Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Nuk shkoi te Kiara, Butrint Imeri reagon për herë të parë dhe zbulon arsyen (FOTO)

ShowBiz
Ditët e fundit u përfol se këngëtari i dashur për publikun Butrint Imeri do të jetë në një format televiziv për të surprizuar ish të dashurën e tij, Kiara Titon. Kiara, e cila është banore e Big Brother VIP Albania festoi ditëindjen dje dhe pritej që Butrinti do ta befasonte në orën 00:00, për të kënduar në shtëpi. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe për këtë ka reaguar vet artisti, i cili ka publikuar një video ku shihet duke u argëtuar në një vend turistik në Francë. Mbi videon e shpërndarë, Butrinti ka shkuar: Gojet e Liga: Butrinti në Tiranë, ndërkohë Butrinti: /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nuk shkoi te Kiara, Butrint Imeri reagon për herë të parë dhe zbulon arsyen (FOTO) Janë të Mbyllura

Ekzekutimi për hakmarrje si në filma: Zbulohet plani i familjes Gashi për vrasjen e 23-vjeçarit, e goditën edhe të vdekur

Lajme
Nata e 24 prillit të vitit të kaluar ishte tragjike për familjen Hoxha nga Malisheva. Me motiv hakmarrjen, vëllezërit Hoxha u përballën me familjen Gashi dhe për pasojë 23-vjeçari, Fazli Hoxha u privua nga jeta me armë zjarri. Vrasja ndodhi në parkingun e restorantit “Villa Park” në Volljakë të Klinës, ku paraprakisht vëllezërit Hoxha u sulmuan me mjete të forta nga anëtarët e familjes Gashi. Ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë nën dyshimet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. Motiv dyshohet të ketë qenë hakmarrja për një rast të para disa viteve që kishte ndodhur në Itali, për një borxh prej 300 euro. ...
Komentet te Ekzekutimi për hakmarrje si në filma: Zbulohet plani i familjes Gashi për vrasjen e 23-vjeçarit, e goditën edhe të vdekur Janë të Mbyllura

Moskalimi i Trustit, Haxhiu: Një nga votat më turpëruese në Kuvend

Lajme
Bekim Haxhiu, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të seancës ku nuk kaloi projektligji për tërheqjen e Trustit, tha se votat e sotme ishin një nga votat më turpëruese të Kuvendit të Kosovës dhe kërkesave së qytetarëve. “Është një nga votat më turpëruese të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët votuan kundër kërkesës së qytetarëve, kundër një iniciative të nënshkruar nga 21 mijë 398 qytetarë, ku ata e refuzuan në mënyrë të pashpjegueshme. I pashpjegueshëm ishte edhe presioni mbi deputetë, për mos ta mbështetur këtë kërkesë të qytetarëve”, deklaroi Haxhiu për “Info Magazine” në Klan Kosova. Por, ai tregoi se në sallën e Kuvendit kishte persona të paautorizuar, të ...
Komentet te Moskalimi i Trustit, Haxhiu: Një nga votat më turpëruese në Kuvend Janë të Mbyllura

Krasniqi: Trust jo, Martin po

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi në Kuvend nuk kaloi projektligji për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional, shkruan Gazeta Sinjali. Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe deputetët e pozitës të Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kanë injoruar kërkesën e qytetarëve. Ai shtoi se Qeveria njihet për “keqqeverisje, skandale korruptive, papërgjegjësi e regres ekonomik”. Postimi i plotë: TRUST JO, MARTIN PO! Është për keqardhje injorimi i vazhdueshëm që Qeveria Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po u bëjnë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, sikur kjo e tërheqjes së një pjese të kursimeve të tyre nga Trusti. Në vend të mbështetjes ...
Komentet te Krasniqi: Trust jo, Martin po Janë të Mbyllura

S’kalon Trusti, opozita lëshon sallën në shenjë revolte

Lajme
Me 42 vota për, 55 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i, raporton Gazeta Sinjali. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se të pranishëm në sallë ishin 101 deputetë. Deputetët kanë zhvilluar diskutime të enjten në lidhje me tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti. Si shenjë revolte ndaj moskalimit të projektligjit të Trustit, deputetët e partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Ndryshe, projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës ...
Komentet te S’kalon Trusti, opozita lëshon sallën në shenjë revolte Janë të Mbyllura

Kastrati deputetes të VV-së: Votojeni Trustin në emrin e asaj frizeres që t’i ka ndreq flokët

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati në seancën e Kuvendit ka folur për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ku pritet që projektligji të dalë në votim. Kastrati iu drejtua deputetes të VV-së, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku duke i bërë thirrje që ta votoij Trustin “në emrin e asaj frizeres që t’i ka ndreq flokët”. Ndryshe, deputetja e VV-së, kishte treguar përmes faqes së saj në Facebook  një rrëfim. Ajo shkroi se çfarë i ka thënë frizerja e saj ku rregullisht shkon, për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. “Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të ...
Komentet te Kastrati deputetes të VV-së: Votojeni Trustin në emrin e asaj frizeres që t’i ka ndreq flokët Janë të Mbyllura

Reshjet rëndojnë situatën, shpallet gjendje emergjente në Skenderaj

Lajme
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka marrë vendim që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës. Kjo shkaku i situatës së rënduar pas reshjeve të shiut. “Të dashur qytetarë, Si rrjedhojë e reshjeve të panderprera, nga e cila gjendje është rënduar situata në përgjithësi, si dhe në bazë të kompetencave dhe autorizimeve, kam marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e komunës sonë. Kam formuar gjithashtu Shtabin Emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet. Që nga orët e mengjesit, secila drejtori me njësitë dhe shërbimet vartëse, ndërkohë që edhe me mbështetje të Shërbimit të Zjarrfikësve, është ...
Komentet te Reshjet rëndojnë situatën, shpallet gjendje emergjente në Skenderaj Janë të Mbyllura

Emrat e tyre u përmendën në listën e atentateve, flasin Memli Krasniqi e Ganimete Musliu

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu, kanë konfirmuar të enjten se janë njoftuar nga policia se emrat e tyre janë përmendur në të njëjtin rast me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tentim për atentat. Krasniqi në një deklarim para mediave, ka thënë se nuk ndihet i frikësuar, duke shtuar se beson në institucionet e sigurisë në Kosovë. “Jemi kontaktuar nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që tashmë është bërë publik për deputetët e LDK-së se ka qenë i përfshirë edhe emri im dhe i deputetes Ganimete Musliu. Na kanë njoftuar për masat që janë duke i ndërmarrë për ...
Komentet te Emrat e tyre u përmendën në listën e atentateve, flasin Memli Krasniqi e Ganimete Musliu Janë të Mbyllura

Hoti: Tërheqja e kursimeve s’është zgjidhje e duhur, por e vetmja në dispozicion

Lajme
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen ekonomike, duke thënë se krizat që erdhën i menaxhoi në mënyrë kaotike. Ai tha se tërheqja e mjeteve nga Trusti nuk është zgjidhje e mirë, por se s’ka tjetër. “Me gjithë këto kriza dhe kur mbështetja e Qeverisë mungon është e natyrshme që opozita të propozojë masa siç është tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti. Kjo nuk është zgjidhja e duhur. Gjithkush e ka të qartë që s’mund të kalohet kriza ekonomike dhe sociale me tërheqjen e mjeteve të Trustit pensional. Por, është zgjidhja e vetme që ka mbetur në dispozicion të qytetarëve”. Ai tha se, derisa bilanci bankar ...
Komentet te Hoti: Tërheqja e kursimeve s’është zgjidhje e duhur, por e vetmja në dispozicion Janë të Mbyllura

Muja: VV-ja nuk e përkrahë tërheqjen e Trustit

Lajme
Deputeti i VV-së Armend Muja, para deputetëve tha se ky Komisioni për Buxhet,nuk e ka rekomanduar tërheqjen nga Trusti. Më tej Muja theksoi se në emër të VV-së nuk rekomandojnë që ky ligj të kaloj. “Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar Ligjin për Fonde Pensionale dhe të njëjtin nuk e ka rekomanduar për këto arsye”, tha deputeti. Më tej ai theksoi se propozimi nënkupton tërheqjen e kursimeve pensionale, tërheqja nuk është opsion, por është detyrim. Fondi është i organizuar në dy shtylla ku shteti ndihmon ata pensionist që jetojnë në varfëri dhe shtylla që është kursim i detyrueshëm për secilin punëtor të Kosovës. “Ne debatin duhet ta zhvendosim se ...
Komentet te Muja: VV-ja nuk e përkrahë tërheqjen e Trustit Janë të Mbyllura