Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Azemi: Punëtoret e sektorit privat kanë 3 herë paga më të vogla, Qeveria sërish ndau mjete për sektorin publik

Lajme
Sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me vendimin për vlerën e koeficientit prej 105 euro janë stimuluar punëtorët që kanë paga prej 700-800 eurosh, e jo ata që kanë paga prej 200 eurosh.     Në një konferencë për media, Azemi u shpreh se punëtorët e sektorit privat janë goditur me pakon për luftimin e inflacionit. “Ne u goditem haptazi nga pakoja e luftimit te inflacionit, Qeveria duke e ditë qe punëtoret e sektorit kanë 3 herë paga me te vogla, ndau mjete për ata te sektorit publik dhe jo ata privat, punëtoret janë shume të zhgënjyer, neve na qiti në cilësinë e lëmoshës, është ...
Komentet te Azemi: Punëtoret e sektorit privat kanë 3 herë paga më të vogla, Qeveria sërish ndau mjete për sektorin publik Janë të Mbyllura

Kamberi: Vuçiç nuk e ka guximin të flasë realitetin për Kosovën për shkak të opozitës

Lajme
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë realitetin dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet që kanë ndodhur atje.     “Vuçiç nuk e ka guximin të flasë, filloi me ton të butë, por kur opozita e kundërshtoi ai filloi me tone radikale, e më të ashpra duke përsëritur se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën, nuk do të lejojë që të jetë pjesë e OKB dhe kjo e mban dialogun të pakuptueshëm”. “Vuçiç fillon me disa të vërteta, por pastaj i shmanget nga frika e opozitës. Në cilësinë ...
Komentet te Kamberi: Vuçiç nuk e ka guximin të flasë realitetin për Kosovën për shkak të opozitës Janë të Mbyllura

Moti në Kosovë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte.   “Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, njofton IHMK ...
Komentet te Moti në Kosovë Janë të Mbyllura

600 euro pagë dhe banimi falas, drenicaku kërkon 3 ose 4 punëtorë për mjeljen e lopëve

Lajme
Një fermer nga Drenica po kërkon 3 ose 4 punëtorë për të punuar në fermë, konkretisht për mjelje të lopëve. Ai ka ofruar 600 euro pagë dhe banimin falas për punëtorët e interesuar. Vendi i punës është Skenderaj. “Kërkoj punëtorë 3 ose 4 punëtorë per mjelen e Lopëve sistem i lire I mjeles, kushtet shume te mira pune, plus banimi falas. Paga 500 plus 100 per ushqim D.m.th 600 paga mujore . Te interesuarit te kontaktojnë ne faqen ‘Bujqesi dhe Blegtori në Kosovë’ në Facebook”, ka shkruar një blegtor nga Skenderaj. Siç dihet, sektori i ndertimtarisë dhe gastronomise po ndjen mungese te puntorve, por tani kjo mungese ka nisur t’i ...
Komentet te 600 euro pagë dhe banimi falas, drenicaku kërkon 3 ose 4 punëtorë për mjeljen e lopëve Janë të Mbyllura

Gjakovë: Mësimdhënësja nxjerr nxënësin nga dritarja gjatë orës mësimore – Video

Lajme
Një rast i rrallë ka ndodhur në shkollën “8 Dëshmorët” në Kralan të Gjakovës. Atje, mësimdhënësja e artit figurativ, Lirjeta Muhadri, ka hedhur nga dritarja një nxënës, derisa ishte duke mbajtur mësimin. Siç raporton “Syri Vision”, ngjarja ka ndodhur më 26 janar, por që prindi i viktimës nuk e ka raportuar rastin në Drejtorinë e Arsimit deri dje. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Zymber Berisha tha se mësimdhënësja u pezullua nga puna menjëherë. Komisioni Disiplinor është njoftuar për rastin gjithashtu, dhe është duke e hetuar. Ndërkaq, sipas mësueses, nxënësi ishte duke bërë “gjeste”, dhe se i kishte thënë të dalë nga dritarja, sepse nuk e meriton të dalë nga ...
Komentet te Gjakovë: Mësimdhënësja nxjerr nxënësin nga dritarja gjatë orës mësimore – Video Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Kurti në Kuvend m’u duk si do fëmijë të mëhallës që kur humbnin e merrnin topin e iknin në shtëpi

Lajme
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit sot në Kuvend e bëri një vlerësim për Abdixhikun dhe Avdullah Hotin, duke thënë se ‘nuk janë as çereku i zëvendësit aktual dhe ministrit të financave’. Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurti në Kuvend ishte i çakorduar në mendimet e tij. Sipas tij, Kurti humbi argumentin e debatit politik për një temë shumë të rëndësishme për Kosovën, dhe thotë se filloi të merret me çështje personale. Madje Abdixhiku e krahasoi si “disa fëmijë të mëhallës që kur humbnin e merrnin topin e iknin në shtëpi’. “E shihni sa ...
Komentet te Abdixhiku: Kurti në Kuvend m’u duk si do fëmijë të mëhallës që kur humbnin e merrnin topin e iknin në shtëpi Janë të Mbyllura

Kurti e Nagavci vizitojnë Rektoratin, urojnë rektorin Qerimi

Lajme
Bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi Rektoratin e Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” ku u pritën dhe u takuan me Rektorin Qerim Qerimin dhe menaxhmetin e Universitetit. Sipsa njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se Kurti dhe Nagavci u njoftuan për punën dhe sfidat e këtij institucioni dhe i njoftuan menaxhmentin e tij për punën dhe veprimet e ndërmarra deri tani me qëllim përmirësimin e arsimit të lartë. Theks iu dha Projektligjit për Arsimin e Lartë që tashmë është miratuar në Qeveri dhe avancimeve që ai parasheh në sigurimin e integritetit akademik. “Në takim u diskutua edhe ...
Komentet te Kurti e Nagavci vizitojnë Rektoratin, urojnë rektorin Qerimi Janë të Mbyllura

“Nuk është koincidencë”, Tahiri: Kurti në Prishtinë e Vuçiç-i në Beograd folën në të njëjtën ditë për Asociacionin

Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si ka zgjedhur ta argumentojë qëndrimin e tij për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se nuk është thjeshtë rastësi që në të njëjtën ditë në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti foli për “Zajednicën” e presidenti serb Aleksandër Vuçiç, për “vendime të vështira” që e presin Serbinë. “Çuditërisht, në po të njëjtën kohë, pa agjendë dhe pa rend dite, përderisa po mbanim deklarimet jashtë rendit të ditës gjasë seancës së Kuvendit, edhe Kryeministri ynë Albin Kurti e kontrabandoi një lajm të madh për Kosovën, lajmin për themelimin ...
Komentet te “Nuk është koincidencë”, Tahiri: Kurti në Prishtinë e Vuçiç-i në Beograd folën në të njëjtën ditë për Asociacionin Janë të Mbyllura

“Jemi të zhgënjyer – do ankohemi në Supreme”, reagon ekipi mbrojtës i Gucatit

Lajme
Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit, përmes një reagimi për media kanë njoftuar se do ta apelojnë çështjen më tej në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe pse Apeli ua ka zvogëluar dënimet ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. “Jemi të zhgënjyer me vendimin e panelit të Gjykatës së Apelit. Nuk kemi arritur akoma të konsiderojmë detajet e vet aktgjykimit por, mund të cekim se do ta apelojmë çështjen më tej në Gjykatën Supreme të Dhomave të Specializuara të Kosovës sa i takon shkeljeve esenciale të procedurës dhe të ligjit gjatë shqyrtimit ...
Komentet te “Jemi të zhgënjyer – do ankohemi në Supreme”, reagon ekipi mbrojtës i Gucatit Janë të Mbyllura

Apeli ua zvogëlon dënimet Gucatit dhe Haradinajt për tre muaj

Lajme
Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ua ka zvogëluar dënimet për nga tre muaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Gucatit dhe Haradinajt iu shqiptua dënim me nga 4 vjet e 3 muaj burgim për secilin veç e veç. Por, kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard, tha se mbetet në fuqi dënimi shtesë për Gucatin dhe Haradinajn me një gjobë prej 100 eurosh. “Ky aktgjykim duhet të zbatohet me efekt të menjëhershëm”, tha ajo. Sipas saj, Gucati dhe Haradinaj do të mbeten në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e të tyre në shtetin ku do të ...
Komentet te Apeli ua zvogëlon dënimet Gucatit dhe Haradinajt për tre muaj Janë të Mbyllura