Pak më parë kemi raportuar për kanosje ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të tjerë. Ndërsa, Nacionale ka kontaktuar me zëdhënësen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri më tani nuk ka marrë përgjigje. Megjithatë, nga burimet tona kemi mësuar se përveç Abidixhikut, janë kanosur edhe Arben Gashi, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj. Kanosja ndaj zyrtarëve është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani ka bërë të ditur se, drejtoria respektive ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme. “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, – është shprehur Kelani, duke ...
Komentet te Mësohen emrat e deputetëve tjerë të LDK-së që u kanosën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi sot se seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 Shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai shtoi se gjykimi pritet të fillojë me datën 21 mars. Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Faton Klinaku ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së i cili mes tjerash paralajmëroi protestë. “Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë”, ka shkruar Klinaku. Nuk dihet nëse është rastësi, mirëpo seanca të tilla që janë caktuar me datat historike për Kosovën, ka pasur edhe më herët. Në ...
Komentet te Caktimi i seancës më 17 Shkurt, Klinaku: Nuk do të ketë festë, me siguri që protestë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës është deklaruar pas raportimeve për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, LumirAbdixhikut dhe disa deputetëve të kësaj partie. Në një përgjigje për Sinjalin, nga Policia kanë thënë se janë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke e cilësuar rastin si kanosje. “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Me respekt, Zimp”, thuhet në përgjigjen e Policisë. Ndryshe, Gazeta Express raportoi sonte se “po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së. Një ...
Komentet te Raportimi për atentat ndaj Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK-së, deklarohen nga Policia Janë të Mbyllura
IKSHPK kërkon nga qytetarët që t’i bartin maskat në ambiente të mbyllura si dhe të vaksinohen. IKSHPK ua rikujton qytetarëve se pandemia nuk ka mbaruar dhe kohëve të fundit janë rritur rastet me COVID në botë dhe në Kosovë. Prandaj, qytetarët këshillohen që të vaksinohen. Postimi i plotë i IKSHPK-së: Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Ju lutemi për kujdes të shtuar ndaj COVID-19! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia akoma nuk ka mbaruar. COVID-19 në Kosovë shënon trend të rritjes së rasteve të reja, por fatmirësisht nuk kemi te regjistruar asnjë rast fatal. ...
Komentet te IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat, COVID-i po shënon rritje të Kosovë Janë të Mbyllura
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë një reagim kundër adresimit të Kryeministrit Kurti në përvjetorin e pestë të vrasjes së ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq. Në një reagim të gjatë, KMDLNJ thotë se e kundërshton fuqishëm adresimin e Kurtit, i cili tha fjalë të mira për Ivanoviqin e dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve. Në këtë reagim, KMDLNj thotë se ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës. Prandaj, “KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të ...
Komentet te KMDLNJ: E kundërshtojmë fuqishëm adresimin e kryeministrit Kurti për Oliver Ivanoviqin Janë të Mbyllura
Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin ka nxitur reagime të mëdha në publik. Së fundi, për këtë çështje ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica. Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Ivanoviqi është kriminel. “Dënimi i tij jo meritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ndër të tjera Korenica. Postimi i plotë: Organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona. Dënimi i tij jo meritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviç ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vucicit dhe ...
Komentet te Deputeti i VV-së i del kundër Kurtit: Ivanoviç ishte kriminel. Pikë. Janë të Mbyllura
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje me padi, pasi një foto e tij figuronte në një video që partia në pushtet e publikoi para pak ditëve ndërsa e titulloi “Çka ka, çka s’ka”. “Ku e merr guximin ai njeri që e ka bërë atë video që ta vendosë fotografinë time në një video inkriminuese e të më fyejë. Ku e merr guximin ai ta vendosë fotografinë time e t’i krijojë shqetësim familjes sime dhe rrethit familjar tim, kur unë kurrë në jetë as sa kam qenë në funksion publik nuk kam keqpërdorur asgjë. Le të del Vetëvendosja e të thotë vetëm një element që ...
Komentet te Besnik Tahiri paralajmëron padi ndaj Vetëvendosjes që ia përdori foton në videon “Çka ka, çka s’ka” Janë të Mbyllura
“Nëse nuk është boss, të mos më afrohet.” Kjo ishte deklarata e bujshme të Antonela Berishës, e cila trazoi rrjetin disa kohë më parë. Në një dalje të saj, ish-konkurrentja e Për’puthen ishte shumë serioze teksa shprehej se një tipar i rëndësishëm tek partneri i saj i ardhshëm ishte “pasuria”. E mesa duket e paska gjetur boss, ashtu siç ka kërkuar. Antonela ka qenë e ftuar në “Zemër Luana” ku ka treguar dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë partneri. Ajo rrëfeu se partneri i saj i ka dhuruar një duplex në mes të Tiranës, i cili kap vlerën e 300 mijë eurove. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Antonela e ‘Për’puthen’: I dashuri boss më dhuroi shtëpi mes Tiranës me vlerë 300 mijë euro Janë të Mbyllura
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pas aksionit simbolik të këtij subjekti, ka komentuar deklaratën e Kurtit për Ivanoviqin. Ai tha se kjo deklaratë është skandaloze dhe e papranueshme. Molliqaj vlerëson se Kurti po e përdor Olivanoviqin kundër Vuçiqit. “Deklarata e kryeministrit të Republikës së Kosovës për përvjetorin e Oliver Ivanoviqit është skandaloze, e papranueshme dhe qëllimin e saj kryesor e ka përdorimin, desubjektivimin e njeriut. Në momentin që ke qasje instrumentale, ajo që ndodh në radhë të parë është qeniet njerëzore nuk kanë subjektivitet, ato janë objekte që marrin kuptim sipas nevojës dhe idesë së madheqë përfaqëson, në këtë rast të kryeministrit. Mos harroni që javë më parë, kryeministri i ...
Komentet te Molliqaj: Kurti me vite e ka përdorur Ivanoviqin si ogurzi, tani po don me përdor kundër Vuçiqit -Foto Janë të Mbyllura
Disa mediume serbe në ballinat e tyre të mërkurën kanë publikuar lajme se si “lobistët shqiptarë” kanë vendosur “flamuj provokativë” në një hotel në Davos të Zvicrës, për t’i bërë pritje armiqësore presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “E poshtër! Shqipëtarët kanë përgatitur një pritje armiqësore për Vuçiqin në Davos! Forcat e Sigurisë: Lobi i tyre e ka përgatitur këtë prej kohësh!” – ka shkruar “Kurir”. “Skandal në Davos: Flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të ashtuquajturës Kosovë janë vendosur përballë hotelit ku po qëndron presidenti i Serbisë”, shkruan “Novosti”. Gazeta “Kurir” ka marrë edhe “ekspertë serbë”, të cilët thonë se janë të bindur se shqiptarët e kanë përgatitur më herët ...
Komentet te “Skandal, e poshtër”/ Çmenden mediat serbe: Lobistët shqiptarë përgatitën pritje armiqësore për Vuçiqin Janë të Mbyllura