Paneli i Apelit në Gjykatën Speciale ua ka zvogëluar dënimet për nga tre muaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Gucatit dhe Haradinajt iu shqiptua dënim me nga 4 vjet e 3 muaj burgim për secilin veç e veç. Por, kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard, tha se mbetet në fuqi dënimi shtesë për Gucatin dhe Haradinajn me një gjobë prej 100 eurosh. “Ky aktgjykim duhet të zbatohet me efekt të menjëhershëm”, tha ajo. Sipas saj, Gucati dhe Haradinaj do të mbeten në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e të tyre në shtetin ku do të ...
Komentet te Apeli ua zvogëlon dënimet Gucatit dhe Haradinajt për tre muaj Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar që procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet përmes ligjit dhe rregullave të reja. Szunyog në shënimin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”, që është organizuar nga KQZ-ja, u shpreh se do të punojnë për të përmirësuar Kosovën në këtë drejtim. “Nuk është vetëm detyrë e KQZ-së që të sigurojnë se zgjedhjet janë të mbajtura me integritet por është edhe detyrë e qytetarëve. Integriteti zgjedhor është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të dimë që çdo votë shkon aty ku duhet”. Këtë kërkesë Szunyog e ...
Komentet te Szunyog: Procesi zgjedhor në Kosovë të përmirësohet me ligje të reja Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, “kryeministër të Asociacionit”. Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Molliqaj ka thënë se Asociacioni do të bëhet nga kryeministri Kurti. Sipas Molliqaj kjo u konfirmua në seancën e Kuvendit të Kosovës. “Direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin. Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!”, ka shkruar Molliqaj. Kreu i PSD-së, ka paralajmëruar se do të ketë edhe protesta, prandaj i ka ftuar qytetarët që të bashkohen në ...
Komentet te Molliqaj paralajmëron protesta për Asociacionin: Kryeministër cila është dita e nënshkrimit? Janë të Mbyllura
Ish-kryetari i Skenderajt dhe anëtari i familjes heroike, Bekim Jashari ka vendosur të tërhiqet nga politika. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook duke bërë të ditur se listën e pavarur “Ideali” që e formoi para zgjedhjeve lokale do ta udhëheq, Nuredin Lushtaku. Jashari renditi arsyet që quan në këtë vendim duke thënë se “në këto rrethana se si zhvillohet politika te ne, si organizohen grupe të caktuara partiake dhe të interesit, duke përvetësuar çdo mjet propagandues, duke shkatërruar e manipuluar gjithçka vetëm për të arritur interesa grupore e individuale, prania ime në politikë, në këtë momentum të tillë nuk mund të vazhdojë”. Bekim Jashari ...
Komentet te Bekim Jashari tërhiqet nga politika Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur një deklarate të mëhershme të Aleksandar Vuçiq, i cili e kishte quajtur “llum terrorist”, shkruan AFP, transmeton Gazeta Express. Kosova dhe Serbia po përballen me presion ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje në fillim të pranverës. Gazeta franceze thotë se, në pamje të parë, Kurti dhe Vuçiq duket se janë liderët më të pamundur për të arritur një marrëveshje, me presidentin serb duke iu referuar publikisht homologut të tij kosovar si “llum terrorist”. “Mund të flas për qëndrimet e presidentit të Serbisë, por jo për nivelin e tij arsimor”, tha Kurti për AFP duke iu kundërpërgjigjur presidentit serb. Kurti po ashtu ...
Komentet te E quajti “llum terrorist”, Kurti thotë se nuk mund të flas për nivelin arsimor të Vuçiqit Janë të Mbyllura
Një ditë pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës drejtor të programit shqip në RTK, Partia Socialdemokrate ka bërë një aksion gjatë edicionit qendror të lajmeve. Aktivistë të partisë janë futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë me një pankartë, ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”. Aksionin e ka konfirmuar kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se tash e tutje lajmet e televizionit publik, janë lajme të partisë, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje. “Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i ...
Komentet te “Televizioni i Kurtit”, aktivisti futet në studio të RTK’së gjatë transmetimit të lajmeve -Video Janë të Mbyllura
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ka takuar sot Senatorin amerikan, Mike Rounds. Haradinaj ka deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi për siguri, ka avancuar. “Marrëdhënia bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje është avancuar falë angazhimit të miqve tanë. Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin sot zhvillova një takim pune në Washington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në ...
Komentet te Haradinaj: Kosova qëndron krah ShBA-ve, si partner strategjik afatgjatë Janë të Mbyllura
Ish-diplomatë, gazetarë dhe historianë, përmes një letre publike, u kanë bërë apel përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, institucioneve politike dhe qytetarëve serbë që të pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si një mundësi për Serbinë që të “orientohet përfundimisht drejt integrimeve euroatlantike për herë të parë”. “Diskutimet e pafundme nëse Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe politika e papërgjegjshme e Beogradit, e cila ekziston që nga vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, janë tejkaluar nga realiteti. Nuk ka pasur një distancim të qartë nga ajo politikë sepse ende priten zhvillime që do të mundësonin aspiratat serbe në rajon”, thuhet në letër. Ata kanë theksuar ...
Komentet te Intelektualët serbë thirrje Vuçiç-it: Pranoje propozimin franko-gjerman dhe realitetin e Kosovës së pavarur Janë të Mbyllura
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ndonëse ka vlerësuar se vlera koeficientit prej 105 euro nuk plotëson pritjet e tyre duke marr në konsideratë situatën e vështirë ekonomike, nuk pretendon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat. SBASHK-u, përmes një komunikate për media, ka theksuar se mangësitë eventuale të ligjit duhet të përmirësohen gjatë procesit të zbatimit të këtij ligji. “Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 eurosh të mos i plotësojë pritjet tona, por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro”. “Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit ...
Komentet te SBASHK-u për koeficientin: S’do ta dërgojmë në Kushtetuese ndonëse s’i plotëson pritjet tona Janë të Mbyllura
Krasniqi takohet me Escobar: Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) është takuar me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar. Takimin e ka bërë të ditur Krasniqi përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’. “Z. Escobar i shpreha edhe një herë qëndrimin e vazhdueshëm të PDK-së në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë dhe nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, që përfshinë njohjen reciproke”, ka thënë Krasniqi. Ai ka theksuar edhe rolin e rëndësishme të SHBA-ve për Kosovën. “Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i ...
Komentet te Krasniqi takohet me Escobar: Për Kosovën, rreshtimi dhe koordinimi me SHBA-të është i pa alternativë Janë të Mbyllura