Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që gjatë ditës së djeshme të ketë vërshime dhe përmbytje në disa komuna të Kosovës. Ndërsa, zonat më të prekura nga vërshimet janë Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu. Në lidhje me katastrofën në Skenderaj. ka reaguar këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi. “O Zot mbroj qytetarët e vendit tim. Skenderaj”, ka shkruar ajo mbi një fotografi të përmbytjeve në këtë vend. /GazetaSinjaili/ ...
Komentet te “O Zot mbroj qytetarët e vendit tim”, Leonora Jakupi me postim prekës pas vërshimeve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Presidenca e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila e kritikoi presidenten, Vjosa Osmani, për mosreagim publik lidhur me situatën e krijuar nga vërshimet nëpër komunat e vendit, raporton Gazeta Sinjali. Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka quajtur absurde deklaratën e Çitakut. Kupina tha se që nga dje, presidentja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë në mënyrë që të vlerësohet dëmi i bërë dhe të minimizohen pasojat në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqësi. “Që nga dita e djeshme, Presidenca vazhdimisht ka qenë në kontakt me ...
Komentet te Presidenca-Çitakut: Osmani po kontakton vazhdimisht me Qeverinë për të vlerësuar dëmet e vërshimeve Janë të Mbyllura
Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun e Kosovës me Serbinë, Richard Grenell ka thënë se Kryeministri Albin Kurti duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e më hershëm të Kosovës. Sipas tij nuk ka nevojë për negociata, vetëm duhet të zbatohen këto marrëveshje që janë. “Ne kemi shumë marrëveshje, lidhur me asociacionin, lidhur me progresin, në pjesën veriore të Kosovës, nuk kemi më nevojë për negociata, le të zbatojmë këto që kemi, dhe besoj se këtë po kundërshton Albin Kurti, dhe kjo është e gabuar, ai duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët e Kosovë përpara tij, por nuk do të habitesha që Albin ...
Komentet te Grenell: Kurti duhet të zbatojë marrëveshjet që kanë nënshkruar liderët para tij Janë të Mbyllura
Në disa komuna të Kosovës janë krijuar komisione për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit. Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, vërshimet kanë prekur më së shumti komunat: Skenderaj, Mitrovicë e Jugut dhe Istog, duke dëmtuar ekonomi familjare, biznese, kultura bujqësore dhe infrastrukturën rrugore. Zyrtarë të këtyre komunave kanë thënë të premten se situata është më e qetë. Alban Shala, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në komunën e Skenderajt, ka thënë se, niveli i ujit në lumin Klina ka rënë dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. “Gjendja është stabile, niveli i ujit ka filluar të bie, rrezik për momentin nuk ka. Megjithatë, dëmet ...
Komentet te Nis vlerësimi i dëmeve pas vërshimeve Janë të Mbyllura
Parlamenti Evropian edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut. Këtë e ka bërë të ditur deputeti holandez që inicoi kërkesën, Thijs Reuten. “Kjo është e drejtë. Me 357 pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian miratoi thirrjen time ndaj Komisionit për të hetuar komisionerin Várhelyi mbi sjelljen e tij në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim rezultatet e hetimit”, ka shkruar ai. Socialistët dhe Demokratët thanë se janë të alarmuar nga raportet se komisioneri Varhelyi qëllimisht kërkon të minojë qendrën e reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit në ...
Komentet te Nisin edhe zyrtarisht hetimet ndaj Varhelyit, dyshohet favorizoi Serbinë gjatë negociatave Janë të Mbyllura
Situata e përgjithshe hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e rreshjeve intenzive të shiut , sidomos në disa pjesë të vendit. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton për të dhënat e fundit nga terreni, ku reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri me 25 janar të cilat. “Duke u bazar në situatën e vështërsuar hidrologjike, ku lumenjt kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje”, thuhet në njofitmin e IHMK-së. Më tej IHMK-ja njofton se aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore dhe veriore të vendit, por duke pasur ...
Komentet te Situatë e rënduar nga vërshimet, IHMK: Reshjet e shiut do të vazhdojnë deri më 25 janar Janë të Mbyllura
Dyshohet se plagosi një person pas sherrit në trafik, arrestohet pas dy muajsh 25-vjeçari në Gjakovë
Mbrëmjen e 16 nëntorit rreth orës 20:30 në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë, kishte ndodhur një incident ku ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Si pasojë një person kishte mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuari ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia gjatë ditës së djeshme ka kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit i cili ishte shpallur në kërkim policor dhe i njëjti është arrestuar pasi u gjet në shtëpinë e tij. 25-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin. Bazuar në dëshminë e tij, ...
Komentet te Dyshohet se plagosi një person pas sherrit në trafik, arrestohet pas dy muajsh 25-vjeçari në Gjakovë Janë të Mbyllura
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami, duke e dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë për mashtrim. Sipas aktgjykimit të shpallur të premten nga gjykatësi Agim Kuçi, në dënimi me burgim ndaj Bajramit do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Gjithashtu, i akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumë prej 100 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit. Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest të rregullt civil. Sipas gjykatësit Kuçi, pala e pakënaqur ndaj këtij ...
Komentet te Dy vjet burg ndaj ish-zyrtarit të Qeverisë për mashtrim Janë të Mbyllura
Si pasojë e reshjeve të shiut, që janë duke vazhduar me intensitet të lartë në disa pjesë të vendit, janë shkaktuar vërshime në Mitrovicë e Skenderaj, komuna këto që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Vërshimet e mëdha kanë bllokuar shumë rrugë dhe e kanë bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve. Uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpi, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga vërshimet nëpër shumë pjesë të vendit. Por në Skenderaj, në një rast kanë ndërhyrë zyrtarët komunalë, të cilët iu kanë dalë në ndihmë dy personave të moshës rreth 60 vjeçare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Momenti kur shpëtohet çifti i moshuar nga shtëpia e vërshuar në Skenderaj -Video Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi nuk kaloi në Kuvend projektligji për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional, shkruan Gazeta Sinjali. Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se tëheqja e mjeteve nga Trusti nuk është praktikë e duhur duke shtuar “mirë që nuk kaloi”. Kreu i PSD-së, i cili dikur ishte pjesë e VV-së, listoi disa nga “dështimet e Qeverisë Kurti”. E vërtetë që praktika e tërheqjes së parave nga trusti nuk është e duhur. Ajo është politikë problematike dhe mirë që nuk kaloi. Por kjo qeveri e këta deputetë s’kanë alternativë për krizën. Këta mobilizohen vetëm për vota KUNDËR në ...
Komentet te Molliqaj: Mirë që nuk kaloi Trusti, por Qeveria nuk ka alternativë për krizën Janë të Mbyllura