Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Mozzik i përkushtohet fesë islame, pas Medinës shkon në Mekë

ShowBiz
Pas Medinës, Mozzik ka udhëtuar sot drejt Mekës. Reperi këtë e bëri të ditur përmes postimeve në Instagram, pasi ia vendosi lokacionin një fotografie të shkrepur në aeroport. Me sa duket artisti i cili të vetmin vëlla e ka brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka vendosur t’i përkushtohet fesë me fillim të këtij viti, pas një kohe me shumë angazhime në muzikë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mozzik i përkushtohet fesë islame, pas Medinës shkon në Mekë Janë të Mbyllura

Prifti i parë homoseksual në Britani: Zoti më udhëzoi tek e vërteta

Rajoni dhe Bota
Prifti Bingo Allison, 36 vjeç ishte rritur në një familje shumë besimtare dhe që e kishin edukuar se të ishte homoseksual është “mëkat”. Mirëpo në një rrugëtim prej 15 vitesh, që përfshinte takime me të krishterë të tjerë LGBTQ +, ndryshoi plotësisht pikëpamjen e tyre ‘shumë tradicionale dhe konservatore’ për jetën. “Isha ulur në mes të natës kur kuptova se mund të më duhej ta drejtoja jetën time ishte një përvojë shpirtërore e thelluar”, tha ai transmetojnë mediat britanike. Ai mund të quhet padyshim prifti i parë homoseksual në Angli e për këtë tregon se është shumë i kënaqur. “Zoti më udhëzoi tek e vërteta për identitetin tim gjinor”, thotë 36-vjeçari, ...
Komentet te Prifti i parë homoseksual në Britani: Zoti më udhëzoi tek e vërteta Janë të Mbyllura

E rëndë: Burri në Prishtinë rrah brutalisht gruan e tij, 20-vjeçarja përfundon në spital

Lajme
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali. Një 20-vjeçare e cila është e martuar në fshatin Barilevë të Prishtinës, ka përfunduar dje në spital si pasojë e lëndimeve që dyshohet se ia shkaktoi bashkëshorti i saj me anë të dhunës. Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë ku bashkëjetojnë çifti dhe pas një konflikti verbal, i dyshuari ka shpërthyer në sulm fizik ...
Komentet te E rëndë: Burri në Prishtinë rrah brutalisht gruan e tij, 20-vjeçarja përfundon në spital Janë të Mbyllura

Vdekja e pacientit pas operimit në Kardiokirurgji, Policia nis hetimet

Shëndetësi
Një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK kishte shpërndarë një operacion si sukses në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas intervenimit. Kardiokirurgu Kushtrim Shala përmes një postimi në Facebook pati thënë se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës. Në fakt operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh. Për këtë çështje, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë që të kryejë hetime nëse ka pasur ndonjë element të veprës penale. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj. “Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë ...
Komentet te Vdekja e pacientit pas operimit në Kardiokirurgji, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura

Vetaksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, vetura hyn në ara -Video

Lajme
Një vetaksident raportohet të ketë ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, në Silvovë. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe rajonale e Gjilanit, “G-Lan City”. Përmes një video të publikuar nga vendi i ngjarjes, vetura shihet se ka dalur nga rruga dhe ka rënë në ara.     Deri tani nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa nga Policia e Kosovës nuk ka ende ndonjë informacion. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetaksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, vetura hyn në ara -Video Janë të Mbyllura

Droga po lulëzon në Burgun e Dubravës, kapet marihuanë në tri raste – s’dihet si u fut brenda

Lajme
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Raste të shumta janë zbuluar kohëve të fundit në Burgun e Dubravës, pas kontrolleve dhe bastisjeve që u kryen nga oficerët korrektues, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, oficerët korrektues në tri pjesë të burgut, për dy ditë me radhë kanë gjetur sasi të ndryshme në të cilat kishte substancë narkotike të llojit marihuanë. Ende nuk dihet se si kanë përfunduar qeset me narkotikë brenda dhe kush është si person apo ...
Komentet te Droga po lulëzon në Burgun e Dubravës, kapet marihuanë në tri raste – s’dihet si u fut brenda Janë të Mbyllura

Hodhi sprej dhe iku, ky është i riu që tmerroi klientët në ‘Hib Petrol’ – arrestohet nga Policia

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur në pompën e derivateve ‘HIB Petrol’ në Gjilan, mbrëmë pas mesnate ku disa klientë janë përballur me një ngjarje të pazakontë. Klientët u alarmuan kur dikush dyshohet se hodhi sprej dhe për pasojë iu shkaktoi telashe shëndetësore në frymëmarrje dhe të vjella. Burimet thonë se i dyshuari që shkaktoi rrezik në këtë lokal tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është lëshuar urdhër për ndalim. Siç mëson Sinjali, personi që u identifikua nga Policia është Lumbardh Kqiku, cili po dyshohet se ka hedhur sprej derisa ishte në lokal bashkë me vëllezërit e tij. Për motive akoma të panjohura ai ka spërkatur ...
Komentet te Hodhi sprej dhe iku, ky është i riu që tmerroi klientët në ‘Hib Petrol’ – arrestohet nga Policia Janë të Mbyllura

Kurti për barrikadat: Ne i dhamë kohë KFOR-it për t’i larguar, nuk e donim ndërhyrjen e Policisë

Lajme
Për 20 ditë me rradhë, në dhjetor të vitit 2022, në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, u vendosën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Ky veprim erdhi si shenjë protestë nga serbët e veriut pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, shkruan Gazeta Sinjali. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Policia e Kosovës do të ndërhynte para festës së Vitit të Ri për t’i hequr barrikadat, nëse ato nuk do të hiqeshin. Ai ka thënë se KFOR-it iu dha koha e nevojshme dhe e kërkuar për heqjen e tyre. Kryeministri Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e dëshironte ndërhyrjen policore. ...
Komentet te Kurti për barrikadat: Ne i dhamë kohë KFOR-it për t’i larguar, nuk e donim ndërhyrjen e Policisë Janë të Mbyllura

Marka e famshme zvicërane e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun, çmimi tejet i lartë

Lajme
Një nga orëbërësit më të famshëm në botë, Franck Muller ka nxjerrë në shitje modelin e veçantë të orës luksoze me heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Ora ka ngjyrat kuq e zi, të flamurit kombëtar shqiptar, ndërsa në fushën e saj është gdhendur me ngjyrë ari busti i Skënderbeut. “Vanguard Racing Skenderbeu” edicion i Limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane.”, shkruan kompania e orave të famshme me bazë në Gjenevë të ...
Komentet te Marka e famshme zvicërane e orëve nxjerr modelin e ri me Skëndërbeun, çmimi tejet i lartë Janë të Mbyllura

E shpërndanë si sukses: Vdes pacienti disa orë pas operacionit në Kardiokirurgji tek i cili u krye intervenimi i rrallë

Shëndetësi
Një mjek i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK e ka shpërndarë një operacion si sukses në rrjetet sociale, por në fakt pacienti ka ndërruar jetë disa orë pas intervenimit. Kardiokirurgu Kushtrim Shala ka dal me një postim publik para 18 orësh në profilin e tij në Facebook, ku ka pretenduar se ka kryer me sukses një operacion të rrallë tek një pacient me diseksion akut të aortës. Në fakt operacioni nuk dihet nëse ka pasur sukses, sepse pacienti ka vdekur pas disa orësh. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se pacienti (emër i njohur për redaksinë) i moshës 63-vjeçare, ka ndërruar jetë disa orë pas operacionit. Lajmin e ...
Komentet te E shpërndanë si sukses: Vdes pacienti disa orë pas operacionit në Kardiokirurgji tek i cili u krye intervenimi i rrallë Janë të Mbyllura