Disa qytetarë të cilët po qëndronin në restorantin e pompës së derivateve ‘HIB Petrol’ në Gjilan, mbrëmë pas mesnate janë përballur me një ngjarje të pazakontë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se klientëve që ndodheshin aty kanë filluar t’u shfaqeshin telashe shëndetësore duke pasur vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella. E gjithë kjo ndodhi për shkak të një arome të pakëndshme e cila kishte filluar që të ndihej pa pritur, gjë e cila ka bërë që stafi i restorantit të ndërpresë punën. Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar qytetarët e pranishëm. ...
Komentet te Pamje gjatë ikjes së klientëve nga HIB në Gjilan pasi dy persona lëshuan substanca të panjohura (VIDEO) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot rreth orës 04:40 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë me dije se në aksident është përfshirë një veturë me targa të huaja, teksa viktima është një burrë 35-vjeçar. Sipas Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga aksidenti, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës. Raportohet se në këtë aksident ...
Komentet te E dhimbshme: Ky është mërgimtari që vdiq tragjikisht në aksidentin në Çagllavicë Janë të Mbyllura
Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve e edhe të ‘paguajnë’ para. Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë, por kësaj herë viktimë është një djalë i ri, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 18-vjeçari kishte filluar kontaktet me një person të gjinisë femërore, e cila është e panjohur për të. Në muhabet e sipër, viktima i ka dërguar asaj fotografi të tij nudo ...
Komentet te Të riut në Prishtinë i kërkojnë para për mos t’ia publikuar fotot nudo, denoncon të dyshuarën në Polici Janë të Mbyllura
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka pëlqyer një publikim të një medie serbe në rrjetin social Twitter, në të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq flet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. “Vuçiq renditi nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur (VIDEO)”, shkruhet në titullin e artikullit të pëlqyer nga llogaria zyrtare e ambasadës. Në anën tjetër, kanë filluar menjëherë reagime ndaj ambasadës amerikane. Një prej zërave kundërshtues është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili i ka kujtuar ambasadës se çfarë përmban artikulli. “Në artikull thuhet se ‘Vuçiq renditi nëntë shtete që tërhoqën njohjen e shtetit të vetëshpallur të Kosovës’”, ka shkruar ...
Komentet te Ambasada e SHBA-së pëlqen deklaratën e Vuçiqit kundër njohjeve të Kosovës Janë të Mbyllura
Tahirsylaj s’e lidh motin në vend me ngrohjen globale: Edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla
“Verë në dimër”, kjo shprehje ndoshta i shkon shumë motit të këtyre ditëve në vend. Kështu qytetarët zor se kanë mundur vitet e kaluara t’i shijojnë kafet në ambiente të hapura për një kohë të gjatë. E ndonëse zyrtarisht kemi hyrë në stinën e borës, kryeqyteti u zbardh veç një herë. Por, ky mot jo fort i zakontë për këtë kohë e ka një arsye. “Këto janë cikle meteorologjike, varen nga fusha barike, ose fusha e shtypjes së lartë atmosferike, momentalisht i gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone, që e ka shtri veprimin dhe nuk ka ndryshuar për këto ditë.” deklaron meteorologu ...
Komentet te Tahirsylaj s’e lidh motin në vend me ngrohjen globale: Edhe në të kaluarën ka pasur situata të tilla Janë të Mbyllura
...
Komentet te 44 burra e përcollën Gani Gecin në burg Janë të Mbyllura
Halil Geci, ka njoftuar se sot bashkë me familjarë të tjerë e kanë përcjellë Gani Gecin për në burg ku edhe do ta vuaj dënimin me 3 vjet e gjashtë muaj për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit. “Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykates i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj,neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit. Urojm të këthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci. Më 30 nëntor 2022 Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes së ...
Komentet te Familjarët e përcjellin në burg Gani Gecin për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit Janë të Mbyllura
Sot në Kukës është varrosur 31-vjecari Visart Cengu, që u vra në orët e para të së martës, pasi doli nga një lokal në Prizren. Një i afërm i tij ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të 31-vjeçarit që kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Ai ka shpërndarë edhe fjalën e babait të viktimës, i cili, ndër të tjera ka thënë “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, citohet të ketë thënë Behar Cengu. Visart Cengu dyshohet se u vra nga Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar ...
Komentet te Varroset kuksiani i vrarë në Prizren, babai i tij: Kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi, që dyshohet për një vjedhje që ka ndodhur në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në Prizren më 27 dhjetor. Policia thotë se një person ka deklaruar se një i panjohur ia ka marrë 420 euro nga kuleta. “Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë: Kërkohet një i dyshuar për vjedhje Prizren, 04 Janar 2023 Me date 27.12.2022 rreth orës 17:50 është iniciuar rast vjedhje, rasti ...
Komentet te Ia vodhi dikujt 420 euro nga kuleta, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur të dyshuarin Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti. Lidhur me ngjarjen e rëndë për Gazetën Sinjali ka folur shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli, i cili ka dhënë detaje se si është gjetur viktima. Pacolli ka deklaruar se bëhet fjalë për një grua të moshës 25-30 vjeç, e cila u gjet në korridorin e katit të dytë të banesës dhe ajo ishte e gjitha e mbuluar në gjak. Sipas tij, nuk janë gjetur plagë të cilat mund t’i jenë shkaktuar nga plumbi. “Bëhet fjalë ...
Komentet te “Ishte e tëra e mbuluar në gjak”, Shefi i Urgjencës jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë Janë të Mbyllura