Sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për Projektligjin që i mundëson qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin një përqindje të caktuar të kursimeve pensionale. Interesimi i qytetarëve për t’i shikuar mjetet e kursyera në Trust si duket është shumë i madh, të cilët me gjasë po i kalkulojnë sa mjete mund t’i tërheqin nëse Projektligji e merr “dritën e gjelbër” në Kuvend. Nga mëngjesi i sotëm shumë kontribues të Trustit janë ankuar se nuk po mund të qasen në llogaritë e tyre personale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Bie sistemi online i Trustit, nuk hapet llogaria Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, me të cilin është propozuar që qytetarëve të ju lejohet tërheqja deri në 30% e mjeteve të Trustit. Inicuesi i kësaj kërkese deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, tha se kjo nismë legjislative me autorizimin e qytetarëve është rikthyer përsëri në Kuvend dhe kërkesa e tyre është miratimi nga ana e deputetëve. Ai me vete kishte sjell edhe mbi 8 mijë nënshkrime të mbledhur brenda 8 ditëve. Më tej ai tha se qytetarët janë të zhgënjyer me mos votimin dhe kanë kërkuar përsëri që kjo iniciativë të kthehet në Kuvend. Haxhiu theksoi se ...
Komentet te Haxhiu kërkon votimin e tërheqjes së 30% të Trustit Janë të Mbyllura
Blerta Deliu, deputete nga Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur në vendin ku ulet Kryeministri Albin Kurti një pankartë, ku shihet ai me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Në pankartë shkruhet “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”. Kjo për të kritikuar mos reagimin e Kurtit për ketë rast. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te PDK me aksion në Kuvend, vë fotografinë e Kurtit me ambasadorin:“Unë i besoj Martin B€ri$hajt” Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, i ka parashtruar pyetje kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se a mendon njëjtë si kryeministri i vendit, Albin Kurti, për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq, raporton Gazeta Sinjali. Konjufca ka thënë se mendimi i tij është i njëjtë me kryeministrin. “Ne haptas e kemi quajtur me emrin që i përket një personi që bën veprime të tilla dhe ai është dënu edhe kualifiku me kategorinë e kriminelit, ky është mendimi jonë. Tash asgjë nuk mund t’i heq kësaj të cilën e ka vendos edhe gjyqësia e Kosovës. Ne e kemi thënë shumë më përpara sesa ta vendoste gjyqësia këtë çështje”, ...
Komentet te Konjufca për Ivanoviqin: Kriminel pa kurrfarë dyshimi Janë të Mbyllura
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës plenare. Në seancën që pritet të fillojë në orën 10:00 do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin. Sipas dokumentit të propozuar nga mbi 17 mijë qytetarë, Projektligji për Fondet Pensionale parasheh tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të mjeteve të qytetarëve, të kursyera, bazuar në shumën që ata kanë në fond. Projektligji thotë se qytetarët të cilët kanë më pak se 10 mijë euro të kursyera, do të mund ti tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve. Ndërkaq, më pak mjete në përqindje, do të mund t’i tërheqin ...
Komentet te Projektligji për Trustin sot në Kuvend – zbuloni sa mjete mund t’i tërhiqni dhe në çfarë afati kohor nëse çështja kalon Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetët, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj dyshohet se kanë qenë cak i një kërcënimi dhe ndaj tyre është planifikuar antenat. Sipas informacioneve të para, e gjithë kjo dyshohet të lidhet me motive politike. Rasti tashmë është denoncuar edhe në Polici dhe janë marrë veprimet e nevojshme hetimore, raporton Gazeta Sinjali. Nga Policia deklaruan për Sinjalin se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin në fjalë, teksa rasti u konfirmua edhe nga partia. Sinjali mëson se kërcënimi ndaj kryetarit të LDK-së dhe deputetëve është zbuluar nga Shërbimi Sekret i Gjermanisë dhe i dyshuari është shqiptar. Edhe ...
Komentet te Dyshohet se lidhet me motive politike, krejt çka dihet për planin për atentat ndaj Abdixhikut dhe të tjerëve në LDK Janë të Mbyllura
Nacionale ka mësuar edhe disa detaje të reja për zhvillimin më të rëndësishëm të kësaj mbrëmje. Përveç deputetëve të LDK’së, në listë për ekzekutim kanë qenë edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqidhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu. Informatat për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj mbrëmje nuk kanë të ndalur. Siç edhe jeni informuar gjatë orëve të pasditës, një grup shqiptarësh që jetojnë jashtë Kosovës kanë rënë në përgjimin e policisë gjermane, teksa kanë qenë duke folur për realizimin e disa vrasjeve politike në vendin tonë. Fillimisht është menduar që cak i një atentati të mundshëm ka qenë kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të tjerë të ...
Komentet te Ekskluzive: Edhe Memli Krasniqi e Ganimete Musliu në listën për ekzekutim, i dyshuari nga Belgjika Janë të Mbyllura
Aeroplani që ishte nisur sonte nga Aeroporti i Prishtinës për Bazel, është detyruar të kthehet pas ngritjes në ajër, për shkak të një problemi që ia ka pamundësuar fluturimin drejt Zvicrës. Kjo situatë ka shkaktuar panik dhe shqetësim të madh te udhëtarët që ndodheshin në aeroplan. Akoma nuk dihet se ku ka qenë problemi dhe nëse është evituar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Panik në aeroplanin që u nis nga Prishtina drejt Bazelit, kthehet në aeroport pas 40 minutave në ajër -Video Janë të Mbyllura
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe deputetët, Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj dyshohet se janë kërcënuar dhe ndaj tyre është planifikuar atentat, që sipas informacioneve të para lidhet me motive politike. Deputeti Zemaj ka zbuluar detaje nga planifikimi i atentatit ndaj kryetarit të kësaj partie dhe kolegëve deputetë. “Është ngritur shqetësim i madh për të gjithë. Kemi marrë mijëra mesazhe. Ne duhet te besojmë në organet tona pavarësisht të kaluarës së hidhur. Nuk është mirë që dëgjojmë këso lajmesh, por shpresojmë qe organet do t’i trajtojnë këto informacione me kujdes te veçantë. Na është konfirmu për tentim atentat. Deri më tani këto janë që i ...
Komentet te “U ngrit shqetësim i madh…”/ Zemaj zbulon detaje nga plani i atentatit ndaj Abdixhikut dhe kolegëve deputetë Janë të Mbyllura
Kasti i banorëve të formatit televiziv, Big Brother VIP Kosova, janë parë të shqetësuar gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar me problemet shëndetësore të Gjon Karricës, të njohur edhe si Lugati. Problemet shëndetësore që goditën Gjonin sot, kanë bërë që ai të lëshojë shtëpinë e “Vëllait të Madh” dhe të dërgohet në spital për të marrë trajtimet e nevojshme mjekësore. Me qëllim të informimit të banorëve si dhe publikut kureshtar, “Vëllai i Madh” ka dërguar një letër, brenda të cilës i ka informuar mbi shëndetin aktual të Gjonit. “Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën ...
Komentet te Gjendja shëndetësore e Lugatit, ‘Vëllai i Madh’ iu dërgon letër banorëve Janë të Mbyllura