Të riut në Prishtinë i kërkojnë para për mos t’ia publikuar fotot nudo, denoncon të dyshuarën në Polici

- in Teknologji

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve e edhe të ‘paguajnë’ para. Një rast i tillë ka ndodhur në Prishtinë, por kësaj herë viktimë është një djalë i ri, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 18-vjeçari kishte filluar kontaktet me një person të gjinisë femërore, e cila është e panjohur për të.

Në muhabet e sipër, viktima i ka dërguar asaj fotografi të tij nudo dhe që aty kanë filluar telashet për të. Kjo për shkak se ‘e panjohura’ matanë telefonit tashmë po i kërkonte shuma të majme parash për të mos ia publikuar fotografitë e tij intime.

Përballë kësaj situate, ai ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast Prokuroria ka nisur hetimet nën dyshimet për veprën penale ‘Shantazh’.

Ndërkohë janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës.

/GazetaSinjali/