Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Plaçkitet Infrakos në Klinë, zbulohet se çka vodhën të dyshuarit

Lajme
Fabrika e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës (Infrakos) në Klinë, sot kanë qenë cak i keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali. Disa persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në këtë bafrikë. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Në fshatin Volljakë rreth orës 10:00 ka ndodhur në vjedhje. Policia është njoftuar nga dëshmitarët se janë vjedhë disa bulona të binarëve në fabrikën Infrakos”, tha Rugova. Ai shtoi se Policia është duke e hetuar rastin dhe janë në lëvizje për të gjetur plaçkitësit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Plaçkitet Infrakos në Klinë, zbulohet se çka vodhën të dyshuarit Janë të Mbyllura

“Nëse s’nënshkruan për dorëheqje në Veri, të djegin makinën”: Rrëfehen gjykatësit e dorëhequr

Lajme
Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Si shkak është theksuar “shkelja e të drejtave të serbëve” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjegjësisht është kërkuar që të anulohet vendimi për riregjistrimin e automjeteve me targat e lëshuara nga Serbia dhe që kanë akronimet e qyteteve në Kosovë, si dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. “Askush nuk ka asnjë plan se si ...
Komentet te “Nëse s’nënshkruan për dorëheqje në Veri, të djegin makinën”: Rrëfehen gjykatësit e dorëhequr Janë të Mbyllura

Kurti: S’i bëjmë më koncesione Serbisë për ta ndarë Kosovën në vija etnike

Lajme
Kosova nuk do të ofrojë më koncesione ndaj Serbisë që ajo ta ndajë vendin tonë në linja etnike, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në Paris. Kurti tha se në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova është e gatshme “t’ia zgjasë dorën një vendi që ka kryer gjenocid ndaj nesh në qoftë se ata edhe ata janë gati t’i çlirojnë grushtet e tyre”. Por, ndarje të mëtejme etnike, referencë kjo që kryeministri e përdor për të shënuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ai tha se Kosova nuk do të lejojë. “Kosova ka filluar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë më 2011 ...
Komentet te Kurti: S’i bëjmë më koncesione Serbisë për ta ndarë Kosovën në vija etnike Janë të Mbyllura

ASK: Vazhdon rritja e çmimeve të konsumit

Ekonomi
Çmimet e produkteve të konsumit vazhdojnë të rriten. Sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni në muajin tetor është më i lart për 12,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërsa inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.9% në muajin tetor 2022. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin tetor 2022, krahasuar me muajin shtator 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3.5%); këpucë (3.0%); karburante ...
Komentet te ASK: Vazhdon rritja e çmimeve të konsumit Janë të Mbyllura

Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burg për kryerjen e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë shqyrtimit të ri gjyqësor përsëri ka shpallur, Zoran Vukotiqin, përgjegjës për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe e dënoi me 10 vjet burgim. Pas vendimit për dënim me 10 vjet burgim për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës të marrë më 5 korrik 2021 nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Zoran Vukotiq, për shkak të parashtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në gjykim të serishëm dhe sot Vukotiq u shpall fajtor për krimin e dhunës seksuale gjatë luftës kundër viktimës shqiptare. Sipas një kumtese të Gjykatës Themelore të Prishtinës vendimi i marrë në vitin 2021 ishte ...
Komentet te Zoran Vukotiq dënohet me 10 vjet burg për kryerjen e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Janë të Mbyllura

Raportet me Amerikën në pikë kritike, e thotë edhe deputeti i VV-së: Kjo është fatkeqësi për Kosovën

Lajme
Zhgënjimin amerikan me Kosovën e ka vlerësuar si fatkeqësi, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Haki Abazi, në konferencën rutinore për shtyp të së premtes. “Nuk ka gjë e cila është sot jopublike. Është fatkeqësi qe kemi qëndrime jo të qarta sa i përket targave dhe asociacionit. Tani në këtë situatë duhet patjetër që ne të bëjmë lëvizjen e parë”. “Unë kam qenë i angazhuar që të jap propozime që të mos vie këtu ku jemi sot. Për 10 vite dialogu ka prodhuar një strukturë fragjile të marrëdhënieve me Serbinë, dhe kjo u shkatërrua për një ditë me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Haki ...
Komentet te Raportet me Amerikën në pikë kritike, e thotë edhe deputeti i VV-së: Kjo është fatkeqësi për Kosovën Janë të Mbyllura

Ambasadori Guerot shprehet në favor të liberalizimit të vizave

Lajme
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, vizitën e Osmanit e Kurtit në Paris dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Dje ka pasur dy takime ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani e kryeminsitrit Kurti ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe kanë diskutuar për planin franko-gjerman. Sot do të ketë dy takime ndërmjet tyre”, ka thënë ambasadori francez. Më tej ai theksoi se në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se Franca janë në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen. ”Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë ...
Komentet te Ambasadori Guerot shprehet në favor të liberalizimit të vizave Janë të Mbyllura

Kërcet grushti në Pejë: Dy persona rrihen mes vete, përfundojnë në ndalim policor

Lajme
Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Beteja e Qafë Broqit’ në Pejë, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje. Sinjali mëson se dy të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit me anë të goditjeve. Ata po ashtu janë arrestuar nga Policia dhe janë shoqëruar në stacion për intervistim. Nën dyshimet se ndodhen në ndikim të alkoolit, dy të dyshuarit i janë nënshtruar testit ...
Komentet te Kërcet grushti në Pejë: Dy persona rrihen mes vete, përfundojnë në ndalim policor Janë të Mbyllura

Ky është 45-vjeçari nga Malisheva që ndërroi jetë duke vozitur në Vjenë

Lajme
Në orët e pasdites së ditës së enjte më 10 nëntor, në një nga autostradat në periferi të Vjenës humbi jetën një 45 vjeçar nga Kosova. Sipas informacioneve nga familja, i ndjeri është Burim Bacaliu nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës. Ai kishte më shumë se 25 vjet që jetonte e punonte në Vjenë të Austrisë. I ndjeri la pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë 17 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe image 204 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ky është 45-vjeçari nga Malisheva që ndërroi jetë duke vozitur në Vjenë Janë të Mbyllura

Deputeti austriak: Të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Kosovën

Lajme
Deputeti austriak, Helmut Brandstatter, ka thënë se të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës. Veç tyre, ai tha se Kosovën duhet ta njohë edhe Serbia. Këto komente, ai i bëri pas një takimi që zhvilloi me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj, në Parlamentin Austriak. “Sot takova Enver Hoxhajn në Parlamentin Austriak. U pajtuam se të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Republikën e Kosovës”, shkroi ai pas këtij takimi. Tutje, ai tha se në Ballkan aktualisht nuk ka luftë, mirëpo “na duhet paqja e përhershme”. “Tani kemi mungesë lufte, por na duhet paqja e përhershme në rajonin e Ballkanit i cili është ...
Komentet te Deputeti austriak: Të gjitha shtetet e BE-së dhe Serbia duhet ta njohin Kosovën Janë të Mbyllura