Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e konsideron si gjendjen më të rëndë ekonomike që nga paslufta. Sipas tij, vlera e buxhetit për vitin e ardhshëm, është më i ulët sesa viteve të kaluara, për shkak të normës së lartë të inflacionit. Hoti ka thënë se fuqia blerëse e këtij buxheti, është më i vogël krahasuar me buxhetet e viteve paraprake. Sipas tij, si pasojë e mosveprimeve të Qeverisë, ekonomisë vendëse i mungojnë rreth 500 milionë euro. Ndonëse thotë se si opozitë e kanë të pamundur rrëzimin e kësaj Qeverie, deputeti i LDK-së thotë se të njëjtën e bëjnë skandalet e ngjarjet që ndodhin në Kosovë. “Unë jam i bindur se ...
Komentet te Hoti: Kosovës i mungojnë minimum 500 milionë euro, për shkak të mosveprimit të Qeverisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
...
Komentet te Çfarë mendimi keni për Xhulin? Janë të Mbyllura
Gjykata Kushtetuese merr vendim: Ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta
Gjykata Kushtetuese sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune. Në një njoftim për media, Kushtetuesja njofton se ka marrë një vendim në lidhje me një ligj rreth skemave pensionale, e që prek kontributëdhënësit para vitit 1999, kur përfundoi lufta. Sipas Kushtetueses, vitet 90-të nuk duhet të llogariten si kohë për kontributëdhënie në sistemin pensional, pasi atëbotë pothuajse të gjithë shqiptarët qenë larguar nga puna. Nëpërmjet këtij aktgjykimi, Kushtetuesja i dha fund trajtimit të privilegjuar të personave që vazhduan të ...
Komentet te Gjykata Kushtetuese merr vendim: Ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta Janë të Mbyllura
Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që t’i shfuqizojë disa nga nenet e Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Themelimit dhe Pushimit të Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar. Ministria e Arsimit kishte marrë autoritetin për të vendosur lidhur me çështjen e mbylljes së shkollave në nivel lokal sipas këtij Udhëzimi Administrativ. Pas kësaj, Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrat, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me Udhëzimin Administrativ. Udhëzimi i Ministrisë për kompetencën për vendimmarrje të plotë nga pushteti qendror për formimin dhe shfuqizimin e institucioneve të nivelit parauniversitar nëpër komuna bie ndesh me kompetencat e pavarura të komunës, sipas Kushtetutës. Po ashtu në akgjykimin e Kushtetuës thuhet se “Ministria ...
Komentet te Arbërie Nagavci shkel Kushtetutën – konstaton Gjykata Kushtetuese Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë garanci që lidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. “Nuk ka garancinë të tilla nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Për neve është shumë e qartë se asociacioni i komunave u bë asociacioni i barrikadave. Ky është asociacion i barrikadave. Pra ata të cilët e bënë asociacionin e barrikadave, po kërkojnë asociacion të komunave. Me fjalë të tjera ata i duan komunat si barrikada dhe dëshirojnë të bëjnë bashkë”, ka thënë Kurti për KosovaPress. “Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, dëshirojnë t’i bëjnë dhjetë komuna bashkë në një asociacion. Me këtë mendësi që nuk distancohet as ...
Komentet te Kurti: S’kemi dhënë garanci për themelimin e Asociacionit Janë të Mbyllura
KEDS dhe KESCO njoftojnë se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është i qëndrueshëm. Tashmë kur ndodhemi në prag të festimit të Vitit të Ri, për të rritur sigurinë e furnizimit kemi mobilizuar 400 punëtorë, të cilët do të angazhohen në tërë territorin e Kosovës në rast të ndonjë të papriture ose dëmi eventual në rrjetin e shpërndarjes. KEDS-i vazhdimisht ka punuar dhe punon si në preventivë ashtu dhe në mirëmbajtje të rrjetit. Edhe kësaj radhe, për festën e Vitit të Ri, parapërgatitjet e tilla janë kryer për të pasur furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Probleme me furnizim pa ndërprerje fatkeqësisht do të vazhdojë të ketë në Malishevë për ...
Komentet te Furnizim stabil me energji elektrike për festat e fundvitit Janë të Mbyllura
Publikimi i lajmit se me buxhetin e Kosovës janë blerë papuqe prodhim nga Serbia për Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, ka nxitur reagime të shumta. Këtë gjë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur skandal. Sipas tij fushata për bojkotim të produkteve serbe nuk po respektohet nga qeveria e Kosovës derisa kjo e fundit kërkon nga qytetarët që ta respektojnë atë. Postimi i plotë: Vazhdojnë skandalet e Qeverisë, konkretisht në shëndetësi. Me buxhet të Kosovës blihen papuçe të prodhuara në Serbi, për personelin shëndetësor në Spitalin e Mitrovicës, thua se nuk ka të tilla që prodhohen në Kosovë. Fushata për bojkotim të prodhimeve serbe nuk po respektohet nga Qeveria ...
Komentet te Haxhiu: Skandal, me buxhet të Kosovës blihen papuqe prodhim i Serbisë në Spitalin e Mitrovicës Janë të Mbyllura
Dy pikë-kalimet kufitare, ai në Jarinjë dhe tjetri në Bërnjak, janë hapur sot për qarkullim pas më shumë se dy javë bllokim si pasojë e barrikadave. Kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media. Në njoftim thuhet se barrikadat janë hequr ashtu siç edhe ishin vendosur, çka edhe ka mundësuar hapjen e këtyre dy pikë kalimeve për qarkullim. Njoftimi i plotë: Policia e Kosovës bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore në vazhdimësi ka bërë vlerësime mbi situatën e sigurisë në veri të vendit, e cila ishte përkeqësuar që nga data 10.12.2022 kur ishin vendosur barrikadat në rrugë, si pasojë e të cilave ishin mbyllur edhe dy ...
Komentet te Policia del me njoftim: Hapen dy pikë kalimet në Jarinjë dhe Bërnjak Janë të Mbyllura
Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar një status të gjatë për tensionet e javëve të fundit në Veri dhe kush sipas saj fitoi nga situata me barrikadat. Ajo ka shkruar se Kurti raportonte si “spiun i fshehur” nëpër çufrra rreth barrikadave. “Barrikadat nuk i përshkruante si kryeministër, por për to raportonte si spiun i fshehur nëpër çufrra: – Këta kriminelët qenkan qela – tullacë (se nëse do t’i kishin flokët e gjata – rreziku do të ishte më i vogël); – Këta kriminelët qenkan me kapuça (se kapuçi përdoret për t’i fshehur qelet). – Këta qenkan njerëz të Drazha Mihajloviçit (versioni tullacë). – BE dhe Amerika barrikadat i quanin paqësore. Se, kamionët ishin ...
Komentet te Kimete Berisha: Kurti raportonte “si spiun i fshehur” për barrikadat në Veri Janë të Mbyllura
Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz duke komentuar tensionet e krijuara në veri, deklaroi se Serbia nuk e ka dëshirën e mirë për t’i zgjidhur çështjet me dialog. Sipas Gërvallës, Serbia shkakton konflikte artificiale, sikurse ishte çështja e targave, dhe i çon më pas në konflikte reale, ashtu sikurse ndodhi me barrikadat në veri të Kosovës. “Raportet me Serbinë t’i ndërtojmë mbi baza parimore. Serbia nuk ka konsensus t’i zgjidhë me dialog, përveç njohjes së ndërsjelltë që do i hapte rrugë rajonit për një bashkëpunim më të thellë mes shteteve tona. Serbia shkakton konflikte artificiale, siç ishte konflikti rreth targave, dhe i çon në konflikte ...
Komentet te Gërvalla: Serbia shkakton konflikte artificiale, s’ka forcë që na shantazhon Janë të Mbyllura