Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Apeli refuzon lirimin e infermiereve që rrahën brutalisht të moshuarën në Pejë

Lajme
Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve që ushtruan dhunë ndaj të moshuarës në Pejë. Gjykata e Pejës, më 2 nëntor, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi të përfshira në rastin ku shihej një e moshuar duke u dhunuar fizikisht në një qendër për të moshuar në Pejë. Prokuroria ka njoftuar se në këtë çështje ka angazhuar dy prokurorë të shtetit. Pamjet çnjerëzore teksa rrahet e moshuara kanë tronditur vendin, por për këtë rast kanë raportuar edhe mediat e rajonit dhe ato botërore. “Pak jam tu ...
Komentet te Apeli refuzon lirimin e infermiereve që rrahën brutalisht të moshuarën në Pejë Janë të Mbyllura

Mustafa: Për shkak të inflacionit buxheti real është 2.6 miliardë, jo 3.2 miliardë

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kritike ndaj Qeverisë së Kosovës për projekt-buxhetin për vitin 2023. Në seancën plenare, ku po diskutohet për buxhetin, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se i njëjti nuk do të ofrojë asnjë zgjidhje për qytetarët e Kosovës. Sipas tij, për shkak të inflacionit, buxheti real është 2.6 miliardë euro dhe jo 3.2 miliardë. “Kemi një inflacion te produktet bazike dhe materialet ndërtimore, pra tek pjesa më e madhe e buxhetit që kalon shifrën mbi 20 për qind. Kjo i bie se buxheti real është diku 2.6 miliardë dhe jo 3.2 miliardë. Por përkundër kësaj shifre, kur vjen puna tek ndarja e buxhetit te ministrit, ...
Komentet te Mustafa: Për shkak të inflacionit buxheti real është 2.6 miliardë, jo 3.2 miliardë Janë të Mbyllura

Kurti me fotografi interesante nga Gjermania 👇😃

Lajme
...
Komentet te Kurti me fotografi interesante nga Gjermania 👇😃 Janë të Mbyllura

Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicë të Veriut

Lajme
Dy qytetarë shqiptarë dyshohet se janë sulmuar nga disa persona të nacionalitetit serb në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në veri të vendit, mirëpo nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin. Siç raporton portal “Kossev”, njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore Gazeta Insajderi raporton se njëri nga viktimat është kameramani i tyre, i cili ishte duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës. Sinjali do t’iu mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicë të Veriut Janë të Mbyllura

Çka po paralajmëron PDK-ja: Po bëhemi gati ta rrëzojmë qeverinë

Lajme
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është duke u bërë gati për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Sipas Abdullahut, alternativa e vetme për ta shpëtuar Kosovën është PDK-ja. “Partia Demokratike është duke u reformuar, reformat ndonjëherë janë edhe të dhimbshme. Ne jemi duke u bërë gati për ta rrëzuar këtë Qeveri, për të ofruar alternativë për ta shpëtuar Kosovën nga kjo ku po e dërgon kjo Qeveri. Ne jemi të bindur se është PDK me zotin Memli Krasniqi si kryetar, alternativë kryesore e këtij vendi “, tha ai në Tëvë1. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çka po paralajmëron PDK-ja: Po bëhemi gati ta rrëzojmë qeverinë Janë të Mbyllura

Musliu i reagon Limajt për PDK-në: Matemi kur të duash Çelik

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt, për deklaratën e tij se është PDK më shumë se krejt anëtarët e këtij subjekti. Musliu përmes një postimi në Facebook, ka ftuar kreun e Nismës të maten” se kush është më shumë PDK. ”Matemi kur të duash Çelik”, shkruan Musliu Bashkëngjitur me shkrimin e saj, Musliu ka ndarë edhe një fotografi të ish-bashkëpartiakut të saj, Fatmir Limajt. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Musliu i reagon Limajt për PDK-në: Matemi kur të duash Çelik Janë të Mbyllura

Limaj: Për gjashtë muaj e kisha çmontu Kurtin po të isha në parlament

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se opozita nuk duhet të ndihet e pafuqishme përballë Qeverisë Kurti, kjo pasi 50% të qytetarëve të Kosovës nuk e kanë votuar këtë qeveri. Limaj tutje tha se opozita e ka përballë një parti e cila e ka mohuar shtetin e Kosovës. ”Opozita nuk duhet të ketë kompleks, ata njerëz që janë sot në opozitë duhet të ndihen krenar që e kanë bërë Kosovën shtet në kohën kur ata që i kanë përballë e kanë mohu shtetësinë. Sikur të isha në parlament për gjashtë muaj e kisha çmontu atë, sepse unë jam krenar me atë që e kam bërë për vendin tim. Opozita ...
Komentet te Limaj: Për gjashtë muaj e kisha çmontu Kurtin po të isha në parlament Janë të Mbyllura

Korenica: Kurti më kërkoi dorëheqjen, unë nuk pranova dhe më shkarkuan

Lajme
Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka thënë se ka pasur takim me kreun e partisë, Albin Kurti, ku fillimisht i është kërkuar dorëheqja nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij për projekt Kodin e ri Civil. Korenica tha se pasi nuk ka pranuar dorëheqjen, në muajin prill, pas mosvotimit të Kodit Civil i është komunikuar me email se është shkarkuar nga  pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec. “Shkarkimi ka ndodh në muajin prill pas mosvotimit të Kodit Civil nga ana ime. Prej muajit prill e deri para emërimit të koordinatorit të ri, nuk e kam parë të arsyeshme ...
Komentet te Korenica: Kurti më kërkoi dorëheqjen, unë nuk pranova dhe më shkarkuan Janë të Mbyllura

Ikja e pjesëtarëve nga ushtria: Flet për Sinjalin ushtari që dha dorëheqje, tregon arsyen e largimit

Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës është ballafaquar kohëve të fundit me dorëheqje të pjesëtarëve të saj që kanë shërbyer si ushtarë. Vetëm këtë vit është raportuar se 70 ushtarë janë larguar nga FSK-ja, numër ky që është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Arsyet e dorëheqjeve kanë qenë nga më të ndryshmet, kushtet, aplikimi për viza, paga dhe arsye familjare, raporton Gazeta Sinjali. Vetëm sot, dy pjesëtarë të moshave të reja kanë njoftuar se janë larguar nga FSK, Kumanovë Shala dhe Erion Gucati. Shala njoftoi se rrugëtimin e tij do ta vazhdojë jashtë FSK-së, teksa Gucati është larguar për arsye familjare. Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Erion Gucati ...
Komentet te Ikja e pjesëtarëve nga ushtria: Flet për Sinjalin ushtari që dha dorëheqje, tregon arsyen e largimit Janë të Mbyllura

Shoferja sulmon burrin që po kalonte në vendkalimin për këmbësorë, reagon Dafina Zeqiri

Lajme
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar e shqetësuar në rrjetet sociale, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Tiranë. Teksa ka ripostuar ngjarjen në rrjetin social Instagram, Dafina ka shkruar: “Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?” /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shoferja sulmon burrin që po kalonte në vendkalimin për këmbësorë, reagon Dafina Zeqiri Janë të Mbyllura