Në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për të diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, ka marrë pjesë edhe Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive. Rashiq tha se mbajtja e zgjedhjeve në veri mund sjellë tensione dhe përshkallëzim të situatës në ato komuna. “Unë isha pak më i theksuar se kolegu im, duke thënë se kushte për zgjedhje nuk ka. Pra zgjedhjet si të tilla mund që të përdoren për ngritjen eventuale të tensioneve, konflikteve, incidenteve dhe për përshkallëzim të disa veprimeve të padëshiruara dhe dhunës”, tha ai. Rashiq ka thënë se nëse nuk ka shtyrje të afatit për shqiptimin e ...
Komentet te Rashiq: Nëse nuk ka shtyrje të afatit për targat, nuk do të arrijmë të flasim për rezultatet e zgjedhjeve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidentja Osmani ka caktuar 18 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani për ...
Komentet te Konfirmohet: Osmani cakton 18 dhjetorin si datë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri Janë të Mbyllura
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, në të cilën ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, në shumën prej 19.150.034 ( nëntëmbëdhjetë milionë e njëqind e pesëdhjetë mijë e tridhjetë e katër ) euro, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. Më tej në njoftimin e Qeverisë nga mbledhja e 107 thuhet se këto mjete janë kursyer nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Qeveria tregon se kanë kursyer mbi 19 milionë euro Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka filluar me vizitat e tij zyrtare, me ç’rast ka zhvilluar takime me partitë liberale të Holandës dhe Belgjikës. Përmes një postimi në facebook, ai ka njoftuar se në Holandë dhe në Belgjikë ka takuar dy partitë më të mëdha të këtyre qeverive. “Në Holandë takova partitë VVD dhe D66, dy nga partitë më të mëdha që përbëjnë qeverinë e këtij shteti. Ndërkaq, në Belgjikë takova përfaqësuesit e Open VLD, partisë që udhëheqë me qeverinë belge. Të tri këto parti janë anëtare të rëndësishme të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), anëtare e së cilës synojmë të bëhemi edhe ...
Komentet te Krasniqi jep detaje për vizitat e tij në Belgjikë e Holandë, u takua me tri partitë kryesore Janë të Mbyllura
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli ka dalë kundër njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes pasi ata pretenduan se nuk i kishin nderuar ushtarët serbë që vdiqën mes viteve 1912-1918. Në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës, pamjet dëshmojnë se Garda e FSK-së nderoi ushtarët e rënë serbë, por Ministria e Mbrojtjes e mohon këtë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, “Togu i Gardës Ceremoniale dhe Orkestra Frymore e FSK-së, me ftesë të Ambasadës franceze dhe Ambasadës gjermane, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar rënien e ushtarëve francez dhe gjerman, gjatë Luftës së Parë Botërore, në ...
Komentet te “Duhet të pranohet gabimi dhe të mos përsëritet më”, Dugolli kundër Ministrisë së Mbrojtjes pas nderimit ndaj ushtarëve serbë Janë të Mbyllura
Një familje në lagjen 038 në Prishtinë u trondit kur në veturën e kryefamiljarit u gjet e vendosur një granatë dore, e pajisur me një sigurisë. Rasti ka ndodhur të dielën në mëngjes, kur edhe Policia intervenoi në vendin e ngjarjes. Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë se për këtë rast tashmë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale Kanosje me armë. Por si e mori vesh pronari i veturës se ishte cak i dikujt? Në një prononcim për Sinjalin, viktima (emër i njohur për redaksinë), i cili është biznesmen, tha se veturën e kishte parkuar para shtëpisë në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur diçka të dyshimtë. GJta natës ...
Komentet te Flet për Sinjalin biznesmeni nga Prishtina që ia vendosën granatën në veturë, tregon si e kuptoi që ka diçka të dyshimtë Janë të Mbyllura
Një baba në Teksas ka një bijë që e do njëmend… sepse e dërgoi në klub striptizi për të festuar 100-vjetorin në tokë. Giocchino “Jack” Poma së fundmi festoi 100 rrotullime rreth diellit, dhe për të markuar këtë event të veçantë, e bija e tij, Dina, e dërgoi atë në një klub gjentëlmenësh në Dallas të quajtur The Lodge. Bija e Jack thotë se babai i saj i do dy gjëra në jetë… gratë gjeneralisht dhe gjinjtë specifikisht, kështu që një aventurë në klub striptizi kishte logjikë perfekte për ditëlindjen e 100-të. Dina thotë se babai i saj nuk ka qenë në një klub striptizi që nga ditët e tij ...
Komentet te Pamje të rralla: E bija e dërgon në klub striptizi për ta festuar ditëlindjen 100-të (Foto) Janë të Mbyllura
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me partitë politike ka njoftuar se sipas të gjitha gjasave, 18 dhjetori do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore. Ajo tha para mediave të hënën se për këtë datë u dakorduan edhe me subjektet politike që morën pjesë në takim. “Sipas të gjitha gjasave do të jetë data 18 dhjetor, sapo t’i marrim mendimet për përgatitje të zgjedhjeve. Janë ngritur në takim edhe shqetësimet tjera. Si presidente do të mundohem që qytetarëve të ju ofrohet siguri”, deklaroi Osmani. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Deklarohet Osmani: Zgjedhjet në veri pritet të mbahen më 18 dhjetor Janë të Mbyllura
Për të diskutuar disponimin në Bruksel dhe në vendet anëtare dhe për të analizuar rrugën e mbetur të Kosovës deri në liberalizimin e vizave, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka organizuar një bisedë të hapur të titulluar “Liberalizimi i vizave për Kosovën: Fillimi i fundit”. Gjeraqina Tuhina, gazetare korrespodente e televizionit publik në Bruksel tha se grupi punues i Komisionit Evropian pritet të takohet me 16 nëntor ku do të procedoje dokumentin për liberalizimin e vizave. Sipas saj, nëse nuk do të ketë kundërshtime nga shtetet anëtare, pritet që nga 1 dhjetori i vitit 2023 kosovarët të lëvizin pa viza. “Kanë tregu përafrim të qëndrimeve të një grupi ...
Komentet te Të mërkurën mësohet zyrtarisht data e heqjes së vizave, gazetarja nga Brukseli shpalos detajet Janë të Mbyllura
Dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen makabre të biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë deklaruar të pafajshëm në seancën gjyqësore për këtë rast që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali. I akuzuari Jetoni, siç mëson Sinjali nuk e ka pranuar fajësinë në disa pika, teksa vëllai i tij Nexhati në asnjë pikë, duke u deklaruar i pafajshëm në akuzën që i rëndohet. Ata kanë dalë sot para gjykatës, pasi seanca e parë fillestare më 25 tetor ishte shtyrë për shkak se mbrojtja kërkoi që të pajisen me shkresa të lëndës. Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër vëllezërve Vllasaliu si të ...
Komentet te Jeton dhe Nexhat Vllasaliu nuk e pranojnë fajësinë për vrasjen makabre të Bedri Rexhepit Janë të Mbyllura