Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Në Big Brother futet “Spidermani”, kush është ai?

ShowBiz
Në Big Brother sonte është futur “Spidermani”. Ai do ta ketë një rol të paidentifikuar ku do t’i stimulojë banorët. Megjithatë, detyra e banorëve të tjerë është ata të mos reagojnë fare, në të kundërtën do të penalizohen. “Spidermani” është reperi Getinjo, i larguari me vetë dëshirë pak javë më parë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Në Big Brother futet “Spidermani”, kush është ai? Janë të Mbyllura

Walker: Qesharake të mbahen në paraburgim krerët e UÇK-së, në Hagë po ndodh drejtësi e shtrembëruar

Lajme
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim nga Gjykata Speciale e krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi është qesharake. Walker tha se nuk e kupton se si një pjesë e sistemit llogaridhënës të Perëndimit merret vetëm më njërën anë, respektivisht, nga shqiptarët, duke mos u marrë me krimet që kanë kryer forcat ...
Komentet te Walker: Qesharake të mbahen në paraburgim krerët e UÇK-së, në Hagë po ndodh drejtësi e shtrembëruar Janë të Mbyllura

Më pak borë këtë dimër, ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë

Lajme
Ky dimër solli më pak borë në kontinentin e vjetër, çka po shihet qartë sidomos ne shumë resorte europiane të skive nga Gjermania, e Francë e në  Republikën Çeke, shpatet e të cilave po arrijnë të mbulohen vetëm me borë artificiale. Ndikimi i efektit serë mbi klimën sa vjen e bëhet më i prekshëm, e temperaturat janë mjaftueshëm të ngrohta sa për të shkrirë borën. Në shumë shtete, në vend të saj, po bie shi. Pasojat e kësaj situate shkojnë përtej sporteve dimërore, thotë ekspertët, duke dëmtuar si biodiversitetin, ashtu edhe furnizimin me ujë. “Bora luan një rol të rëndësishëm në ciklin e ujit,” shprehet Daniel Farinotti, një glaciolog nga ...
Komentet te Më pak borë këtë dimër, ekspertët: Do mbetemi “pa ujë” në verë Janë të Mbyllura

E rëndë: Vdes papritur një 28-vjeçar në Prishtinë në ditën e parë të punës

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë të papritur. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije që kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që një person në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.   Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër ...
Komentet te E rëndë: Vdes papritur një 28-vjeçar në Prishtinë në ditën e parë të punës Janë të Mbyllura

Një kërkesë e pazakontë në Prishtinë 😂 Tag shokun/shoqen👇

Lajme
...
Komentet te Një kërkesë e pazakontë në Prishtinë 😂 Tag shokun/shoqen👇 Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Largimi i punonjësve shëndetësor është bërë problem kombëtar

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka rikthyer në vëmendjen ikjen e mjekëve kosovarë dhe jo vetëm. Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se: punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, i falënderoi për kujdesin e vazhdueshëm që po e bëjnë për qytetarët në nevojë. “Është koha tu japim pagat e ngritura të cilat ata i meritojnë. Me Ligjin e ri të Pagave, koeficientin bazë që paradoksalisht s’e di askush prej punëtorēve shëndetësor. Duhet tu sigurohet një jetë e dinjitetshme në Kosovë”, tha Abdixhiku. Kreu i LDK-së ka shkruar se largimi i tyre nga Kosova është bërë problem kombëtar. Shëndetësia duhet të jetë prioritet. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Abdixhiku: Largimi i punonjësve shëndetësor është bërë problem kombëtar Janë të Mbyllura

Hyseni për Asociacionin: Kurti e Osmani po ia rrezikojnë themelet Kosovës

Lajme
Ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth Asociacionit. Ai ka pasur akuza të rënda për kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, duke thënë se po ia rrezikojnë themelet shtetit. “Binomi Kurti Osmani dhe aleatët e “forte” të tyre, si ky Abazoviqi, “telalli” i Vuçiqit në Mal të Zi dhe grupi i marksistëve të Tiranës janë e keqja më e madhe e Kosovës dhe shqiptarëve sot. Politika e çmendur që udhëhiqet nga ky “bllok” mjeranësh po i rrezikon vet themelet e shtetit të Kosovës. Me veprimet e tyre politike, Kurti e Osmani, po u shërbejnë agjendave politike serbe”, ka shkruar ai. POSTIMI: “Konsensusi” transnacional ballkanik “kundër” themelimit ...
Komentet te Hyseni për Asociacionin: Kurti e Osmani po ia rrezikojnë themelet Kosovës Janë të Mbyllura

E gjeni dot kush eshte bukuroshja e vogel ne foto?! Banore ne #bbvipks 😻

ShowBiz
...
Komentet te E gjeni dot kush eshte bukuroshja e vogel ne foto?! Banore ne #bbvipks 😻 Janë të Mbyllura

PDK-ja kërkon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë: Kurti po e zhyt vendin në krizë

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë, duke bërë të ditur se të martën do të propozojnë amandamentimin e ligjit aktual për tatimin në pronë të paluajtshme. Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të mirë në PDK, Arben Mustafa, theksoi se veprimi i Qeverisë së Kosovës për t’i shtrenjtuar faturat e tatimit në pronë shpërfaq mungesën e konsideratës për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës. “Qeveria e Kosovës po e zhytë vendin nga kriza në krizë, ndërsa për të gjitha krizat e ka pothuajse përgjigjen e njëjtë, shpërndarjen e 100 eurove që tashmë ...
Komentet te PDK-ja kërkon shfuqizimin e rivlerësimit për tatimin në pronë: Kurti po e zhyt vendin në krizë Janë të Mbyllura

Kusari-Lila: Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHBA-në

Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk ka asnjë përplasje me SHBA-në. Sipas saj mund të kenë qëndrime të ndryshme, por përplasje nuk do të ketë. “Ambasada ka ftuar nga pozita ministrat e dikastereve të veçanta”, ka thënë ajo. Kusari-Lila njoftoi për mbajtjen e dy seancave të mërkurën. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kusari-Lila: Qeveria nuk ka asnjë përplasje me SHBA-në Janë të Mbyllura