Në tremujorin e dytë të 2022, inflacioni në Kosovë arriti nivelet më të larta që nga mesi i vitit 2008, i nxitur kryesisht nga rritja e jashtëzakonshme e çmimeve të energjisë dhe ushqimit. Kështu thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës e ku potencohet se indeksi i çmimeve të konsumit gjatë këtij viti arriti 12.6 për qind, me normën më të lartë të inflacionit të shënuar gjatë muajit qershor prej 14.1 për qind. “Si pasojë e intensifikimit të presioneve inflacioniste gjatë vitit 2022, inflacioni në Kosovë ka filluar të shpërndahet edhe në sektorë tjerë veçanërisht në atë të shërbimeve, që lë të kuptohet për bartjen e kostove të ...
Komentet te BQK: Inflacioni s’ka qenë më i lartë që prej vitit 2008 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Rada Trajkoviq, kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka konfirmuar se dje është kërcënuar nga ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por ka thënë se nuk do ta citojë dhe nuk do të tregojë se çfarë i tha ai. Trajkoviq, e cila ditë më parë bëri të ditur se po kërcënohet për shkak të dëshmisë së saj për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ka thënë se situatë e njëjtë ka vazhduar edhe sot. Në një intervistë për “RTK Prime”, mbrëmjen e së martës ajo deklaroi se po atë ditë u kërcënua nga ministri serb i Mbrojtjes, ndërsa konfirmoi sërish se kjo nuk është hera e parë që i ndodhë diçka ...
Komentet te Rada Trajkoviq: U kërcënova edhe nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë Janë të Mbyllura
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur identifikimin e qenve me pronar. Kësisoj, atyre do t’u vendoset nga një çip që synon që të njëjtit të jenë nën kontroll. Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për informim në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, i cili ka thënë se projekti fillimisht ka nisur në tetë komunat e Kosovës. Ai ka thënë se projekti do të implementohet në tërë Kosovën në bashkëpunim me komunat. Ai ka thënë se nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i tyre dhe se deri më tani një numër i vogël janë regjistruar. “Ne kemi filluar implementimin e projektit ...
Komentet te Kosova fillon vendosjen e çipave për qentë me pronarë Janë të Mbyllura
Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperaturave maksimale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bien temperaturat, moti për ditën e sotme Janë të Mbyllura
...
Komentet te Aksident tek liqeni i Badovcit, rrokulliset vetura zyrtare 👇 Janë të Mbyllura
Tri vetura raportohet se kanë shpërthyer në Stamboll. Mediat turke kanë raportuar se tri vetura kanë shpërthyer në lagjen Fatih të Stambollit në Turqi, por që për momentin nuk po konsiderohet si ndonjë sulm terrorist si ditë më parë kur një bombë shpërtheu në “Istiklal Caddesi”. Flakët e dala nga zjarri që nisi në një veturë janë përhapur në automjetet e tjera të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke ndërhyrë në flakët që kanë dalë nga automjetet në rrugën Kocamustafa Pasa. Aktualisht nuk raportohet për ndonjë të lënduar apo të vdekur, por vetëm për dëme materiale. Ditë më parë ka shpërthyer një bombë në afërsi të sheshit Taksim duke ...
Komentet te Tri vetura shpërthejnë në Stamboll Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti askush më nuk bën marrëveshje. Hoti tha se partnerët e Kosovës e kanë humbur besimin për shkak të kryeministrit Albin Kurti. “Më këtë kryeministër nuk ka më marrëveshje, kush s’bën më marrëveshje me këtë njeri. Duhet me u ndrru qeverisje në vend. Nuk ka logjikë më të vazhdojë më tutje, ky e ka humb besimin e parterëve tanë“. Sipas tij, derisa zyrtarët amerikanë dërgojnë porosi se nuk duhet ministrat e zyrtarët kosovarë të udhëtojnë për në ShBA për shkak të gjendjes serioze në Kosovë, Kurti thotë merr pjesë nëpër seminare që janë të ...
Komentet te Hoti: Me Kurtin s’bën kush më marrëveshje, partnerët e kanë humbë besimin Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka nisur vizitën e tij zyrtare në SHBA, ku është pritur nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Një gjë që është vërejtur nga fotografitë e publikuara nga Abdixhiku, është se pjesë e delegacionit është edhe Alush Gashi, anëtar i vjetër i LDK-së dhe njëri prej njerëzve më të afërt të ish-Presidentit të Kosovës dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova. Gashi ka qenë edhe këshilltar i Rugovës. Ai njihej si njëri prej njerëzve të besueshëm të Rugovës, ndërsa për një kohë ka ushtruar edhe detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të ...
Komentet te Abdixhiku e afron njeriun që i besonte Rugova, Alush Gashi – e merr në SHBA Janë të Mbyllura
Dy njerëz kanë mbetur të vrarë në Poloni pasi që dy raketa kanë rënë në afërsi të kufirit me Ukrainën. Siç shkruan Express.co.uk, nuk është e konfirmuar ende nëse raketet që kanë rënë në shtetin anëtar të NATO-s, janë si rezultat i bombardimeve masive ruse në qytetet ukrainase. Në anën tjetër, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka mbledhur Këshillin e Ministrave për Siguri Kombëtare dhe Çështje të Mbrojtjes me urgjencë të lartë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller ndërkohë që mediat lokale kanë raportuar se kjo thirrje urgjente duhet të jetë si rezultat i shpërthimeve. Raketat kanë rënë në qytetin Przewodow, duke goditur tharëset e drithërave. Policia, zyra ...
Komentet te Raportohet se dy raketa ruse kanë rënë në shtetin anëtar të NATO-s, vriten dy persona Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te komuna e re në Arbëri të Prishtinës, ku një veturë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në hapësirën e gjelbër, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura e aksidentuar ka targat e Tiranës. Në vendngjarje ka dalë edhe Policia e Kosovës, teksa nuk dihet nëse ka të lënduar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident te komuna e re në Prishtinë, vetura përfundon jashtë rrugës (FOTO) Janë të Mbyllura