura

Bislimi dhe Petkoviq sot nisin negociatat në Bruksel për targat

Lajme
Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bisljimi, i cili është përgjegjës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka udhëtuar për në Bruksel me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell. Në Bruksel po ashtu do të jetë edhe kryenegaciatori serb Petar Petkoviq. Palët ku pritet të zhvillojnë negociata për targat. Gjatë ditës së djeshme, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet urgjentisht të gjejnë një zgjidhje për të ulur tensionet. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian tha se “nuk mund të arrijmë te 21 nëntori, pa pasur një marrëveshje”, dhe se siç thotë ai dorëheqja e ...
Komentet te Bislimi dhe Petkoviq sot nisin negociatat në Bruksel për targat Janë të Mbyllura

Rast i rëndë në Pejë: 13-vjeçarja tenton të bëjë vetëvrasje në oborrin e shkollës, mjekët e kthejnë në jetë

Lajme
Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve të të rinjve në Kosovë është bërë një dukuri mjaft shqetësuese. Shumë shpesh, qytetarë të moshave të ndryshme, e madje edhe të mitur tentojnë të vetëvriten përmes formave të ndryshme. Familjet janë ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë ata, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Novosellë të Pejës, ku një 13-vjeçare dyshohet se ka konsumuar medikamente në sasi të tepruar, duke iu përkeqësuar kështu gjendja shëndetësore.Rasti ka ndodhur në oborrin e shkollës, kur vajza ka rënë përtokë dhe menjëherë është njoftuar Emergjenca. Ato momente ...
Komentet te Rast i rëndë në Pejë: 13-vjeçarja tenton të bëjë vetëvrasje në oborrin e shkollës, mjekët e kthejnë në jetë Janë të Mbyllura

Gjendet i vdekur një burrë në një motel të Vushtrrisë

Lajme
 “Vdekje të dyshimta” janë cilësuar vdekjet e personave në hotele dhe motele të vendit gjatë këtij viti e vitit të kaluar. Shkaktari i këtyre rasteve shpeshherë është besuar të jetë përdorimi i barërave dhe ilaçeve që shërbejnë për ereksion pa përshkrimin e mjekut, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në fshatin Gracë të Vushtrrisë, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, pasi një burrë u gjet pa shenja jete në motel, në orët e mbrëmjes. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes me ekipin mjekësor që kryen ekzaminimet vitale dhe u ...
Komentet te Gjendet i vdekur një burrë në një motel të Vushtrrisë Janë të Mbyllura

Haradinaj hedh dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur dy detaje të cilat prekin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj ka thënë se veprimi i pambuluar ndaras po rrezikon një pjesë të vendit, ai i ka ngritur dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën. “Veprimet që janë të pambuluara e sidomos atje ku preket siguria e ku nuk mbulohesh nga aleatët e sigurisë, janë të rrezikshme dhe janë humbëse për Kosovën. Kosova nuk guxon të veprojë e pambuluar, në siguri i vetëm dihet rezultati dhe këto veprime që janë të ligjshme e të drejta të Kosovës e kanë vetëm një mungesë, nuk e kanë ...
Komentet te Haradinaj hedh dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën Janë të Mbyllura