Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar koeficientin 105 euro për vitin 2023 të Ligjit të Pagave. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka koeficientin 18, do të marrë pagë 1 mijë e 890 euro. Ndërkaq kryeministri Kurti do të ketë pagë 1 mijë e 785 euro. Të njëjtën pagë do ta ketë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca. /Express ...
Komentet te Koeficienti 105 euro, kaq do ta kenë pagën presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit ka konfirmuar se vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë për vitin 2023 do të jetë 105, ndërsa nga janari i vitit 2024, do të jetë 110. Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se nga Ligji i ri për Paga, do të prekën rreth 82 mijë zyrtarë publikë. “Në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të ministrisë së Financave, punës dhe transfereve, ai do të jetë 110.” – tha ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Sipas kryeministrit me këtë sistem të ri, është dhënë mbështetje solide për kategoritë si mjekët, arsimtarët, policët dhe ushtarakët. Ndryshimi i ...
Komentet te E konfirmon Kurti: Vlera e koeficientit për pagat e zyrtarëve publikë do të jetë 105 Janë të Mbyllura
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, raportohet se do të zhvillojë një takim me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, si dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Klan Kosova duke cituar një njoftim për media të zyrës së tij, raporotn se kryediplomati serb do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Megjithatë, nuk dihet se kur saktësisht pritet që të zhvillohet ky takim. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndrojnë edhe liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj, si dhe Avdullah Hoti. Nuk dihet nëse dikush nga Qeveria e Kosovës do të udhëtojë për të marrë pjesë në këtë organizim, pasi që ...
Komentet te Raportohet se Daçiq do të takohet me Chollet e Escobar Janë të Mbyllura
Depueti i PDK-së në emisionin “Info Nata”, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacioni e komunave me shumicë serbe dhe se tani sipas tij, ai po bën vetëm kalkulime. Beqa ka thënë se nëse Kurti nuk do ta pranonte atëherë ai do të dërgonte për votim në Kuvend. “Albin Kurti, unë mendoj që i ka kauza falco të tij, sepse unë mund të them nëse ky me të vërtetë kish dashtë më e rrëzu këtë marrëveshje e kish pru në Parlament, i ka 51 për qind edhe unë e kisha votu personalisht ta rrëzoj këtë marrëveshje. Por ai nuk e ka seriozisht, unë mendoj që ...
Komentet te Beqa i PDK-së: Kurti e ka pranu Asociacionin, vetëm është duke bërë kalkulim elektoral Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se qëllimi i nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, ka për qëllim zbritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme për pjesëtarët e FSK-së, raporton Ekonomia Online. Ky memarundum bashkëpunimi është bërë ndërmjet Aleancës Kosovare e Bizneseve me Ministrinë e Mbrojtjes. Shahini ka thënë se afër 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte të ndryshme. Me këtë rast, ai ka thënë se do të vazhdojnë të rrisin numrin e kompanive rreth këtij projekti. Në një intervistë për Ekonomia Online, Shahini tha se kompanitë e para që kanë ofruar mbështetje i kanë zbritur në 14 për qind produktet për ...
Komentet te 80 mijë produkte u ofrohen me zbritje ushtarëve të FSK-së, po planifikohet zbritje edhe në pushimet bregdetare Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot (e mërkurë), në orën 10:00. Në rend të ditës për shqyrtim, Qeveria e ka vetëm një pikë: Shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 (MFPT). Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 (MFPT). Ndonëse nga sot është paraparë që Ligji për Pagat të hyjë në fuqi, rreth 100 mijë punëtorë të sektorit publik ende nuk e dinë vlerën e koeficientit. Edhe në dokumentin e siguruar nuk është cekur ...
Komentet te Qeveria Kurti godet rëndë sektorin publik, sot publikohet koeficienti që pritet t’i ulë pagat e zyrtarëve Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistsë për Zërin e Amerikës, tha se Kosova nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit të komunave me shumicë serbe teksa shtoi se insistimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po bëhet në atë mënyrë që të ndihmojnë Kosovën të kalojë pengesën e fundit, për të arritur tek marrëveshja finale. “Kosova duhet ta gjejë një rrugë që të mos mbetet peng i Asociacionit për të arritur këtë marrëveshje. Puna që ka bërë sot ambasadori është një mënyrë për ta konsumuar procesin deri në arritjen e marrëveshjes”, tha Haradinaj. Ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ...
Komentet te Haradinaj: Asociacioni është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Janë të Mbyllura
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar se në lidhje me zbatimin e tatimit në pronë sipas vlerësimit të ri të pronave, të martën ka prezantuar tri rekomandime për shtyrjen dhe faljen e një shume të hollash për tatimin në pronë. “Mbledhja e tatimit në pronë sipas vlerësimit të ri të pronave të kryer nga Ministria e Financave të fillojë nga data 1 janar 2024, përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Tatimin në Pronë”. “Ndryshimi i Ligjit të Tatimit në Pronë sipas pikës 1 të këtij propozimi ia mundëson Kryeqytetit që gjatë vitit 2023 të faturojë dhe të mbledhë tatimin ...
Komentet te Rama del me tri opsione për zbatimin e tatimit në pronë Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike, raporton Gazeta Express. Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit në këtë mbledhjen janë miratuar dy vendime: – Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe – Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025./Express ...
Komentet te Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime Janë të Mbyllura
Që krishterimi në Afrikën është diçka ndryshe dhe krejtësisht i pazakontë, kjo dihej. Por, që ndjekësit e këtij kulti, të ktheheshin literalisht në “lopë”, vetëm për të shkuar në parajsë, kjo është diçka krejtësisht tjetër. Rasti gjithsesi është i freskët dhe ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një pastor i një kishte katolike, i ka urdhëruar ndjekësit e fesë të hanë bar, sepse kështu do të arrijnë të shkojnë në parajsën e lakmuar. Çfarë bënë ata? E dëgjuan dhe iu vërsulën fushave të gjelbra! “Si mundemi ne t’i dalim kundër një njeriu të Zotit”, tha një prej personave, i cili i beson verbërisht fjalëve të pastorit të tij. “Ai ...
Komentet te Hani bar, të shkoni në Parajsë – Urdhri i pastorit ‘luan mendsh’ ndjekësit, i kthen në ‘lopë’ Janë të Mbyllura